E merkure, 02.12.2020, 09:56 AM (GMT)

Aktualitet

Asllan Dibrani: Qendra e Vetëvendosjes në Gjermani zgjerohet edhe me një nëndegë në Nürnberg

E enjte, 05.05.2011, 06:57 PM


Qendra e Vetëvendosjes në Gjermani zgjerohet  edhe me një nëndegë në Nürnberg

 

Nga Asllan Dibrani

 

Vetëvendosja dita ditës është duke bërë avancime te reja  pos në Kosove edhe në Diasporën Shqiptare, gjë që e vërteton me aktivitetin e vet  për çdo ditë. Ma ndryshe nga partitë politike të deri tanishme që veprojnë në diasporën shqiptare  e qe e  bënë  pikë e pesë diasporën!  Levizja Vetëvendosja duke  u përqafuar si jo partiake,  janë duke gjetur  përkrahje të shumta  në mase, duke e shpaluar programin e vet pran qytetarëve ku dallon nga partitë tjera në program rregullore dhe ne qëndrime .  Vetëvendosja  me iniciativën e qytetareve  po zgjerohet dita ditës. Në Nürnberg të Gjermanisë me iniciativën e disa përkrahësve te Lëvizjes Vetëvendosje u themelua  edhe këtu pika  e kësaj qendre në praninë e shumë qytetarëve. Interesimin e  këtij takimi e shtoj edhe prezenca e zotit  Bashkim Osmanit  përgjegjësi i "Qendrës Vetëvendosje" për Gjermani. Bashkim Osmanin  në këtë takim e shoqëroj edhe  dhe anëtari i kryesisë Arben Maloku në kryesine e Qendrës  se Vetëvendosjes për Gjermani.

 

Në fillim të takimit u intonua Himni Kombëtarë. Tubimin e hapi zotëri Ibrahim Islami (Bushi) i cili i përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe u uroi mirëseardhje në këtë tubim  shumë të rëndësishëm. Pastaj  fjalën ia dha drejtuesit te Qendrës Vetëvendosje për Gjermani Bashkim Osmanajt i cili qysh në fillim foli rreth rolit që ka luajtur kjo Lëvizje që nga themelimi i saj në Kosovë po edhe në Gjermani. Pastaj foli  edhe për  rolin  e prezencës se Vetëvendosjes  si pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës pas futjes se saj në Parlament me 14 deputetet  . Me këtë rast u bë edhe elaborimi i programit politik dhe ekonomik si dhe roli i diasporës që do ta ketë në të ardhmen nëse do te vijë deri te marrja e pushtetit nga VV. Fjalën e mori edhe Arben Maloku i cili foli rrethe programit të Lëvizjes dhe prioritetin qe ajo i jep Diasporës Shqiptare në programin e saj. Kjo na bënë të ndihemi mirë që është e vetmja Lëvizje politike e cila nuk i shantazhon por ju jep prioritet veprimi dhe progresi  në te ardhmen qytetarëve te vet . Nga  të pranishmit   u konstatua se në bazë te popullatës shqiptare që graviton në këtë rreth  është nevoja që të themelohet edhe këtu   një  nëndegë  e Vetëvendosjes  me çka pas  leximit të programit edhe u bë  zgjedhja e kryesisë.

 

Këshilli  i nëndegës  se Vetëvendosjes për Gjermani për qytetin e Nurbergut ishe nga këta  pjesëmarrës me sa vijon:

 

Ibrahim Islami

Arton Begu

Jeton Islami

Valdet Helshani

Ilir Ibrahimi

Haki Lepaja

Shemsi Islami

Bajram Islami

Gazmend Islami (Balli Kombëtar)

Shkelzen Murtezi

Faton Selmani

 

Këshill zgjodhi edhe kryesine  e përberë nga:

Ibrahim Islami: Kryetar

Faton Selmani: Nënkryetar

Arton Begu:  Sekretar

Haki Lepaja : Arkëtar

Pas zgjedhjes se kryesisë  fjalën e mori kryetari  i ri  Ibrahim Islami i cili përshëndeti të pranishmit për besimin e dhënë, gjithashtu e falënderoi z. Osmanaj për përkrahjen dhe punën e palodhur që po bënë në përkrahje te L.VV dhe realizimin e aspiratave tona Kombëtare. Në fund u dha edhe një program me përmbajtje kulturore dhe  kombëtare.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora