E merkure, 24.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shteti shqiptar mbron genocidin komunist!

E diele, 01.05.2011, 06:59 PM


SHTETI  SHQIPTAR  MBRON  GENOCIDIN  KOMUNIST !..

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Sa asht turp, aq asht edhe fatkeqësi me ngja kjo me Popullin e Martirizuem Shqiptar!

Unë do të ju paraqes dokumentin e GENOCIDIT  KOMUNIST, dhe jam gati me iu përgjegjë cilitdo nga mbrojtësit e këtij GENOCIDI, kjoftë edhe në sferat ma të nalta të atij Shteti Shqiptar që asht sot, nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri dhe ministrat e drejtësisë apo të mbrendshem, që e mbulojnë, errësojnë, nënvleftsojnë ose me dashakeqsinë ma të madhe e mbrojnë, tue mos marrë asnjë masë kundrejt atyne që e kanë ushtrue zyrtarisht, por edhe lejojnë në Shtetin e sotëm Shqiptar, me kenë në organet qeveritare e deri ndër sferat ma të nalta të tij, në bankat e podet e Kuvendit Popullor, kriminelë barbar e terroristë që jo vetem kanë la duertë me gjak në

GENOCIDIN  KOMUNIST ndaj Shqiptarëve,

Po, edhe asnjeni nuk asht i penduem për këta krime të shemtueme  në Shqipni!

Nga ky turp nuk përjashtohen asnjë nga institucionet ndërkombëtare të BE dhe USA,

nëse do të vazhdojnë “me heshtë”!

 

Lexoni këte dokument:

Tiranë, më 26.6.1979  Nr. i dekretit: 5912

Viti 1979...

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin për internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozue nga Këshilli i Ministrave.
Në vitin 1979 hyjnë në fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kundër shtetasve shqiptarë e të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç.

 

“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative në mbështetje të nenit 76 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
Vendosi
:


Neni 1

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Dëbimi kundër të huajve mund të vendoset edhe me nxjerrjen e tyre jashtë kufijve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

 


Neni 2

Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.

Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij.

Neni 3.

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative vendoset nga një komision i përbërë nga kryetari, që është një zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, zëvendëskryetari, që është ministri i Punëve të Brendshme dhe me anëtarë; kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

Kryetari i Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit caktohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”

 

Neni 4

Komisioni i Internimit dhe Dëbimit mund të revokojë në çdo kohë masën administrative të internimit ose dëbimit të marrë më parë prej tij.

Personat e internuar nuk thirren për të kryer shërbimin ushtarak aktiv dhe, në rast se janë thirrur, me kërkesën e Komisionit të Internimit dhe të Dëbimit, lirohen nga ushtria për të vuajtur internimin.


Neni 5

Afatet e caktuara në nenet 26 e 27 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, zbatohen edhe për internimin e dëbimin si masë administrative.


Neni 6

Komisioni i Internimit dhe i Dëbimit mund të vendosë zgjatjen e masës administrative të internimit dhe të dëbimit, kur ai e sheh të nevojshme, si dhe heqjen para kohe të saj, kur personat e internuar dhe të dëbuar nuk paraqesin më rrezikshmëri shoqërore.
Komisioni mund të vendosë edhe ndërrimin e vendit të internimit të personave të internuar nga një vend në tjetrin, si dhe të ndryshojë vendet që i janë ndaluar për banim personit të dëbuar.


Neni 7

Dekreti nr.1906, datë 2.8.1954, “Mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative”; dekreti nr.3027, datë 12.1.1960, “Mbi disa ndryshime në dekretin nr.1906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative” dhe dekreti nr.4137, datë 9.5.1966 “Mbi një shtesë në dekretin nr.1906, datë 2.8.1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative, shfuqizohen.

Neni 8

Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare.

 


Tiranë, më 26.6.1979  Nr. i dekretit: 5912
Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Sekretari Telo Mezini  d.v.                               Kryetari Haxhi Lleshi d.v.

---------------------------------------------------------------------------

Tre “Herojt e Popullit” me pasues RAMIZ ALINË, dhe

TË GJITHË KOMUNISTËT SHQIPTARË që kanë mendue, propozue, aprovue dhe zbatue ligjin për GENOCIDIN KOMUNIST në Shqipni që nga viti 1944!

 

Kush mbron me ligjë SOT këta kriminelë terroristë?

Cili vend i Botës mundet me pasë një ligjë të tillë ku dënohen nga shteti fëmijët 14 vjeç, ...Interrnohen apo debohen  edhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij? Pra, edhe një fëmijë jetim i mbetun nën çatinë e tij...përfshihej në këte ligj.

 

Cili vend në Botë lejon SOT në organet shtetnore, ishqeveritarët që kanë krye këta krime, kanë zhdukë në kampet e shfarosjes komuniste fëmijë në moshen 14 vjeçare të pafajshëm, vetëm se ishin në ngarkim të një personi që asht arratisë... ?

 

Cili vend i Botës lejon SOT me drejtue një Shtet “demokratik” ata që ishin ideatorë dhe zbatues të këtij GENOCIDI KOMUNIST, në organet e atij shteti dhe të këtij që asht sot, kur kanë marrë pjesë në të gjitha veprat kriminale të ideume nga këta vetë?

 

Cili vend i Botës lejon me kenë prap SOT në organet e nalta shtetnore, apo në tavolinat e Kuvendit Popullor, kriminelët e një GENOCIDI, e madje me “hartue” edhe ligje “demokratike”, vrasësit e fëmijve 14 vjeçarë, siç ishin ministrat e mbrendshëm, të drejtësisë apo të kabineteve ku hartoheshin ligjet për zhdukje fëmijësh 14 vjeçarë të pafajshem, dhe kanë zbatue ligjin e GENOCIDIT KOMUNIST, si këta në Shqipni?

 

Në cilin vend të Botës lejohet SOTme kenë në drejtim të shtetit një kriminel që ka mbajtë mbi 20 vjet teseren e PPSh, parti terroriste e cila ka zhdukë me ligjë fëmijë 14 vjeçarë të pafajshëm...pse kishin lindë në një shtëpi që u arratis kryetari i familjes...?

Këta fëmijë 14 vjeçarë interrnoheshin apo dëboheshin se atëherë qeveritarët e sotëm i konsideronin:“Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin..”

Në cilin vend të Botës njihen SOT“dekorata e merita tjera” të dhana apo të akordueme nga njerëz  kriminelë si Haxhi Lleshi, Omer Nishani, Sami Baholli etj. etj. që për 46 vjet kanë aprovue dhe nënshkrue vrasje e zhdukje të njerëzve të pafajshëm, apo që kanë interrnue mijra fëmijë nën moshen 14 vjeç ndër kampet e shfarosjes komuniste?

 

Në cilin vend të Botës i njihen edhe SOTdekoratat “Hero i Popullit” kriminelëve  terroristë si Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia etj., që kanë aprovue e nënshkrue mbi 45.000 akte pushkatimi, vdekje në tortura e kampe shfarosje, mbytje me gjyq e pa gjyq  tue mos zanë në gojë rreth 450.000 Shqiptarë të burgosun e t’interrnuem që kanë mujtë me mbijetue në GENOCIDIN KOMUNIST ndaj Popullit Shqiptar!

 

Në cilin vend të Botës HESHTË SOT ndaj GENOCIDIT Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri me Deputetët e një KUVENDI, ku flitet për “DEMOKRACI”?

Në cilin vend të Botës, o Jozefina Topalli (Çoba)!!,SOT mbesa e një Ministri të Nderuem Drejtësie si Dr. Ejëll Çoba, pranon me u ulë dhe me diskutue ligje me terroristë e kriminelë si ata me të cilët ulesh ti sot, që kanë vra e dënue fëmijë 14 vjeçarë...me GENOCIDIN KOMUNIST? Përderisa, E. Hoxha, R. Alia, H. Lleshi, N. Hoxha, T.Mezini, F. Nano, G. Ruçi, S. Gjinushi, S. Berisha etj...ishin dhe janë të dekoruem dhe pjestarë të asaj PPSh, që ka ideue GENOCIN KOMUNIST, që ka aprovue me ligjë dhe pikrisht ai institucion në krye të cilit je ti sot...vepren kriminale me interrnue dhe me dëbue fëmijë 14 vjeçarë të pafajshëm ...dhe ti përsonalisht nuk merr asnjë masë ndaj tyne; mos harro se historia do të ngarkojë me fajin e mbrojtjes së tyne!

Kush janë ata që SOT i lejojnë të jenë të lirë autorët e GENOCIDIT?

Kush janë ata që lejojnë SOT të lirë e të rizgjidhen autorët e GENOCIDIT KOMUNIST, i cili ka synue zhdukjen e Popullit dhe të Shtetit Shqiptar?

 

Kush lejon me drejtue një shtet demokratik SOT  VRASËSIT e FËMIJËVE?!

 

I baj thirrje Institucioneve Shtetnore Shqiptare, të hueja, Europiane e Atyne Amerikane me shqyrtue sa ma parë këte KRIM e pasojat e tij SOT, pjesë e pandame e

GENOCIDIT KOMUNIST ndaj POPULLIT SHQIPTAR!



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora