E premte, 29.03.2024, 05:39 AM (GMT)

Kulturë

Adem Berisha: Ti . . . ti ?!!!

E hene, 02.05.2011, 05:46 PM


Adem Berisha

 

TI . . . ti ?!!!

 

Ty që kush je e kujt i takon as vet nuk e di 

me tënden nuk mjaftohesh e të huajën ke lakmi,

në vend se gjak, damarëve të rrjedh helm i zi

ty të përngjanë vetëm djalli si ti që i ngjanë atij.

 

Ti . . . që zot, fe, komb e atdhe ke lakminë

çirresh për pastërti e kultivon ndyrësinë,

kot kamuflohesh të gënjesh dhe perëndinë

koc e palcë t’i njohim, të gjithë kush je e dimë.

 

Kaherë ka ikur mesjeta, është shekulli njëzetenjë

ndryshe tash bëhet jeta, të gjithë kanë nga katër sy.

Nuk të bën punë as nëntoka, s’jetohet me hipokrizi

o soj i pasoj, renegat, faqezi, ogurzi . . . ku-ku për ty!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora