Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përvjetor i shfaqjes së filmit të Parë në Diasporë “Kosovë, shqiponjë e robëruar”

| E diele, 01.05.2011, 06:35 PM |


  30  prill të këtij  viti,  mbushen plot 21 vjet nga dita kur për herë të parë, në Shoqatën “Jusuf Gërvalla”, në Nju Jork - SH B A,  u shfaq filmi  i Parë i  përgatitur në Diasporë, me titull:”Kosovë shqiponjë e robëruar”.  Regjinë dhe skenarin e bëri, Reshat Sahitaj, ndërsa rolin kryesor me plot mishërim dhe aktrim natyral e luajti atdhetari i ndjerë Din Egriu,  së bashku me  bashkëshorten Anifetin, poashtu e ndjerë.

 

 Filmi u prit me duartrokitje, me kërshëri  e entuaziazëm nga ana e  shikuesve, rrëfen kryeredaktori i radio-emisionit ”Zëri i Malësisë”, z. Gjeto Sinishta.

 

Insert nga filmi”Kosovë, shqiponjë e robëruar”.Din Egriu ne rolin e babait:

 

-U rritsh o nip i dashur dhe luftofsh për Atdhe e bashkim kombëtar !

 

Më 30 prill të vitit  ’90  kaseta  arriti  dhe në Malme të Suedisë dhe në po të njëjtën ditë, para qindra anëtarëve të  Shoqatës ”Kosova”, me  interesim  të papërshkruar u përcoll filmi”Kosovë, shqiponjë e robëruar”.

 

Tema e filmit: - Përpjekjet dhe sakrificat  e  popullit shqiptar  për  t’u  çliruar nga sundimi kriminel serbo-sllav. Në te në  formë  mjaft  tronditëse  demon strohej periudha e  viteve  1955 / 56,  koha  e  kryeçetnikut  Rankoviq,  pra mbledhja e armëve dhe  shpërngulja, e shqiptarëve me dhunë në Turqi. Mandej, përfshihen ngjarje dhe ndodhi nga ngjarjet revolucionare    viteve 1968 e 1981,  vrasjet e burgosjet e të rinjëve trima e sypatrembur shqitare, ndjekja e intelktualëve kosovarë dhe  eksodi  i  popullatës  shqiptare,  duke marrë pa dëshirë dhye me dhune rrugët e botës më sy.

 

Pas shfaqjes së filmit, shumë bashkëkombas deklaruan:-I  lumtë  regjisorit, Reshat Sahitaj për filmin e përgatitur kryesisht me  aktor  amatorë,  ndërsa në veçanti u lëvduan rolet natyrale të aktorëve: -Din Egriu,  Ismail Gjonbalaj, Rrok Nikci, Muahrem Dovolani, Xhabir Zharku, Anifet Egriu, Behare Sahitaj etj. 

 

Ky film televiziv është filmi i parë në historinë e popullit shqiptar ku denoncohet politika shoveniste serbe. Eshtë film artistik që pavarësisht se është punuar me amatorë, lirisht mund të vëhet në konkurencë me filmat televiziv që punohen sot në Kosovë.  Në këtë film televiziv kontribut të rëndësishem do të jep Din Egriu, Atifete Egriu, Rrok Nikci,Demush Zeqiraj, Isamil Gjonbalaj, Tasim Lena (tanimë i ndjerë), Lutfi Dauti (tanimë i ndjerë) e shumë aktivistë të tjerë.

 

Vepra e Din Egriut, Tasim Lenës, lutfi Dautit  dhe Anifete Egriut ( tanimë të ndjerë) do mbesin të përjetshme, sepse këta nuk vepruan për interesin e  tyre  përsonal,  por  për atë të përgjithshem.