E enjte, 25.04.2024, 10:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mbrëmje festive “Për Shkodrën”

E marte, 03.05.2011, 07:07 PM


Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ka organizuar një mbrëmje festive “Për Shkodrën” tek Bar Mixx Lounge ditën e enjte, dt. 28/04/2011. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm studentë, pedagogë, intelektualë dhe punonjës të administratës në Bashkinë Shkodër.

 

Të ftuar nderi në këtë mbrëmjë festive mes të tjerësh ishin: Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka; Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, z. Artan Haxhi; Kancelari i USH, z. Florian Bjanku; Drejtoresha e Bibliotekës Shkencore, znj. Alida Luka dhe deputetë të Qarkut Shkodër, si dhe shumë drejtues të fakulteteve dhe pedagogë.

 

Në fjalën përshëndetëse në emër të Rektoratit, z. Bjanku theksoi “vota e 8 majit për ju studentë, intelektualë dhe pedagogë duhet të jetë për mikun tonë, z. Lorenc Luka në mënyrë që ndryshimet e nisura të vazhdojnë”. Të njëjtën linjë qëndrimi kanë mbajtur edhe drejtuesit e Këshilli Studentor, të cilët kishin rezervuar një pritje madhështore dhe entuziaste për z. Luka, i cili në fjalën e tij theksoi që “Bashkia Shkodër në mandatin e tij të dytë do të ndërtojë një bashkëpunim më të madh me studentët, e veçmas me strukturën e cila u përfaqëson, Këshillin Studentor. Gjithashtu ndërtimi i godinës së Fakultetit Ekonomik dhe kampusit universitar janë qëllimet e mia primare si kryetar i kësaj bashkie”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora