E enjte, 28.03.2024, 09:24 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Nisma “Vullnetarë për mbrojtjen e mjedisit”

E enjte, 05.05.2011, 06:57 PM


Me datë 30 Prill 2011 (e shtunë) EUIC Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë Rajonale Arsimore dhe Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ka organizuar aktivitetin: “Vullnetarë për mbrojtjen e mjedisit”,  synimi i të cilit ishte pastrimi i lagjes “Liria” në sajë të kontributit të rreth 70-80 vullnetarëve.

 

Zona e pastruar është Lagjia “Liria”, e cila përfshin pjesën nga qëndra e lagjes “Liria”,  zonën përpara shkollës “Liria” dhe një pjesë të rrugës që të çon drejt Kalasë “Rozafa”.

 

Në këtë aktivitet janë përfshirë mbi 50 studentë vullnetarë nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të organizuar nga Këshilli Studentor i këtij universiteti dhe 30 nxënës nga shkolla “Liria”. Gjithashtu është organizuar një aktivitet argëtues në fund të veprimtarisë për pastrimin e zonës në fjalë.

Aktiviteti ka filluar në orën 10:00, ndërsa grumbullimi i të gjithë vullnetarëve është bërë në fillim të rrugës së Shëtitores Bixhisteni nga dalja e Shkodrës (përpara lokalit Bixhisteni) nga ora 9:30-10:00. 

 

Mes të tjerash në fjalën e saj drejtuesja e zyrës së EUIC për Shkodrën, znj. Brilanda Lumanaj tha se “bashkëpunimi veçanërisht me Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës është që në krijimin e zyrës sonë dhe duhet vlerësuar shumë pozitivisht nga opinioni. Gjithashtu falenderojmë edhe Bashkinë Shkodër, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore për bashkëpunimin e tyre në këtë nismë vullnetare në shërbim të komunitetit të kësaj lagjeje, e cila tashmë është e pastruar nga mbeturinat e shumta. Duke shpresuar në bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit prej nesh, le të bëhemi promotor të vlerave qytetare evropiane”.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora