E enjte, 28.03.2024, 05:57 PM (GMT)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Të dhëna biografike dhe bibliografike për shkrimtaren Raimonda Moisiu

E diele, 08.05.2011, 06:57 PM


(Perurime)

 

Më pesë maj 2011, në Pejë, u peruruan katër vepra të poetes, publicistes dhe shkrimtares,  shqiptares me banim në SHBA, Raimonda Moisiu. 

 

Nga PROF. SKËNDER R. HOXHA

 

TË DHËNA BIOGRAFIKE DHE BIBLIOGRAFIKE

PËR SHKRIMTAREN RAIMONDA MOISIU*

 

Të nderuar shkrimtarë, artistë, dashamirë të fjalës  artistike! Të ndëruar të pranishëm! Të nderuar ju që keni shprehur vullnetin dhe keni ndarë kohën të jeni sot në këtë festë të madhe letrare, ku po promovojmë katër vepra të shkrimtares së njohur shqiptare, Raimonda Moisiu: 1.“Letrat shqip këtej e përtej atlantikut” - libër në të cilin janë sistemuar 60 intervista në gjuhën shqipe dhe disa prej tyre në gjuhën angleze; 2.”Lulëkuqja e egër” - poezi lirike; 3. “Maska e intelektit” – ese dhe publicistikë; 4. Gjëmimi i moshave” – tregime.

Kjo orë letrare, për ne këtu në Pejë,  është më e veçantë nga të tjerat të kësaj natyre. Është më e veçantë ngase, jo vetëm që kemi sot këtu Raimondën dhe veprat e saj, por bashkë me Raimondën, sot këtu, kemi bashkë Pejën me Korçën, kemi bashkë Shqipërinë me Kosovën.

Kemi bashkë vlerat dhe të arriturat letrare, ku nëpërmjet të aktiviteteve letrare sikur po bashkojmë edhe shpatullat e ndrydhura të atdheut tonë të copëtuar padrejtësisht decenie me radhë.

Dhe, të vazhdojmë kështu e më mirë deri në bashkimin gjithëkombëtar!

Dhashtë zoti!

E kërkon natyra e kësaj ore letrare promovuese që të fillojmë me disa të dhëna, nga këndvështrimi ynë, që kanë të bëjë me jetën dhe aktivitetin letrar e publicistik të shkrimtares sonë.

Raimonda Moisiu u lind më 20 shkurt 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet ’60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ndaj, Monda ka mbaruar arsimin e hershëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin ’99, humbi njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Conecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në partinë demokratike amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet u nderua me Official Citation, me motivacionin si “gruaja e vitit në komunitet”, nga bashkia e kryeqytetit të Conekticut, Hartford, personalisht nga kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, ëebsite dhe forume bashkatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj me shkrime publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, shqipëri, si: Tirana observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespondentes në Albanian mail-Londër, “Fjala e lirë” – Londër, dhe “Illyria” – SHBA, etj.

Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e korçës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë.

Krijimtaria e saj letrare është shumë e larmishme dhe kap një gjerësi krijuese në fusha të ndryshme të dijes.

Në vijim po prezantojmë tituj veprash letrare e publicistike të Rajmondës:

- “Jeta mes dy dashurive” – një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë;

- “Dashuria nuk ka emër” – vëllimi i parë me poezi, kryesisht, lirika dashurie;

- “Sikur s’më ke puthur kurrë” – mban titullin vëllimi i dtë me poezi i kësaj autoreje, titull ky që tingëllon si një metaforë e fuqishme;

- “Duke kërkuar Ardianën” – libër me proza (kryesisht bazuar në ngjarje të jetuara) dhe ese;

- “Gërhitja e gjeneralëve” – libër me publicistikë;

- “Pafajësia e Evës” – roman;

- “Lulëkuqja e egër” – vëllim me poezi, kryesisht lirika dashurie, në mesin e të cilave gjejmë edhe vjersha në disa  gjuhë të huaja – anglisht, italisht dhe greqisht;

- “Gjëmimi i moshave” – libër me tregime;

- “Maska e intelektit” – ese dhe publicistikë;

- “Letrat shqipe, këtej dhe përtej atlantikut” – intervista, etj., vepra këto që dëshmojnë për shumësinë zhanrore që ka lëruar dhe po lëron kjo shkrimtare.

Do theksuar se zonja Raimonda është bashkautore në disa vepra antollogjike . është fituese e disa çmimeve për shkrime të saj gjinish të ndryshme, me çka begatohet e cilësohet edhe më shumë opusi i saj krijues.

Gjithashu, dua te theksoj se veprat që po promovojmë sot, janë një pasuri e madhe për zhanre letrare që u përkasin, në veçanti dhe për letërsinë shqipe në përgjithësi.

Përgëzojmë shkrimtaren dhe urojmë që të ketë shëndet dhe vepra të tjera!

 

* Fjala e lexuar në perurimin e katër veprave të Rajmonda Moisiut, më 5.V.2011, në ambiente të teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

 

5 maj 2011, Pejë.                                                     

PROF. SKËNDER R. HOXHA -

SHKRIMTAR



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora