E premte, 19.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...!

E enjte, 05.05.2011, 07:59 PM


KUSH  KA  HAKËRRI  PËR  ENVERIN…TË  SHKOJË  NË..!

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Ma parë se me ua tregue vendin se ku duhet me shkue këtyne monstrava enveriste, që nuk bajnë pjesë në Fisin e as Gjakun e Shqiptarit, do të baj shpjegimin e fjalës “hakërri” nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe, faqe 642, botue në vitin 1980 në Tiranë: “Hakërri-a, 1.Hakërrimë, e vështroi me hakërrimë. I foli me hakërri. 2. Afshi i dosës dhe i hakoçit në kohën e ndërzimit. Hakërria e derrave... Hakërrimi i qenit (i dosave). Hakërrimë-a, Britëm e fortë dhe me të egër, qortim më zë të lartë e me kërcënim, kanosje, gërmushje; egërsi. Hakërrima e njeriut. Hakërrima e qenit...Hakërr-ohëm...i gërmushem dikujt, i kanosem dikujt...Po hakërrohet qeni!... Ndërzehet, merr hakoç...Egersuar fort dhe është bërë kërcënues...” etj...shpjegime për të hakërruemit që nuk janë pak kur vështron trojet tona, porsa ua zen me gojë emnin e Enverit të tyne të dashtun!

Se kush ishte Enver Hoxha e kanë shpjegue shumë vetë nga ata që e kanë njohë me kohë.

Me shkrue sesi e kujtojnë Shkodranët apo bashkohësit e tij nga Korça, e kemi shpjegue.

E kemi shpjegue edhe sesi e kujtojnë shokët e rinisë, kur shkonte për dy pare mbas vejushash plaka në Korçë. E kemi tregue edhe sesi e ka përcaktue Burri i Nderuem i Korçës, Prof. Petro Fundo, me fjalët e Enverit në tavolinën e bukës në Montepeljer të Francës, ku ishte bashkë me z. Foto Bala nga Himara...atëherër, kur “studenti masonist” Enver Hoxha, nuk dha asnjë provim, se ky kishte vetëm një piksynim: “Unë do të bëhëm terrorist”, dëshirë që i asht plotsue e sterkalue terroristit, çka asht vështirë se mund të ndodhin në shumë shekuj...e për rrezik tonin na ra edhe me e provue atë bishë të tërbueme antinjerzore, për të cilin dylberi i tij Ramiz Alia, thotë: “...Se shokët e tij lindin njëherë në shekull!”...Nuk e kam ndër mend me tregue as përshtypjet e dyqanxhijve të Pazarit të Vjetër të Tiranës, se po bahemi të merzitshem tue shkrue për trashigiminë e gjakut tij të ndytë nga deformimet e tipareve njerëzore të familjes gjatë robnisë turke...Ata që e kanë njohë me kohë, që në vitin 1936 Dem Xhepen, dhe kanë pa me sy të mbështetun për prakun e dyqanit të tij “bukuroshin” e Gjirokastres, të veshun dhe të kerpitun me çizme të lustrueme ngjyrë kafe...etj... mjerisht, nuk jetojnë ma, ashtu si nuk jetojnë as furrtarët apo tregëtarët e vjeter të Parrucës të asaj kohë në Shkodër, kur djaloshi me pantollona të shkurta...Ramiz Alia, kalonte me shkue ndër ato çerdhe amorale, për me u “edukue” me veset e “mësuesit të vet”...të cilit ma vonë i zuni vendin.

Unë do t’i referohem një Burri, pikrisht nga vendlindja e tij, nga Gjirokastra, të Ndjerit Muntaz Kokalari, letër e shkrueme më 9 Nandor 1944: “... Fatkëqesia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje.  Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.

Kjo leter e shkrueme një ditë mbas datës 8 Nandor 1944 (datë që u kujton hakërrinë e qenit), asht dokumenti ma i çmueshëm i “Historisë së vërtetë të Popullit Shqiptar”, ndër të gjitha Trojet tona! Ky citat i artë i Atij Burri të Pavdekshëm të Gjirokastres sonë, duhet shkrue dhe daltue në gurët e Kështjellës së Atij Qyteti Martir, që pat rrezikun e madh me u masakrue nga ai përbindsh dhe me u turpnue me një pinjoll anadollak të pakrahasueshëm ndër pesë shekuj të robnisë turke në Shqipni!! Asht ky citat që na duhet të vemë në faqet e para të historisë sonë ndër shkolla e universitete që nga klasat ma të ulta, e deri tek “ajo” që do të shkruhet “atëherë”... kur “ajo të shkruejnë vetveten”,... mbasi kanë kalue 65 vjet nga ngjarja e  shemtueme e vrasjes së ma shumë se 12.000 kosovarëve të tradhëtuem nga Ramiz Alia në Nandorin e 1944 në Kukës, që edhe ata që mujten me mbijetue deri në Tivar e Ulqin, u zhduken dhe humbën pa asnjë shenjë tek koka e shporueme nga plumbat komuniste...në Adriatik, simbas udhëzimeve dhe marrveshjes së Enver Hoxhës e Omer Nishanit me Titon e tyne të dashtun... Dhe ende ka nga ata faqezezë të viseve të Tyne që edhe “festojnë 100 vjetorin e lindjes së Enverit” mu në mes të Prishtinës së Pavarun...Se cilës rracë i përkasin këta hibride, ate do ta tregojë DNA- ja e historisë së familjeve të tyne, që edhe na mësojnë: “Se duhet të presim kohën...për me ditë se ku duhet vendosë figura e Enver Hoxhës!” Kushdo kjofshin ata që kërkojnë “ me pritë” se ku e ka vendin Enver Hoxha, nuk janë tjerë veç hibride të flliqta të shkollës së partisë së pederastave të komunistave shqiptarë e themelueme nga homoseksualët serb, që kërkojnë, ashtu si të gjitha krimët tjera, t’ ua lanë kapitujve të njohun të “harresës”, që mjerisht ka kapllue trunin dhe mendjen e shqiptarëve.

Me të drejtë një mik këshillonte: Ata që kanë “hakërri” për Enverin, të nisen e të shkojnë nga vorrezat e kombinatit...nuk humbin rrugë se porsa të hyjnë atje, kanë me ndie eren e qelbun të kockave të brejtuna nga sëmundjet që kishte qysh se ishte gjallë, dhe kur të afrohen tek vorri... aty janë dy gur...ku ulen Nexhmija dhe Ramizi, kur u bie “hakërria”...

Ashtu si ata dy veprojnë edhe shumë veteranë apo të rijë që janë në grupet e formueme të neokoministëve...që nga Edi Rama...e deri tek homoseksualët pleq të shpërndamë në Europë!

Majet e atyne gurëve ua largojnë mallin dhe hakërrinë e fortë që kanë “mbrapa”... për té!

 

Shqipnia dhe Shqiptarët e të gjitha Trojeve janë Viset që i kanë falë Botës Figurat e Nderueme të Virtutit moral e Shpirtnuer të Nderit, Besës, Burrnisë dhe Bujarisë Shqiptare: Gjergj Kastriotin dhe Nanë Terezen... Nanen e mbarë Botës së Qytetnueme!

 

Vazhdoni me Dedë Gjo’ Lulin, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën, Prof. Ymer Berishen, Ibrahim Rrugoven, Adem Jasharin...

 

Këta dhe vetem Këta...

 

Janë “Historia jonë e Pavdekshme, e shkrueme me Gjakun e Tyne!!..”

 

Maji, 2011.



(Vota: 18 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora