E premte, 19.04.2024, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIX)

E diele, 08.05.2011, 07:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIX)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Tani me që erdha në vete, fillove ta shihja Shqipërinë me sy të kfjellët. Vështroja, analizoja dhe arsyetoja gjithçka çka mund të arsyetohet.

Gjithmonë Homosapienët i kamë konsideruar si specie të çuditshme, sepse me sjelljet e tyre shpesh i kanë befasuar edhe filozofët më të mëdhenj të botës.

Shqipëria dhe Shqiptarët në të, më parë kishinë vetëm katër apo pesë rrugë të cilat i ndiqnin me përkushtim, e këto ishin: Siguria e shtetit. Zhvillimi i bujqësisë, pemëtarisë dhe blegtorisë, për të i përballuar embargos gjysmë shekullore të bllokut kapitalist. Zhvillimit të arsimit e kulturës dhe propagandës së brendshme dhe të jashtme. Këto ishin përkushtimet më serioze të shtetit dhe popullit Shqiptar.

Tani në Shqipëri kishte ndodhur ashtu si thoshte plaku i urtë nga Drenica, Tahir Berisha; “Bota ka rrugë po aq, sa ka njerëz të gjallë në të”. Tani në Shqipëri çdokush e kishte zgjedhur rrugën e vet. Ndonjëri i kishte hyrë malit duke e prerë pa kontroll. Disa  i kishte marrë, ca i kishte lënë të shtrira si kufomat e pa varrosura, për tu kalb edhe pse ato, me dekada ishin ruajtur me fanatizëm. Ndonjëri shkatronte ferrovinë, duke i vjedhur shinat për ti shitur në Mal të Zi, thoshin se përmes ati kanali kanë shitur edhe tanke të ushtrisë Shqiptare, si hekur për riciklim. Ndonjëri shkatronte Serat e mëdhaja të mbuluara me qelq, për prodhimin e zarzavateve (perimeve). Tjetri shkatronte plantazhet e pemëve, duke i vjedhur hidroforët, që përmes gypave për ujitje ishin të shtrira si arterie nëpër bregore, të mbjellura me pemë të lloj llojshme e që së bashku me ato serat e mëdhaja në fusha. Pas hapjes së tregjeve të Evropës për Shqipërinë, do ti sjellëninë dobi të madhe ekonomike Shqipërisë. Por pa sistem të ujitjes pemët kishin filluar të thahen. Serat dukeshin sikur të i kishte shkatruar ndonjë tornado e fuqishme. Tjetri duke dashur që me shpejtësi të pasurohet kishte shitur pallatin vet dhe e kishte futë në biznes pa pasur fare përvojë në këtë zanat. I kishte humbur parat dhe kishte mbetur në rrugë. Një të tillë e pata takuar pran liqenit prapa Tiranës, ku kishte qenë duke fjetur nën qiellin e hapur dhe duke ngrënë bukë nga kontejnerët. Kur i tregove se kam për të shkuar në Zvicër. Mu lutë që të ia bëja edhe atij të mundur, duke më thënë; Ti do më jesh shpëtimtari im. Edhe pse më dhembte zemra për atë njeri, as një herë nuk mu krijuan kushtet për ti ndihmuar. Disa të tjerëve, nga donacionet nga perëndimi, qeveria u kishte dhënë para për të blerë traktorë dhe zhvilluar bujqësinë. Ata i kishin shpenzuar në vetura të shtrenjta që vinin nga Italia në mënyrë klandestine e shiteshin lirë në Shqipëri, sepse nuk u dihej prejardhja. Me to sorollateshin rrugëve të Tiranës duke i shpenzuar edhe parat e fundit për naftë e benzinë. Një tjetër e pata par si e kishte zhveshë një bunker nga betoni dhe me një daltë dhe çekan, mundohej me ia nda ndo një copë për ta shitur për riciklim.          Ndërsa oficerët e ushtrisë së lavdishme të Shqipërisë, të cilës dikur nuk merrte guximin të ia prek kufijtë as Greqia as Serbia po as ushtritë e shteteve të fuqishme. Sidomos pas fundosjes së nëndetëseve Angleze në afërsi të Sazanit e lëne më të ia rrezikoj sovranitetin. Tani po këta oficer i shihje duke ndruar deviza para ndonjë banke po edhe duke u marrë me ndonjë punë tjetër sa për të ua sigurua kafshatën e bukës kalamajve. Disa të tjerë si kishin punuar në shtete perëndimore e që ishin kthyer me para të kursyera. Në qytetet bregdetare, kishinë blerë dikush motoskafë, dikush gomone dhe me ato, sa mundnin bartnin klandestin nga Kosova dhe Shqipëria, për para të majme. Mundë të thuhej se ata ishin gjetur mirë në këtë situatë tragjike për kombin në tërësi.

Nga të gjitha këto më e neveritshme ishte, pirateria e rrugëve. Grupe të vogla personash të armatosur, dilnin në magjistralen ndërmjet Kukësit dhe Qafa Malit. Ndalonin autobusët dhe veturat, abuzonin me udhëtarët duke ua plaçkitur parat. Pa u brengosur se çfarë traumash u shkaktonin pasagjerëve, e lëne më për imazhin e shtetit Shqiptar. Policia e riorganizuar prej partisë demokratike të Sali Berishës e cila tani ishte në pozitë. Ose ishte e pa përvojë për zanatin e tyre ose bashkëpunonte me kriminelët. Kryesorja asgjë nuk ishte e sigurt në Shqipëri. Çmenduri totale.

Nëse do ta pyesësh ndonjërin pse shkatroni kështu? Përgjigjja ishte: Salo na ka thënë, të shkatrojmë gjithë çka është komuniste, sepse Amerika do na i ndërtoj më moderne dhe më të mira.

Duke parë gjithë këtë shkatrim, një rast më pyeti Bekimi, Babë a kështu është demokracia, apo?, Jo birë i thash, kjo është Anarko-demokracia. Këtë e përjetojnë gjithë popujt në tranzicion, kur dalin nga diktatura. Madridasit pas vdekjes së diktatorit Francisko Frankos, kanë dalë lakuriq nëpër shesh të Madridit. Por, tani jetojnë jetë normale. E këta tanët bile këtë nuk po e bëjnë. Edhe këtu normalizohet jeta por donë pak sa kohë.

Për të parapa se populli Shqiptar do të mëkëmbet pas gjithë kësaj çmendurie, duhej të ishe vizionar i madh, që unë në atë kohë nuk isha. Por nga se pesimizmin e urrej, me do e mos i mbështetesha optimizmit, i cili edhe e ka mbajtur gjallë kombin Shqiptar, për gjatë shekujve. “Ishalla” bëhet mirë, ka qenë fjalia që është dëgjuar më së shpeshti tek ne.

 

XXXVIII

 

Me 17 shtator të l994. Xhaferi i kishte dërguar parat në adresë të Luan Kabos, po atë ditë luani na tha të bëhemi gati se do të niseshim për Zvicër. Me autobus shkuam në Vlorë. Aty Luani kishte një shok me emër po ashtu Luan, quhej Luan Telaku dhe kishte motoskafin e vet, me të cilin transportonte klandestin për në Itali si dhe shumë të tjerë që merreshin me këtë lloj biznesi. Atë natë deti paska qeni i trazuar me shumë valë prandaj Luan Telaku na mori në shtëpinë e vet, kurse Luan Kabo u kthye në Tiranë. Një pjesë të parave të shëndruara në lireta italiane na i dha neve, kurse pjesën tjetër Luan Telakut aq sa kushtonte udhëtimi me motoskaf. Gjatë bisedës si zhvillonim pas darke, në një rast luani më tha. Unë sa isha në Zvicër dëgjoja nga shokët nga Kosova, dukë u ankuar shumë në Sllobodan Millosheviqin, për vuajtjet si ju sjell. Prandaj ju thash disa liderëve të Lëvizjes; Mi jepni mua 30.000 franga zvicerane, unë po ua vras Millosheviqin. Si peng po ua lë gruan me dy fëmijët e mi, në duar të juaja. Nëse unë ju gënjej dhe keqpërdori ju mi vrisni fëmijët e mi, ju qoftë hallall. Por ata nuk deshën ta bëjnë këtë marrëveshje me mua.

Të nesërmen dolëm te deti, kishte potë pronarë të Gomoneve dhe motoskafëve që pritnin myshteri. Na lutshin me shkua me ta, askush nga policia nuk i ngiste thuaj se bënin taksi transport legal. Edhe pse shpesh shkruanin gazetat për mbytjen e klandestinëve dhe veprimet e rrezikshme të pronarëve të motoskafëve gjatë veprimtarisë kundër ligjore. Unë i refuzoja ata sepse për neve kujdesej Luani.

Në mbrëmje luani na tha të shkojmë me një grup drejt molit ushtarak nga do të shkonim me një motoskaf ushtarak sepse është më i madh dhe më i sigurt, të cilin e kishte huazuar një civil. Ashtu në grup shkuam dhe hipëm në Motoskaf, dikush u tha të ma bëjnë një vend më të mirë mua si i vjetër që isha, Një tjetër duke menduar se jam nga Shqipëria tha; mos i a barni gajle Plakut se atë e ka stërvitur Enveri, është më i fortë se të rinjtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora