E merkure, 02.12.2020, 10:23 AM (GMT)

Editorial

Lavdrim Lita: Dora e Perëndisë

E marte, 03.05.2011, 07:00 PM


Dora e Perëndisë

 

Nga Lavdrim Lita

 

U deshën dy ngjarje madhore botërore për të na larguar sadopak mendjen nga fushata intensive zgjedhore. Ngjarja e parë ishte lumturimi i Papa Gjon Palit II, e për rrjedhojë fillimi i rrugës së kanunizimit, që është paradhoma e shpalljes shenjtor i kishës katolike. Kurse ngjarja e dytë ishte eliminimi fizik i krye-terroristit fundamentalist Bin Laden, një simbol i të keqes absolute, një ambasador i urrejtjes fetare kundër Oksidentit.

Të dy këto njerëz, me mënyrat e tyre të veprimit kanë hyrë në imagjinarin tonë për arsye dhe merita të ndryshme, ndonëse të jashtëzakonshme. Gjon Pali i II-të me karizmën e tij jo natyrale pushtoi zemrat e qindra milionave njerëzve. Kurse Bin Laden ishte ai që tmerroi me ankthe dhe frikë një qytetërim me ideimin e 11 shtatorit 2001. Megjithatë rastësia bëri që këto dy ngjarje të jenë njëra pas tjetrës. Patëm në Romë në meshën e së dielës më shumë se 1.5 milion njerëz celebruan së bashku me Benediktin e XVI lumturimin e Karol Vojtyla, përndryshe Papa Gjon Pali i II. Dëshmitar, Bari, Papë, Shenjt! Katër epitete, si katër faqe të një prizmi, përmes të cilave vezulloi mirënjohja e Kishës për Lumturimin e Gjon Palit II. Apostull e njeri i lutjes së thellë. Në përkim me të gjitha dëshmitë e dëgjuara nga goja e atyre, që e njohën personalisht thonë se ishte pikërisht lutja e vazhdueshme ajo, që e bëri Gjon Palin II mbrojtës të dinjitetit të çdo njeriu. Si Papë Gjon Pali II i dha Kishës projektim universal dhe autoritet moral të nivelit botëror, që s’ishte parë ndonjëherë. E kur nuk mundi më t’i shkelte me këmbë kufijtë e largët, e la botën.

Ndërkaq ditën e djeshme lajmi i vrasjes së Bin Laden zhvendosi vëmendjen nga Roma për në Pakistan, ku në një rezidencë luksoze qetësia e ambasadorit të Belzebusë u shkund nga plumbat e forcave speciale amerikane. Mirëpo “për vdekjen nuk gëzohet” tha zëdhënësi i Vatikanit duke komentuar lajmin e asgjësimit të Bin Laden, dhe në teori i ka të drejtë, si vijim i mëshirës kristiane. Por në qoftë se vdes djalli, pyes dhe ri-pyes, a nuk është e drejtë të gëzosh, edhe për një katolik? Dogma është dogmë, kurse njeriu është prej mishi dhe gjaku dhe kërkon drejtësi. Dhe drejtësia u vu ne vend. Amerika sot është e trullosur nga ethet e fitores. Është një fitore Barack Obamës, një presidenti afro-amerikan, që kërkon kthimin në shtëpi të trupave ushtarake. Në fakt, asgjësimi i Bin Laden “thyen” simbolikisht identifikimin e mes luftës në Afganistan dhe ndjekjes së krye-terroristit që firmosi sulmet e 11 shtatorit 2011, në Kullat binjake dhe Pentagon. Edhe pse dihej që talebanët ishin një gjë ndryshe nga organizata terroriste Al-Kaeda. Po kështu në Afganistan forcat e NATO, ku bëjnë pjesë edhe forcat komando shqiptare, të cilët nderojnë kombin në mbrojtjen e paqes dhe lirisë.

Sidoqoftë ishin dy ngjarje reale që na zhvendosën nga bombardimi dhe zhurmimi irreal që sjell një fushatë zgjedhore në Shqipëri. E gjithë media është zhytur në oqeanin e ftohtë të peshkimit të audiencës nëpërmjet grepit elektoral. Është e pamundur të jesh i paprekur nga shitësit e ofertave politiko-elektorale. Malli i politikës në treg është me bollëk: ka risi, por edhe çorba e vjetër që prej një dekade është po e njëjta, pashije nuk mungon. Gjithsesi në darkën e mbrëmjes së 8 majit do të kuptojmë nëse votuesit shqiptarë kanë shije të rafinuar.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora