E enjte, 26.11.2020, 08:45 PM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: ‘’Grusht çeliku rreth partisës sime…!’’

E marte, 03.05.2011, 06:59 PM


“GRUSHT  ÇELIKU  RRETH  PARTISË  SIME..!”

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Shikoni me kujdes dhe “nostalgji” këte foto në Tiranë.

Asht e Ditës së Madhe të 20 Shkurtit 1991, në Sheshin Skenderbeu..!

Shikoni këte foto që nuk përsëritet kurrëma!

Asht “Dita e lamtumirës së fundit!”...

Iku për mos me u kthye kurrëma në zemrën e Tiranës!

Shikoni këte foto kur u nis “udhëheqësi i PPSh-së, Enver Hoxha, ditën e fundit të qendrimit të tij “gju në gju me popullin” e kryeqytetit, dhe asht tue porositë komunistët e të gjitha ngjyrave: “Ja ku është PPSh...këtu ku kam dorën e mëngjer, mblidhuni grusht çeliku rreth partisë sime!...Do vemi nga fitorja në fitorje..!”...

– Urrraaaaa! Brohoriti gjithë Shqipnia...Edhe ata, po edhe na që patëm fatin dhe ndoqem në TV ... “porosinë e tij të fundit!”. Ajo ditë mos u harroftë nga Shqiptarët!

E di se me “nostalgji” asht e përzime “dhimbja” por, dhe “betimi” i komunistëve!

“Do të vazhdojmë rrugën tënde!”...Premtim që nuk kuptohet nga të gjithë njerëzit mbas asaj dite aq të lumtun për Shqiptarët!

Të kthehemi disa vite mbrapa...

Në fakt “shoku” Enver ishte i ri kur mendoi për formimin e kësaj parti, që n’ atë kohë kur sillej ndër dyqanet e Pazarit të Tiranës, tek Ali Qoraliu dhe Dem Xhepa e... ma vonë mbas tyne në kafe “Flora”, kur pat fillue me i hjedhë traktet e para të komunistëve homoseksualë. Që në atë kohë mendonte me plotsue kushtet për me “hy në Europë”! Asht thanë me kohë se kur erdhën Miladin Popoviqi e Dushan Mugosha në Tiranë, edhe ata gjetën tek “shoku” Enver po atë “mikpritje” që ky u pat ofrue të gjithë atyne që e shikonin si “bukurosh” kur kthehej nga klubet masone të natës së Parisit prej France, ku nuk pat mundësi me u shkollue. Vinte mjaft i ngarkuem me libra marksiste pornografike, mbasi i duhej me zgjanue “rrethin e vet” ilegal. Prej asaj kohë iu pat ba si zakon që kur fliste për “partinë komuniste”

D.Mugosha, E.Hoxha, M.Popoviq…
D.Mugosha, E.Hoxha, M.Popoviq…
mbante dorën aty ku pat formue “celulen” e parë. Ashtu si puna e Miladinit e Dushanit, që flitej se edhe ata ishin “antarsue” mjaft të rijë në grupin e tyne sllavokomunist të pederastëve serbë. Posa erdhën  në Tiranë ata kerkonin me njohë afër antarët e rijë për të cilët kishin dëgjue që në Beograd. Kjo sigurisht vinte nga ilegaliteti i tyne dhe kushtet e vështira në shtëpijat prej qerpiçësh në zonat ku u takonte me fjetë mbasi banin mbledhjet e tyne të natës. Po të lexohet me kujdes korespondenca e tyne me “shokët” shqiptarë, keni me vrejtë sesa e madhe ishte ndër ata grupe “dashuria” mes pjesmarrësve, që dikush i akuzon se hanin kokat e njenitjetrit. Me të “padrejtë” ka nga ata që këte lloj “dashurie” komuniste ua dedikojnë instruktorëve të posaardhun nga Jugosllavia...dhe, se gjoja, kështu “dashuronte” edhe Tito, e prap ma vonë flitej se edhe Stalini ishte “daha” ma i dashtun se këta. Edhe vajzat patën fillue me u mbledhë ndër disa shtëpija të njohuna dhe, që n’ atë kohë, ata që donin me shkatrrue “partinë” patën fillue me thanë se “shoqja” Fiqrete prej asaj kohe, tue fjetë ndër skuta të ngushta, u pat ba e njohun si lezbike. Atëherë pak kush e dinte këte gja, por “partia”, për me i mbushë mendjen masave të gjana se kjo veti i ka mbetë nga koha e luftës, e pat çue drejtoreshë të shkollës së partisë në Laprakë, ku ajo shpërndante eksperiencën e vet dhe edukonte me “cilësitë” e veta morale edhe kuadrot e reja që formonte ajo shkollë, si të gjitha “shkollat” e partive komuniste motra...për mashkuj dhe femna.

Kur Qemal Stafa u pat përzi në “celulen” e Nexhmijes...një natë “fashistët” i dhanë ate që lypi, edhe pse “celula” e pat porositë me pasë kujdes, se “fashizmi të han kokën!”, po ai nuk i vuni fort randësi porosisë që “shoku” i tij i dashtun Enver i pat dhanë Qemalit po atë natë kur ishte me te, deri 15 minuta para se me u vra nga “fashistët”... Madje ai edhe e ka shkrue habinë e madhe si ndodhi kjo ngjarje...që deri atëherë ishin të dy bashkë, po cilët ishin ata fashistë që i hoqën kokën Qemalit, ma vonë u pat marrë vesht...

Udhëheqësit e vendëve sllavokomuniste njihen si të tillë. Tito e pat dashtë aq fort “shokun” Enver, sa e pat thirrë në Beograd për “me bujtë” dhe mbasi ky i “fali” Kosoven, Hotin, Gruden, e një pjesë të Maqedonisë...Tito e bani me 1 korrik 1946 “hero i popujve të Jugosllavisë”, mbasi Miladini e Dushani i patën tregue se asht besnik i “parimeve” të tyne. Si duket, kur Tito u takue me Stalinin, i pat tregue se në Shqipni kemi gjetë një djalë të ri e bukurosh “ashtu si i donte ai” drejtuesit e rijë të partisë, të paisun me “cilsitë komuniste proletare”...kështu, nuk vonoi shumë dhe Stalini e pat thirrë në Kremlin “shokun” Enver. As ky nuk ia prishi qejfin Stalinit e pat shkue në 1947. Për fat atje pat rasën me u takue e me u knaqë vetëm për vetëm me Stalinin e “math”, më falni se gati shkrova Stalinin e “myth”. Enveri, në librin e vet “Me Stalinin”, kur shpjegon sesi shkoi në rezidencën e tij, u çvesh, dhe Stalini i mori vetë pallton e rrobat dhe i tregoi edhe banjot këtij, mandej largoi përsonelin e sherbimit dhe ndejën aty dorë për dorë, kuptohet sesi u patën kënaqë, edhe pse Enveri nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën ruse, aqsa dinte edhe Stalini frengjisht... Po çka banë atëherë..?

    Até e di “Partia”..!!

Ja pra, ky ishte udhëheqësi i partisë sonë...Ky ishte “Enveri ynë”, për të cilin shkruen dylberi Ramiz Alia, e mbas tij shkrimtari i madh personal Sulo Gradeci, tek libri i “njohur”: “Na dogji malli, komandant”...E ky, pra, asht themeluesi, organizatori dhe drejtuesi që për 44 vjet ka vazhdue me “mendue” e mos me e marrë as gjumi tue punue ma shumë natën se ditën për partinë e popullin...Në fakt pak kush e kupton mundin e sakrificën e tij dhe kujdesin e madh që kishte për Shqipninë. Ai shpesh e thonte se “duhet të punojmë si në rrethim...”, po na kujtojshim se e kishte fjalën për shtetet përrreth...Ai e paska pasë fjalën se pikrisht këta shtete që na rrethojnë, nuk po na lanë me u lidhë me bankat e hueja, që ishin në Francë, Suedi e Amerikë apo ndër tjera skuta ku ruheshin miljardat e tija të dollarëve, që kishin të fitueme nga mundi e djersa e miljona shqiptarëve në minjera, ferma dhe kampe pune e shfarosje, që i kishim pranë çdo bunkeri në Shqipninë e re “socialiste”...

Ndokujt mund ti duken pak 700.000 bunkera...po askush nuk tregon shifrat e sakta të të vramëve, të të humbunve, të të mbetunve në tortura dhe të masakruem nga sigurimi i shtetit, shifer e cila i kalon mbi 45.000 viktima deri në vitin 1974, apo mbi 450.000 vetë të dënuem, të burgosun dhe të interrnuem, ku përfshihen edhe fëmijët 14 vjeçarë, simbas ligjit nr. 5912, aprovue nga kuvendi popullor dt. 26.6.1979 në Tiranë, e që të gjithë janë ende të pashpallun nga shteti i sotem “demokratik”...

Këto shifra që lexoni këtu ndoshta ju duken të pabesueshme! Ma e pabesueshmja shifer asht ajo e bunkerëve, sepse askush nuk i ka numrue labirintet e Shqipnisë që dikur ishte si “tava e gështenjave” për çdo qoshe...e shumë prej tyne na nuk i dimë as sot!

Po ata tunele që komunikojnë nën dhe me selinë qendrore...a i ka vizitue kush?

Kanë me kalue vite e nuk kanë me u dijtë aq shumë çeshtje sa njerzit kanë me u çuditë për misteret e mbetuna ndër labirintet e errta të Shqipnisë, ashtu si nuk kanë me e besue se ka ende njerzë që mbas 25 apo 26 vjetësh që ka ngordhë Enver Hoxha, shkojnë ndër qendrat e votimit dhe votojnë për “partinë homoseksuale” të formueme prej tij...

Ndrroni emnat sa të doni, partia komuniste e formueme nga imoralët e vitit 1941, asht ajo e punës, apo ajo socialiste...apo “homoseksuale” e viteve 1991 e mbas...që nuk ndryshon asnjena, as në përbamje, as në paraqitje nga ajo e vitit 1941...e më duket, se edhe ky, e nuk jam tue gabue aspak, “shoku komunist” që e drejton sot, asht amoral homoseksual si mjeshtri i tij, thëmeluesi i partisë komuniste shqiptare Enver Hoxha me pasuesin e fronit, qosen Ramiz Alia, e të gjithë ata përbindsha që vazhdojnë me kenë idhtarë të tyne.

A nuk asht me kapë kryet me grushta kur mendojmë se të gjitha pislleqet morale të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, apo Fatos Nanos e Edi Ramës i dinë i madh dhe i vogel çka asht shqiptar, dhe ende sot ka nga “ata” kopje të tyne amorale, që shkojnë e votojnë per ta...madje, edhe pretendojnë me vazhdue me drejtue Shtetin Shqiptar!?

Fatkeqsia e Shqipnisë nuk asht prania e tyne aty, se ata na i lanë trashigim udhëheqësit e qelbun që kishte Shqipnia, po ajo ma e mnershmja gja asht mendimi që formohet tek RINIA...që neser do të thotë se u dashka me kenë “homoseksual” për me kenë drejtues i Shtetit Shqiptar!Sa larg jemi nga rruga e të Parëve tonë!...

Shikoni, këte foto!...
Kjo asht rruga që donë të na mësojnë “udhëheqsit” e sotëm të Shqipnisë!...

Edhe sot ai qen i porositë “partitë” jo një nga një, po të gjitha si të një nëne:

“Ja këtu ku kam dorën e mëngjer është Partia mëmë…Jemi të mëngjer apo jo!?

Kështu mbi 700.000 bunkera të mbushur me dollarë... vazhdoni....rrugen time!

Mos u ngutëni...do ju duket vetja si mbi breshka... Po, ngadalë,.. ngadalë!

Unë mendova vetëm për juve! Ashtu dhe e gjora Nexhmije, jetoi si në rrethim...

Kjo që po gëzoni juve!.. Kjo është “jeta e lumtur”!..Votoni për partinë mëmë!”

 

E shqiptarët,..vazhdojnë porosinë e tij... me votue për “partinë mëmë”..!!

 

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora