E enjte, 01.10.2020, 07:50 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Vota ime

E shtune, 07.05.2011, 07:57 PM


1.HESHTJE…( ELEKTORALE)

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Faleminderit ,Zotit-

 

!

Sa fjalë e mirë,

-Heshtje !

Paçka se,

Vetëm,elektorale !

*  *  *

Faleminderit,o Zot !

Që,(edhe,sado pak),

Një ditë,në ketër vjetë:

-Heshtje na fale !!

 

Nuk kan këto vargje,

Lidhje…,lidhje,

Me asnjë parti.

 

!

(E pra…,

Me disa liderë:

Po !! )

 

Si mund të rrijnë ,

Një ditë pa bërtitur?

-…Çudiiii  !

        ./.

 

2.VOTA IME!

 

-Deklaratë para-elektorale-

(Nju Xhersi, Janar 2009)

 

Kam 12 vjet,

Pa votuar!

Ndoshta,

Nuk do të votoj..., kurr!

Votën time,

Ja rezervoj me shpirt:

Atij…, (cilitdo),

Që e nis rrugën,

KomanBajram Curr!!

 

* * *

E përsërisë:

Cilitdo qoftë!

Edhe Dreqit të Zi!

Kush e nis atë rrugë,

Votën time, (hallall),

E ka n'kuti!!

       ./.

 

3.PUSHT-(ETARI) I PERJETSHEM

  -...ose,ose,qeni dhe pushteti-

 

!

E keni parë qenin?

Sa ta kesh,

Copën e mishit në dorë,

 

Të sillet verdallë,

Të lëpinë këmbët,

E tund bishtin,

 

Cijatet e lëkuret,

Si lugat,

I ngrati !

 

!

Ja jep,

Copën e mishit,

Trimërohet,

 

Trimërohet,

E curravet,

Afroju,po ta mbajti !!

 

!

Këtu,

Lexuesi im i dashur,

Nuk ka politikë.

 

Qeni,

Një pusht-(etar) i përjetshëm,

(Copa e mishit = vota jonë!),

Mendohu mirë,o Njeri !

Dhe…,(çuditëse),Pikë !

          ./.

 

4.KARRIERA!

 

Ose: Qëllimi e justifikon mjetin!-

 

Buzqeshi shefit,

Lëmoja krahët,

Ule qafën…,

Banu uuurë!

 

Të mos ndjesh,

Siklet (!),

(…Ndoshta),

Kuuurrë!

 

Me këto tre “zanate”,

(Ama,të jesh Usta!),

Mund të arrish,

–…Gjithçka!!

         ./.

 

5. ASHIQARE

!

Në Monizëm,

Ku me hatër,ku pa çare,

U gozhduam mbas murit,

Deri sa,u bamë hajgare !

 

Si “Ferra uratën”!,

I hangri dreqi,40 vjetë,

Na iku edhe gjysma tjetër,

Për dhjam qeni”,plot 20 !

!

Nuk po na bjen mirë,

As xhaketa e re,Demokraci,

Kjo,po duket Ashiqare !

Çfarë specie jemi Ne? Çudi !

 

Edhe garderoba politike,

Një ditë,mbase,mbaron,

Ka mbet të dalim ,nudo !!,

Ndoshta,edhe Bota e don !

               ./.

 

6.KOZI, KANDIDAT PËR DEPUTET

 

- Shoqrore…, për pak humor elektoral

 

Dëgjoni këtu, ree! :

Për të hyrë në Europë,

Ka vetëm një standard.

Europa shikon:

Kush prin i Pari?

 

Dëgjoni këtu, ree!:

Europa, don burra,

Jo…, Koqe Kandari!!

 

!

Uuuu! , bani turma!

(…E hangri edhe Ky:

  Rreziki!)

 

A ka ndonjë polic andej, ree?!

!?

Kooozi! Kooozi! Kooozi…!

(Me ovacjone!)

Turma brohoriti!!

 

         ./.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora