Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Itali, dëbohet shqiptari, lidhje me xhihadin

| E diele, 01.05.2011, 06:58 PM |


Ministria e Brendshme në Romë ka urdhëruar dëbimin e një qytetari shqiptar nga Italia për arsye te sigurisë kombëtare.

Sipas medieve në Shqipëri, ishte vetë Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni i cili vendosi të dëbojë Sokol Hakanin, banor i Italisë që në vitin 2002 me qëllim parandalimin e akteve terroriste.

Riatdhesimi u krye nga policia kufitare dhe zyra qendrore për imigrimin duke e kthyer Hakanin me aeroplan nga Bolonja në Tiranë. Sipas raportimeve të shërbimeve të inteligjencës në Itali, Sokol Hakani ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë në mbarë botën dhe disa herë ka vizituar faqet e xhihadit në internet.

 

 

Tema