E premte, 19.04.2024, 11:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Basha: Une do te jem kryetari i bashkise, qe i degjon njerezit

E shtune, 07.05.2011, 07:58 PM


Nje kryetar bashkie qe degjon njerezit, qe nuk merret me konflikte politike dhe qe le problemet pa zgjidhur. Ku ka qene dhe preludi i tere fushates elektorale te kandidatit per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, teksa ne fjalimin e mbajtur ne mitingun permbylles te fushates theksoi faktin se kryeqyteti nuk ka nevoje per konflikte, por per vemendje. "Nje kryetar qe merret me konflikte politike, nuk i zgjidh dot problemet, sot duhet nje kryetar qe ve te paret qytetaret dhe Tiranen", u shpreh Basha. Ai premtoi se do te jete kryetari i bashkise qe degjon njerezit dhe ftoi qytetaret te votojne projektin e tij qe bashkon interesat e gjithe banoreve te Tiranes. "Gjate takimeve me qytetaret, kam fshire edhe ndonje lot te pabindur. Dhe une do te jem kryetari i bashkise qe degjon njerezit", tha me pas Basha. Duke shtuar se ai do te kete ne krye te axhendes, punesimin por edhe reformat e tjera te rendesishme per kryeqytetin. "Ka edhe shume dashakeqe kundrejt nesh, por une i jam pergjigjur baltes me buzeqeshje. Ne, miq apo kundershtare, jemi miq te ketij kryeqyteti. Ne 8 maj ftoj te votojme projektin tone qe nuk ndan kurre me qytetaret e saj.

 

Une Lulzim Basha, jam i perkushtuar ne fitoren tone", e perfundoi fjalen e tij kandidati demokrat per Tiranen. Ai tha se e kishte filluar fushaten per Tiranen me nje pasion te vecante, pasi Tirana qendronte perballe tij e zymte dhe me plot halle. "Tiranen e preka dhe e ndjeva keto jave ne cdo qelize, ne cdo nerv, ne cdo pasion, ne cdo enderr te fshehte apo te hapur. Kuptova se Tirana ka nevoje edhe per perkushtimin tim, per ndjenjen time, per punen dhe dashurine time. Ashtu si ka nevoje per me shume dashuri nga te gjithe ne, dashuri, vemendje, perkujdesje dhe sherbim, shume sherbim",-tha Basha. Ai ka nenvizuar se ne keto jave prane qytetareve te Tiranes, prane halleve te tyre, prane bukes se shtrenjte, prane te rinjve te papune, prane pleqve te braktisur, prane nenave me rrathe te zinj poshte syve, kishte perjetuar edhe vete nje rilindje dhe rizgjim te ndjenjave te tij me te forta dhe me te ndjeshme, duke deklaruar se Tirana ne fakt ka nevoje dhe per lot, ashtu sikurse nuk ka nevoje per britma dhe ulerima dhe as per politike te madhe dhe as per grindje te medha, ne emer te disa ambicieve personale, boshe dhe egoiste. "Alternativa qe ju keni perballe te dielen - alternativa mes nje kryetari bashkie qe ju degjon dhe nje kryetari bashkie qe cirret dhe degjon vetem jehonen e zerit te tij, zerin e ambicies se tij politike te pafre. Ne mbare Tiranen kam degjuar qytetaret duke folur per sfidat e verteta me te cilat ballafaqohet qyteti yne: se ka shume pak mundesi per te gjetur pune, shume pak hapesire te gjelbra, cmimet jane teper te larta, klasat ne shkolla kane shume me teper nxenes se norma, ka shume trafik dhe rruge te prishura dhe te pashtruara",-tha Basha. "Une kam pergatitur nje plan per hapjen e vendeve te reja te punes, per te cilat kane kaq shume nevoje njerezit tane. Une do te ul taksat per biznesin qe hap vende te reja pune. Si kryetar bashkie do te investoj ne ndertimin e infrastruktures per te cilen ka shume nevoje qyteti yne", tha Basha. Ai ka akuzuar Ramen se thote qe nuk eshte detyra e tij te krijoje vende pune per ju. "Unaza e re do te ndihmoje qe trafiku te levize me shpejt dhe do te shmange bllokimin e tij. Dhe kjo eshte gjeja me e natyrshme, por Kandidati tjeter eshte kunder Unazes per nje arsye te thjeshte: sepse ka zgjedhur sherret politike ne vend te bashkepunimit me kundershtaret e tij politike",-tha Basha. Duke nenvizuar se "ne lagjet, rruget dhe rrugicat ku kam ecur, kam prekur ankimet tuaja per cmimet e artikujve te perditshem qe nga buka e deri tek karburanti. Kryetari aktual i bashkise ngre duart perpjete, thote se nuk ka c'ben dhe fajeson qeverine. Por une mendoj se detyra e nje kryetari bashkie, as nuk fillon dhe as nuk mbaron me fajesimin e te tjereve. Une mendoj se kryetari i bashkise duhet te qendroje i pari, ne krye te puneve dhe ne krye te pergjegjesive".

 

Cfare ofroj ndryshe per Tiranen

 

Une jam i bindur se ne mund te ndertojme shkolla te sigurta dhe te ulim numrin e nxenesve ne klasa.

 

Une jam i bindur se ne mund te krijojme parqe dhe sheshe lojerash te reja.

 

Une jam i bindur se ne mund te investojme per artin, kulturen dhe sportin.

 

Une jam i bindur se mund ta ulim nivelin e ndotjes dhe ta pastrojme qytetin.

 

Une jam i bindur se ne mund te ndertojme nje dhe me shume linja tramvaji dhe te permiresojme gjendjen e trotuareve.

 

Une jam i bindur se ne mund ta shtojme ndricimin ne rruge dhe te rregullojme problemet me ujin dhe kanalizimet.

 

Dhe une jam i bindur se ne mund ta permiresojme perkujdesjen shendetesore dhe sociale per te gjithe qytetaret, perfshire grupet ne nevoje dhe pensionistet, te cilet kemi detyrim t'i mbeshtesim.

 

Une do te vazhdoj t'i degjoj njerezit. Cdo jave do te kem nje orar te caktuar per t'u takuar me qytetaret dhe per te degjuar hallet e tyre. Dhe ne do te takohemi sebashku ne mbledhje qytetare te zgjeruara cdo muaj per te diskutuar dhe raportuar mbi progresin qe do te bejme se bashku.

 

Une do te bej transparent cdo shpenzim qe ben bashkia dhe do t'i publikoj rezultatet ne menyre qe cdo qytetar te shohe me saktesi se si perdoren parate e taksave te tyre.

 

Une do te jem degjuesi juaj i vemendshem, zeri juaj, dhe ne bashki do te inicioj dhe realizoj zgjidhjet e halleve dhe problemeve tuaja.

 

Si kryetar i bashkise une do te siguroj qe cdo projekt apo leje e re ndertimi, te jete e hapur per publikun. Ju dhe fqinjet tuaj do te keni mundesine te shprehni mendimin tuaj dhe te percaktoni drejtimin qe do te marre zhvillimi i lagjes tuaj.

 

Zeri juaj do te te degjohet edhe kur te zhvillojme planin e ri urbanistik te Tiranes. Per nje kohe teper te gjate, ju keni qene te perjashtuar nga ky proces.

 

Si kryetar i bashkise, une do te miratoj nje moratorium derisa te kemi te kemi miratuar sebashku plan e ri te qytetit, sepse ne nuk mund te ndertojme nje Tirane te re evropiane, pa nje plan, dhe ne e meritojme te kemi nje qytet, ku rregullat jane te qarta, te drejta dhe te barabarta per cilindo.

 

Nje zgjedhje mes nje kryebashkiaku qe ka prioritet luften dhe betejat politike, dhe nje Kryebashkiaku qe do te luftoje krah jush ne betejat e perditshme me te cilat ju ndesheni sot te vetmuar ne Tirane.

 

Nje zgjedhje mes nje kryebashkiaku qe cdo nate shkon te fleje duke enderruar te behet Kryeminister, dhe nje Kryebashkiaku qe do cdo nate do te shkoje te fleje duke menduar se si ta beje Tiranen nje qytet me te mire dhe me te begate per femijet tane.

 

Mes nje kryebashkiaku qe ankohet per ato qe nuk mund te beje, dhe nje kryebashkiaku qe do te beje gjithcka te mundur per ta permiresuar qytetin tone.

 

Mes nje kryebashkiaku qe thote se nuk eshte detyra e tij te hape vende te reja pune, dhe nje kryebashkiaku, detyra numer nje e te cilit do te jete krijimi i vendeve te reja te punes.

 

Nje zgjedhje mes nje kryebashkiaku qe beson se ka vetem nje rruge dhe se ai na qenka e vetmja rruge, dhe te nje kryebashkiaku qe beson se sebashku ne mund te ndertojme dhe te pershkojme rruge me te mira.

 

Mes nje kryebashkiaku qe ua hedh fajin te tjereve per problemet tona, dhe nje Kryebashkiaku qe merr pergjegjesite per ta bere qytetin tone me te mire.

 

Nje zgjedhje mes nje Kryebashkiaku qe mendon se ju e keni marre ate qe meritoni, dhe nje Kryebashkiaku qe mendon sinqerisht se ju meritoni me shume. Shume me shume.

 

Une shpresoj se cilido prej jush, i ri apo i moshuar, burre apo grua, demokrat, socialist, LSI apo PDIU, republikan, legalist, LZHK apo i pavarur, punetor apo pensionist, i punesuar apo i papune, do te bashkohet per te punuar per te ardhmen e qytetit; do te bashkohet per t'i thene Po nje Kryebashkiaku qe ju degjon, per t'i thene Po nje Kryebashkiaku qe merr pergjegjesite qe i takojne, per t'i thene Po nje Kryebashkiaku qe do te punoje per vende te reja pune, per cmime me te uleta, per me shume parqe, per me pak ndotje dhe transport me te mire, per t'i thene Po nje Kryebashkiaku qe ve qytetaret para politikes.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora