Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Pushtuesit nuk kanë ndërgjegje

| E merkure, 04.05.2011, 09:59 PM |


Pushtuesit nuk kanë ndërgjegje

 

Nga Gjon KEKA

 

Është absurd i llojit të vet të tragjedisë së historisë kur shohim veprimet demoniake të popujve ardhacak të cilët duke u ushqyera nga ideologjitë e tyre të errëta dhe helmuese mundohen të justifikojn marrëzit dhe gjenocidin e bërë ndaj kombeve të tjera,apo të mos pranojnë fare gjenocidin e bërë ndaj kombeve dhe popjve tjerë duke mos u gjunjëzuar publikisht ndaj këtyre veprimeve të errëta demonike të tyre.Janë pikërisht këta popuj ardhacak që kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha ndaj kombeve tjera autoktone ,por jo vetëm kaq qëllimi i tyre ishte realizimi i planeve të tyre ideologjike demoniake duke i indoktrinuar dhe helmuar këta kombe në mënyrë të dhunshme si dhe duke u munduar t'i shfarosin tërësisht kombet autoktone nga atdheu i tyre i lashtë dhe historik.

 

Kështu duke u nisur nga kjo mund të themi se perandoria e errët otomane dhe ajo serbe(sllave) janë një ndër popujt ardhacak të cilët kanë shkaktuar tragjedinë më të madhe në historinë e gadishullit ilirk ,të cilët janë mundur me të gjitha mjetet të mbjellin ideologjitë e tyre demonike brenda këtij gadishulli dhe me gjerë.Ata jo vetëm se kanë persekutuar kombe autoktone ,por edhe kanë bërë gjenocid në mënyrë të vazhdueshme ,ata së pari kanë insistuar që t'ia veshin ideologjitë e tyre të errët këtyre kombeve ,pastaj nëse ato nuk kanë pranuar këtë indoktrinim atëherë kanë përdorur mjetet me të tmerrshme të shfarosjes së kombeve autoktone dhe mbulimit të gjurmëve historike të së vërtetës së kombeve në gadishullin ilirik.

 

Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesqind e ca vjetë e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar,poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik.

 

Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirk ,por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë europian dhe me një civilizim të lartë.Siç mësojm qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar,kulturën e tij burimore ,historinë e tij , të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë europian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vejtër të gadishullit ilirik dhe europian.Ishte pikërisht një nga kohët me tragjike për kombin shqiptar koha e pushtuesve të egër dhe gjenocidi i vazhdueshëm i tyre ndaj kombit shqiptar.Për shkak të gjenocdit ndaj kombit shqiptar ,ata u shpërndan ,disa u veshën me petkun e ideologjisë së islamizmit ,e disa të tjerë e mbajtën me rrënjë kulturën,traditën dhe të mirat shpirtëore e historike që lanë paraardhësit si dhe rrënjët e civilizimit europian të kombit shqiptar.

 

Në lidhje me këtë më duhet të nënvizoj një nga shembujt më të këqij të kohës së planeve të këtyre pushtuesve të egër të cilët me anë të konventave të tyre ,apo planeve satanike dëshironin të zhduknin qenjen shqiptare dhe të vërtetën historike të tij,Një nga planet e errëta të pushtuesve të egër turko-serb ishte “konventa turko-jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve e vitit 1938 “ e cila në mënyrë të qartë nxjerr në pah strategjinë e përbashkët demoniake të këtyre pushtuesve barbar ndaj kombit shqiptar duke u munduar të humbë gjurmët historike dhe të vërtetën e këtij kombi të lashtë europian dhe autokton në gadishullin ilirik.

 

Më duhet të theksoj këtu se ajo që më bëri të trajtoj këtë çështje ishin deklaratat e këtyre dy pushtuesve të cilat jo vetëëm janë të turpshme ,por edhe e shpalosin në tërësi fytytrën e tyre të errët ideologjike.Njëra ishte e ministrit të jashtëm turk i cili nuk pranonte të konsiderohej si gjenocid krimi i bërë ndaj popullit armen (1915-1923),ndërsa para pak kohësh ishte edhe presidenti serb ai që jo vetëm se nuk kishte vullnet të pranoj realitetin e ri në ballkan ,por edhe të mos pranoj gjenocidin e bërë ndaj popullit të pafajshëm shqiptar të Kosovës(Dardanisë së lashtë).

 

Duhet thënë poashtu se shteti turk duhet jo vetëm të pranoj se ka bërë gjenocid ndaj popullit armen ,por edhe ndaj kombit shqiptar gjatë kohës së perandorisë së errët otomane,prandaj ky pushtues i egër duhet të pranoj mëkatin e tij dhe tragjeditë e krimet e bëra ndaj kombeve e popujve të pafajshëm ,ata duhet ta përdorin ndërgjegjen nëse kanë ,dhe të ulin gjunjët ndaj krimeve më çnjerëzore si ndaj kombit shqiptar ashtu edhe ndaj popullit armen.

 

Jo rastësisht ngriste zërin politikani i njohur amerikan në lidhje me këtë çështje si cili thoshte se “kjo qasje(kundërshtimi i turqisë në lidhje me gjenocidin armen) dërgon absolutisht sinjal të gabuar në turqi dhe në pjesën tjetër të botës.”Ata mund t'i mohojn të bërat e tyre gjenocidale ndaj popullit armen , dhe kombit shqiptar ,por ata nuk mund t'i japin leksione asnjë brezi e asnjë kombi për marrëzit e tyre si në armeni ashtu edhe në ballkan e posaqërisht ndaj kombit shqiptar.Ndërgjegja është çekan që shpesh e rrah vendin ku nuk është gjunjëzuar dhe pastruar nga mbeturinat ideologjike dhe marrëzit e ideologëve të errët të një politike të mbrapshtë.Në vend se politika dhe shteti turk të zotohet ,të pranoj dhe gjunjëzohet para këtyre krimeve ajo vazhdon politikën e njëjtë ideologjike të planeve të errët të tyre ndaj popujve dhe kombeve tjerë.Prandaj duke parë në vazhdimësi politikën e shtetit turk mund të vijm në përfundim se ajo po e shfaq për çdo ditë fytyrën e saj ideologjike dhe planet e saj të cilat janë identike me fytytrën sulltaniste të kohës së perandorisë së errët otomane ,vetëm se tash ajo nuk ka fuqi dhe mundësi për të pushtuar popuj apo kombe ,por këtë e bënë me anë të veglave dhe mbeturinave të mbetura nga koha e errët e kësaj perandorie barbare duke bërë strofkulla të saj ideologjike për realizimin e planeve të saj të çmendura.

 

Ndërkaq edhe politika dhe shteti serb duhet të pranoj krimet e bëra edhe atë jo vetëm ndaj popullit shqiptar të Kosovës ,por edhe ndaj popujve tjerë të gadishullit ilirik.Politika dhe shteti serb duhet t'i ul gjunjët ndaj të gjitha krimeve si ato të më parshme ashtu edhe krimet e fundit gjenocidale(1998-99).Siç dihet planet e politikës dhe doktrinës së errët serbe kishin për qëllim spastrimin etnik të popullit të Kosovës, shpërnguljen e popullatës etj etj ,prandaj siç shohim ky gjenocid i shkaktuar nga kjo politikë dhe ideologji e errët tregoj qartë se qëllimi i tyre ishte i njëjtë me atë të perandroisë së errët otomane dhe që të dy këta pushtues barbar nuk kanë ndryshuar aspak karshi realitetit të ri si në ballkan ashtu edhe në botën demokratike dhe të civilizuar.Pra nga kjo mund të konkludojm se pushtuesi barbar serb me anë të gjenocidit të vazhdueshëm bëri përpjekje për të shfarosur popullin shqiptar autokton të Kosovës dhe më pastaj të humb gjurmët e historisë së këtij populli të lashtë duke ndërtuar kështu ajo më pas mitet dhe iluzionet e saj.

 

Si dihet edhe diktatori milosheviq gjithnjë i mohonte të bërat gjenocidale ndaj popullit të Kosovës dhe popujve të tjerë të gadishullit ilirik,poashtu edhe politika e tanishme gjoja demokratike e moderne e shtetit serb ende nuk e ka thirrur ndërgjegjën apo ndoshta ky shtet nuk ka fare ndërgjegj ashtu sikur shtetit turk,pasi që këta dy pushtues kanë të përbashkëta të mëdha për krime të shumta që i kanë bërë popujve dhe kombeve autokton në gadishullin Ilirik.

 

Me një fjalë tani është koha që shteti turk dhe ai serb të ndryshojnë rrënjësisht nëse duan të dalin nga shpellat e tyre primtive, poashtu është koha që ata të gjunjëzohen dhe të pranojn gjenocidin e rëndë të bëra ndaj popujve dhe kombeve autokton.Gjithashtu duhet nënvizuar se si shteti turk ashtu edhe shteti serb duhet të ndryshojn politikat e tyre dhe ambiciet kafshore për të rikthyer kohët e errëta të barbarisë apo një lloj resulltanizmi nëpërmjet veglave të saj ndërsa tjetëra duke u thirrur në mite dhe iluzione të rikthej kohët e tmerrëve ballkanike të resllavizmit.Kështu që këto shtete në vend se të gjunjëzohen ndaj krimeve të bëra ndaj popujve dhe kombeve ,ata vazhdojnë me marrëzit e tyre dhe planet e kohëve të errëta të cilat jo vetëm se nuk do të realizohen kurrë,por as që do t'i lejoj bota demokratike dhe e civilizuar e shekullit XXI që botës t'i pllakosej edhe një fytyrë e barbarisë dhe tëmerrit gjenocidal e kohëve të errëta otomane dhe sllave në gadishullin Ilirik..

 

Sidoqë të jetë tani pas gjithë kësaj tragjedie të historisë brezat e vërtetë të kombi shqiptar me besim dhe guxim ,dhe duke u mbështetur në rrënjët e të vërtetës së historisë së kombit tonë të lashtë europian kanë kapërcyer vuajtje të mëdha dhe kanë ruajtur me krenari kulturën e tyre të vërtët, traditat ,rrënjët e tyre të civilizimit të lashtë europian etj etj.është pikërisht ky mister i rujatjes se vlerës së themeleve të botës së kombit shqiptar,zbritja falas e dhuntive nga lart në njerëzit e mëdhenjë dhe mbikohor brenda këtij kombi të lashtë europian të cilët jo vetëm e kanë plotësuar atë,por edhe kanë lënë gjumrët historike të pavdekshme si një leksion për brezat e ardhshëm.