E shtune, 20.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Vullnet Mato: Dhurata grave

E diele, 01.05.2011, 06:53 PM


Vullnet Mato

 

DHURATA GRAVE

 

Ju dhuroj buzëqeshjen time më të ngrohtë se dielli,

ta bëni qumësht për fëmijët tuaj të gjirit.

Ju dhuroj vargjet më të frymëzuara nga pena e krijimit, 

t’i  bëni ninulla të ëmbla për gjumin e bebeve.

Ju dhuroj dhemshurinë më të ndjeshme të shpirtit,

ta shtoni te meraku juaj për dhimbjet e njerëzve.

Ju dhuroj orët më qetësuese nga gjumi im i pakët,

të plotësoni zgjimet për të sëmurët e mesnatës.

Ju dhuroj ngrohtësinë më të zjarrtë nga gjoksi i valë,

të thani djersët tuaja gjatë raskapitjeve nga jeta. 

Ju dhuroj frazat më të urta të formuara me fjalë,

ta shtoni te durimi juaj për fyerjet e padrejta.

Ju dhuroj puthjen e dy faqeve me shumë dëshirë,

të plotësoni përtesën e burrave të shkujdesur.

Puthjen e buzës ia dhuroj vetëm gruas sime të mirë.

 

_____

 

BREGDETI JUGOR

 

Bregdeti jugor,

një dhurim qiellor,

me ullinj e portokalle,

me perëndime ngjyrë alle,

me treqind ditë diell prarues,

me net hënore dhe yje vezullues,

me hije palmash dhe aromë dafine,

me brigje të blertë dhe det blu-marine,                             *

me mjaltë lule cfake dhe bukë pala fiku,  _____________________

me peshk gjithë llojesh dhe bronzim korriku, __________________

me këngë iso dhe brigje kaltëroshe ku rreh vala,_______________

me djem shtat - peshku dhe me vajza trup - ngjala,_____________

me kohën që të shkon sikur po bën shëtitje në përrallë,__________

me truallin si vargje poezie të vendosura përmbi shkallë,  ________ 

ku nga Llogarai te Qafa e Botit, ndjehesh bir i llastuar i zotit.______



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora