Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lori, Vajza me valixhe ne dore

| E diele, 27.01.2008, 07:58 PM |


Nga Ermira Isufaj

Lori
Loreta Kacka eshte kengetarja e njohur durrsake, e cila e ka ndertuar karrieren e saj artistike ne Kosove, por edhe me gjere. Pohon se eshte gjithe kohen eshte ne levizje, sepse ofertat per te kenduar i vijne nga te kater anet e botes. Ne kete interviste nuk ngurron te flase per ceshtje edhe me delikate te jetes se saj: si studioi mjekesi per t’i bere qejfin mamit, koncertet e panumerta, marredheniet me koleget kengetare dhe jeta private e biondines me sy bojeqielli

Klipi juaj me i fundit quhet “Amerika”. Ne fakt, cfare ju lidh juve me kete vend?

“Me kete kenge une u prezantova edhe tek festivali i sivjetshem i “Kenges magjike”. Kjo ishte me teper ideja e Aida Bajrakut, autores se tekstit, qe bashke me mua menduam qe t’i kushtonim nje kenge Amerikes, ketij vendi aq te lakmuar nga te gjithe. Ne nje fare menyre eshte trajtuar edhe ne aspektin e kurbetit dhe dhembjes qe marrin me vete njerezit qe lene pas Shqiperine per nje jete me te mire. Kenga ka pak dite qe eshte publikuar dhe mua me kane telefonuar mjaft miq te mi qe punojne e jetojne ne Amerike, te cilet me thane se kenga ka prekur goxha edhe shqiptaret e tjere qe kane ndertuar jeten ne ate vend, dhe kjo me ben te ndjehem mire”.

Per kengen keni ndryshuar edhe lukun tuaj, e veshur me te zeza, me floke te shkurta...

“Nuk luaj shume me pamjen e jashtme, por per nje subjekt te tille me duhej nje frizure me e gjetur. Per te percjelle dhembjen, une sigurisht nuk mund te dilja sa me e zhveshur ne klip, sepse vemendja e audiences do te perqendrohej ne nje tjeter pike, ndaj zgjodha dicka me serioze. Por me e rendesishme eshte qe une nuk heq dore kurre nga floket bionde, dhe per kete nuk ka asnje arsye ne bote qe me ndryshon mendje”.

Pas klipit, a keni pasur oferta per te kenduar ne Amerike?

“Pa diskutim. Me kane ardhur disa ftesa njeheresh per te kenduar neper lokale te medha te SHBA-ve, ku mblidhen zakonisht shqiptaret, ndaj pas disa ditesh nisem per atje”.

Nderkohe, qe nje tjeter klip i suksesshem i juaji eshte edhe ai “Kater puthje”. Titulli duket goxha ndjelles dhe ngacmues njekohesisht. Po ju, si mendoni?

“Eshte komentuar vertet shume, sepse kjo ideja e kater puthjeve me tregon mua pak si te cunguar. Edhe ne tekst une shprehem se dua kater puthje e jo me shume”.

Vete Lorit sa puthje i pelqen t’i japin?

“Sa me shume, aq me mire. Nuk jam aq e kursyer sa te dua puthje vetem ne faqe, gushe, buze dhe sy (sic them edhe te kenga). Qe ne fillim me intrigoi ideja per ta kenduar kete kenge, sepse me dukej sikur une gjate gjithe kohes shprehja anen sensuale te karakterit tim, duke mos kaluar ne ekzagjerime, te cilat i gjen me bollek ne tekstet e sotme te kengeve shqiptare”.

Edhe menyra e realizimit te klipit ishte dicka e gjetur. Ishte hera e pare qe hipje ne nje jaht?

“Ishte vertet e bukur, aq sa me dukej sikur mbytesha ne gjithe ate hapesire te pafundme deti. Per mua ishte hera e pare qe xhiroja ne nje jaht, pasi gjithnje kam preferuar vende me real”.

Do tekishe dashur qe ta realizoje videon ne detin e Durresit, duke qene se ju keni origjinen nga ai vend?

“Para se te vendosja per vendin, e kisha menduar disa here si alternative Durresin, pasi ai eshte nje vend i bukur. Pervecse kam kaluar nje pjese te konsiderueshme te jetes sime, ruaj plot kujtime nga ai plazh, keshtu qe nuk kisha arsye pse te mos xhiroja atje. Por une prej vitesh jetoj ne Prishtine dhe e gjithe jeta ime rrotullohet rreth ketij vendi, por dhe Evropes, ku jap cdo jave koncerte”.

Aktualisht, ku ndodheni?

“Jam ne Itali tek prinderit e mi. Sot pasdite do te marr avionin per ne Suedi, ndersa javen qe vjen nisem per Zvicer e me pas ne Amerike. Thuajse cdo jave une jam ne nje shtet te botes, ku kaloj shume mire, e sigurisht plotesohem edhe nga ana financiare”.

Jeta jote artistike eshte perqendruar shume ne Kosove dhe fare pak ne Shqiperi. Pse kjo zgjedhje?

“Koncerte ketej paguhen mjaft mire. Ndersa nga Shqiperia nuk me ka ardhur ende ndonje oferte qe te me mbushe mendjen dhe xhepin njekohesisht. Por une asnjehere nuk u mungoj festivaleve te rendesishme, ku me i fundit ishte “Kenga magjike”. Me kete nuk dua te tregoj anen materialiste timen, aspak. Kjo eshte rruga qe une kam zgjedhur”.

Mos me thuaj qe nuk te mungon publiku shqiptar?

“Ai mbetet pjesa e pazevendesueshme ne karrieren time. Une edhe koncertet ku jam e pranishme, i kam mes publikut shqiptar, qe eshte shperndare ne mbare boten. Por duartrokitjet neper evenimentet live jane gjeja me origjinale ne profesionin e nje kengetari”.

Pas hitit “Amerika”, cilet jane projektet e radhes?

“Po pergatis nje album te tere me muzike popullore. Te gjithe kenget do te jene ne kete zhaner, dhe mendoj se rezultati do te jete dicka e bukur”.

Cne me kenge popullore? Ju gjithmone jeni prezantuar me balada, muzike e lehte, pop e keshtu me radhe...

“Une i qaj kenget popullore, e per te qene e sinqerte, me shume sukses kam pasur me ato, sesa me hitet e tjera”.

Pervec kenges, ke ndonje pasion tjeter ne jete? Sa vemendje i kushton leximit dhe libri i fundit qe ke shfletuar?

“Per te lexuar nuk kam fare kohe, duke qene se jam gjithe kohen ne levizje. Lexoja intensivisht kur isha ne lice, ndersa me pas iu futa seriozisht kenges”.

Nese nuk do te ishe bere kengetare, cili do te ishte profesioni yt i dyte?

“Flautiste, pa diskutim. Une kam studiuar kater vjet ne lice per kete dege dhe e kam vertet shume perzemert. E di qe eshte profesion qe nuk premton ndonje te ardhme te sigurt, ndaj hoqa dore heret, per t’iu perkushtuar muzikes”.

Ju keni studiuar dy vjet edhe per mjekesi te pergjithshme, ndersa nuk e keni vene asnjehere ne jete kete profesion?

“Ishte gjithcka per hater te mamase sime. Duke qene se ajo eshte nje gjinekologe e njohur ne qytetin e Durresit, donte medoemos qe e bija te kishte sadopak njohuri mjekesore. Keshtu, per t’i bere qejfin asaj, une studiova dy vjet, por nuk mendoj se do te me hyje ndonjehere ne pune ajo diplome”.

Nderkohe, ju keni pasur disa role te vogla edhe si aktore, apo jo?

“Eshte e vertete. Kane qene episode humoristike, qe xhirohen zakonisht ne Kosove per festat e fundvitit dhe une kam qene pjese e tyre per nje fare kohr. Nuk eshte se e ndjej veten plotesisht te sigurt kur aktroj, por nese do te me ishte ofruar ndonje rol i ri, do e pranoja pa me te voglin hezitim”.

Do pelqeje nje rol ne film apo teater?

“Me teper ne film”.

Romantik apo triller?

“Do zgjidhja te parin, sigurisht”.

Lori, te pelqen jeta e nates dhe sa e frekuenton ate?

“Dikur e pelqeja dhe e frekuentoja shume, ndersa tani jam terhequr, sepse jam me koncerte gjate gjithe kohes. Duket sikur gjerat jane me moshe, dhe keto kohe nuk kam qejf qe te frekuentoj pub-et e nates, sepse vij e lodhur nga koncertet, jam me valixhe ne dore, duke udhetuar neper shtete te ndryshme te botes, keshtu qe s’kam kohe per defrime”.

Ke miqesi me koleget kengetare ne Shqiperi e Kosove?

“Me te gjithe ruaj marredhenie shume te mira dhe korrekte. Ndeshemi shpesh neper koncerte dhe shfrytezojme rastet per t’u njohur me teper, per te bere biseda e per te kenduar se bashku pse jo”.

Duke qene se jeton ne Kosove, a je e interesuar per statusin e saj dhe sipas teje, cfare pozitivitetesh do te kete ky vend nese fiton pavaresine?

“Jeta ime eshte e ndertuar ne kete vend prej shume kohesh. Sigurisht qe pavaresia e Kosoves eshte nje zgjidhje pozitive per te gjithe banoret qe jetojne atje, kryesisht per te ardhurit, por edhe vendasit. Kosova do ta fitoje pavaresine dhe ky mendoj se eshte nje kapitull i mbyllur, ndersa anet pozitive do te jene te shumta per nje vend qe fiton pavaresine pas kaq vjetesh e qe me ne fund clirohet nga thundrat e Serbise”.

Folem per koncerte, per albume, per miqesi, por nuk mendoj se duhet te anashkalojme edhe jeten private. Nje vajze kaq e bukur sa ju eshte veshtire te besohet se nuk ka nje te dashur ne krah, apo jo?

“Nuk kam kohe per te dashur, jam singell dhe kjo eshte e verteta”.

Kjo do te thote se nuk e keni gjetur ende shpirtin binjak?

“Meshkujt kerkojne shume. Primare per mua eshte karriera dhe une nuk heq dore nga ajo per asnje mashkull ne bote. Nuk e mohoj qe kam pasur lidhje te meparshme, por jam terhequr shpejt, pasi kam kuptuar qellimin e vertete te tyre”.

Cfare duhet te kete nje mashkull qe te fitoje zemren tende, Lori?

“Te jete i sinqerte, te kuptoje profesionin tim dhe karrieren time, sepse vetem keshtu midis nesh nuk mund te krijohen armiqesi”.

Korrieri