E shtune, 20.04.2024, 12:02 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze (Kozeta) Zylo: Ngrije Kosovën gjer në madhështi

E diele, 27.01.2008, 11:56 PM


Znj. Kozeta Zylo me bashkeshortin e saj Z. Qemal Zylo
Nga Këze (Kozeta) Zylo

Kushtuar Burrit te madh shqiptar,
IBRAHIM RUGOVES

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli I bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

22 Janar, 2006


NGRIJE KOSOVËN GJER NË MADHËSHTI!

Ende lëvrijnë fushave të përzhitura,
Nga krojet e shterura të Dushmanit,
Shkjat, që thanë burimet me etjet e tyre,
Dhe këngën ua ndalën kreshnikëve të malit.
E hija e gjatë akoma duket vret,
Sokakeve të gurta, ku ëndrra ime ecën,
Me dhimbje shpon trupin dhe cdo pjesë toke,
Që mizorisht na ndanë, por dot nuk na tretën.
Labirinth vullkanesh je bërë Kosove martire,
E nëpër rrëpira shtigjesh ti prapë lufton me to,
Si vullkan shpërthyes Tokën ke kërkuar,
Për Lirinë e shtrenjtë, mohuar nga ato.
Le të mbështesin kokën, bijtë e tu martirë,
Në gjoksin tënd të zjarrtë Kosovë,
Ata bijë e bija që për ty jetën dhanë,
Ku Liria per ta s’do të jetë e vonë.
Ju bisha të egra qe ja prete gjuhën poetit,
Poetit që i këndonte nënëlokes Kosovë,
Dhe duart jua lidhët qe të mos shkruanin poema,
Por shpirtin s’ja dogjët, Ai endet i lirë në kohë.
E kërkon Lirinë, atë liri ëndrre,
Me hoje të kuqërremta rrezesh Kosove,
Që fshihen tutje pas pemëve te moçme,
Sa vetë historia, e lashtë në ato troje.
Iku koha, nuk presim më,
Dhe frymë e fundit po kthehet në gur,
Kala me dhimbje po ngrihen kudo,
Me heronj të murrosur brenda në mur!
O Zot të drejtohem vetëm ty, Për Kosovën e lirë,
I vetmi që të besoj gjer në Yjësi,
Hiqi copat e qiellit të djegura në muzg,
Dhe ngrije të bukurën e dheut, gjer në madheshti!

Staten Island
28 Nentor, 2006


HEU KOSOVE!

Heu Kosove,
Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Dhe fati vendosej, nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,
Qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s’te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.

Manhattan, Prill 2005


PËR HISE VUAJTJEN

Tash e sa mot me sëmbon,
Se e paskemi për hise vuajtjen,
Nëpër këmbët që na merren,
Kur ecim sokakeve të botës,
Me pelerinën e bërë copë nga plumbat,
Ku duken njollat e murrme,
Si harta e Shqipërisë atje,
Kafshuar e përtypur,
Sa s’ka një thërrime për be!
Vec një ditë nga uria e madhe,
Nuk do më ngop buka e sofrës sime,
E atëhere do të jetë vonë, tepër vonë,
Ku unë të lyp, mos e dhëntë Zoti,
Tek ata që na e lanë për hise vuajtjen!

Maj, 2007

Marr nga librat: “Pranvere pa Mimoza’’ dhe ‘’Monumenti i Lotit”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora