E premte, 19.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet Skënder Hasko, shkrimtar, ish-marinar në periudhën e prishjes me BS

E marte, 03.05.2011, 07:44 PM


Flet Skënder Hasko, shkrimtar, ish-marinar në periudhën e prishjes me BS

 

Nga Albert ZHOLI

 

RIKUJTIM

 

Kur kalon një kohë e gjatë, ngjarjet e jetës ndjekin njera-tjetrën, ndaj disa prej tyre “futen në arkivin” e mendjes dhe rrinë aty, të qeta, deri sa t’i rizgjojë ndokush. Dhe nga ky “rregull” nuk mund të përjashtohem as unë.

 

Libri “....” i Myfit Qordukës më rikujtoi jetën mbi trevjeçare në fillim në Flotilje e, më vonë, në FLD (Flotën Luftarake Detare). Ishte mesviti i 1955-ës dhe fundviti i 1958-ës. Vite të mbushura me ngjarje kombëtare e ndërkombëtare, dypalëshe e shumëpalëshe, të cilat ndikonin, herë drejt për drejt e herë tërthorazi, edhe në FLD. Dhe, kur them në FLD, nuk e kam fjalën për mjetet lundruese luftarake e armatimin e tyre, por për kuadrot dhe efektivat, që përkujdeseshin e i përdornin ato.

 

Marinarët e rinj në atë kohë përgatiteshin në Shkollën e Instruksionit, në Durrës, dikush për motorist, dikush silurist e dikush për radiotelegrafist. Jo rrallë, disa nga këto specialitete, u shërbenin të rinjve për t’i ushtruar në jetën civile. Mua më takoi të bëhesha radiotelegrafist dhe, në fund të kursit, arrita të merrja 19 grupe në minutë (pra, 94 shifra).

 

Aty komandant ishte Xhemal Shani e shef shtabi, Aziz Hasa. Të dy oficerë të përgatitur e seriozë.

 

Radiotelegrafist në Kater Silurues

 

Pas mbarimit të Shkollës së Instruksionit, u caktova radiotelegrafist në Kater Silurues, në Bazën Detare të Sazanit.  Si për shumicën e marinarëve të rinj, ajo ishte një eksperiencë e re, krejt e panjohur.

 

Vendfjetjen e kishim në një kapanon të madh, nja 500 m larg  bankinës ku ankoroheshin Katerat dhe anijet e tjera. Kur jepej alarm (qoftë mësimor apo real), ne vishnim vetëm këpucët, ndërsa teshat i merrnim në duar e vraponim për në anije, secili për në postin e tij luftarak. Pasi e vinim postin luftarak në gatishmëri, i raportonim komandantit dhe pastaj visheshim.

 

Ishte koha kur, së badhku me Greqinë, çminohej Kanali i Korfuzit, që i ishte ngarkuar Shqipërisë në mënyrë paradoksale, sepse atëhere vendi ynë s’kishte as minalëshuese, as minaheqëse, madje s’kishte as mina. Proçka më e madhe ishte dënimi i Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare dhe ne, në biseda me njeri-tjetrin, thoshim: “Ja, kësaj i thonë peshku i madh e ha të voglin...”

 

Në Sazan ku njoha shumë oficerë

 

Në Sazan ne njohëm shumë oficerë, si komndantë anijesh, ashtu edhe me pozita të tjera. Ndër ta dua të veçoj Heroin e Popullit Spiro Kote, njeri i thjeshtë e babaxhan, por patriot; njohëm komandantin e rimorkiatorit-legjendë, Abdulla Hoxhën, ose Dullën, siç thirrej nga të gjithë. Ata të dy ishin nga personazhet më interesantë: të papërtuar e të gatshëm për çdo lloj sakrifice, që mund t’ua kërkonte interesi i atdheut.

 

Por nuk mund të harroj edhe kuadrot që njoha më përpara e më pas, si Mark Planin, Stavri Çikën, Piro Kolën, Ali Canosinaj, Skënder Spahivoglin, Mersin Hysin, Iliaz Çuedarin e shumë të tjerë.

 

Pas disa kohësh u tranferova në PSV (Pika Sinjalo-Vrojtuese), e cila ishte në një kodër dominuese, përmbi bazën e anijeve. Në atë kohë ndodhi i ashtuquajturi “Kundërrevolucioni hungarez” dhe ne kemi ndenjur për një kohë shumë të gjatë në gatishmëri Nr.1. Flinim të veshur, madje pa hequr as këpucët.

 

Në Dragë me një zarf të mbyllur, për te Teme Sejkua

 

Më vonë u tranferova në Dragë, një anije për thellimin e porteve. Por, tashmë nuk isha marinari thjeshtë, por reshter. Isha graduar për rezultate tç larta në përmbushjen e detyrave luftarake.

 

Draga kishte ardhur enkas për thellimin e Bazës së Pashalimanit, sepse pritej ardhja e nëndetseve nga Bashkimi Sovjetik. Anija kishte dy palë efektiva: sovjetikë e shqiptarë. Por, pasi filloi puna, shumica u larguan dhe nga sovjetikët mbetën: komandanti, zëvendëskomandanti, kryemekaniku, një motorist dhe një tjetër, specialiteti i të cilit nuk më kujtohet. Komandanti shqiptar ishte kapiten (leitnant?) Izet Velçani. Punohej me tre turne dhe komandat Izeti finte a s’flinte tre-katër orë në 24 orë. Ishte marrë zotimi që thellimi të mbaronte  në kohë, me qëllim që nëndetset ta gjenin Bazën të gatshme. Me një punë të sforcuar të oficerëve dhe efektivit (si të atyre sovjetikë ashtu edhe atyre shqiptarë), detyra u krye një muaj para afatit. Për të dhënë sihariqin, komandanti Izet Velçani më nisi mua, me një zarf të mbyllur, për te Teme Sejkua, në Komandën e FLD-ës në Vlorë. Por ta ishin në një stërvitje në Kalanë e Kaninës dhe unë shkova atje. Teme Sejkua, pasi hapi zarfin dhe mësoi për realizimin e detyrës, u gëzua shumë e dha një urdhër siç jepej për korierët e Luftës Nacionalçlirimtare: “I jepni reshterit të hajë!” Mua më erdhi për të qeshur e i thashë: “Faleminderit, shoku Kundëradmiral, po nuk dua, se kam ngrënë” dhe ika. Ne hanim normën Nr.4, e cila nuk ishte si norma Nr.9 që hanim kur shërbenim në Katerat Silurues, por përsëri ishte e bollshme.

 

Dy fjalë për marrëdhëniet me oficerët dhe marinarët sovjetikë?

 

Desha të them edhe dy fjalë për marrëdhëniet me oficerët dhe marinarët sovjetikë, në periudhën që nuk kishte filluar ende krisja midis dy shteteve. Ata tregoheshin  dashamirës dhe ishin bujarë, por vihej re njëfarë mendjemadhësie dhe hiqeshin “mësimdhënës”. Këtë ne e shpjegonim me të qenët “superfuqi”, duke na konsideruar neve “të vegjël”, por që, kur u matëm, doli që ishim goxha të mëdhenj...

 

Kujtime, për atë periudhë të jetës në Flotën Luftarake Detare, ka shumë, por solla diçka të vogël, si një pjesë e historisë së Flotës tonë Luftarake Detare, një pjesë e historisë së Ushtrisë sonë, një gur i çmuar në historinë e Shqipërisë.

 

Kur flasim për faktet....

 

Pa dyshim qe nje pjese e fateve te historise, e ngjarjeve apo dhe e lumturise te popullit tone kane qene dhe jane te lidhura me detin. Levizjet nganjehere te medha, si ikja e arberesheve ne shekullin e XV drejte Italise, apo ikja e pare e refugjateve tane drejt Perendimit ne vitet nëntëdhjetë, si dhe ngjarje te tjera te po ketyre permasave, e kane lidhur detin me memorjen kolektive te shqiptareve. Nga ana e detit vinin “bajlozet e zinj”, këta personazht mitologjike armiq, qe, here pas here, u sillnin shqiptareve fatkeqsi. Por deti ishte dhe nje ure komunikimi e shkembimi me vende e popuj te tjere, ku shqiptaret dalloheshin si detare te vertete. Parardhesit e shqiptareve, Iliret autentike, kane lene gjurme emblematike ne detarine boterore. Keshtu, shqiptari nuk ishte vetem zot i tokes, por edhe i detit. Nga pozicioni gjeografik qe ka trasheguar populli yne, si popullsi qe jeton ne bregdet, na vjen mire e jemi krenare (dhe duhet ta themi me plot gojen), se Shqiperia eshte nje vend i lashtë detar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora