E enjte, 28.03.2024, 09:08 PM (GMT)

Kulturë

Tom Cruise, divi më i urryer, ndjekur nga Jolie dhe Mel Gibson

E marte, 19.12.2006, 07:59 PM


Sondazhi "Gallup/Usa Today" për popullaritetin (dhe jopopullaritetin) e yjeve 

Të pëlqyerit janë Hanks, De Niro dhe e pazëvendësueshmja Julia Roberts

Nuk mund të bëhet asgjë. Nuk mjaftuan martesa prej përralle në luginën e Braçiano, fotot e autorit të vajzës Suri, marrëveshja me "Mgm" pasi "Paramount" i ka shkarkuar. Nuk ka shërbyer për asgjë për ta risjellë aktorin Tom Cruise në zemër të njerëzve. Tek ata persona të cilët e kanë adhuruar për vite dhe i kanë kthyer krahët në fillim të historisë së dashurisë me Katie Holmes dhe zbërthimi i tij "pro-Scientology", tashmë i kanë vënë sërish shkopinj ndër rrota. I zgjedhur - sipas një sondazhi në "Gallup/Usa Today" - si divi më i papopulluar në Amerikë. Dekretimin e këtij rezultati e japin 34% e të intervistuar (përveç mijëra adoleshentëve amerikanë). E megjithatë, për yllin e sagës "Mission Impossible", pas një 2005-se të vështirë, 2006-ta mbyllet edhe më keq. Të paktën për frontin e raportit të tij me publikun. Në demonstrimin e faktit, që shpesh ndez një thashethem, jeta përjetësisht është nën pasqyrim, thuajse një "reality show", ndjekur nga mediat e të gjithë botës.

Dhe, për të na e vërtetuar nuk është vetëm Cruise, por edhe klasifikuesja e dytë, në kategorinë e më pak të të pëlqyerve: Angelina Jolie. Aktorja bukuroshe, prej vitesh është në qendër të vëmendjes planetare, por që është bërë edhe më shumë (në mënyrë tërbuese, le të themi) pas bashkimit të saj me Brad Pitt dhe lindjes së vajzës së tyre. Çifti nuk ndahet asnjë sekondë. Ato fotografohen nga paparacët kudo, nga Namibia deri në Indi. Por është gruaja që e paguan çmimin në shkallën e gradimeve: për 18% të kampionit të sondazhit, është ylli që gëzon më pak popullaritet, momentalisht.

Në vendin e tretë, është një personazh tjetër që - ndoshta akoma më shumë se Cruise dhe Jolie - ka bërë faktikisht çdo lloj gjëje. Ai është Mel Gibson, divi që mesa duket nuk ka ditur të kapitalizojë suksesin botëror të mbledhur dy vjet më parë me filmin e tij, "Pasioni i Krishtit". Dhe që, në 2006-ën, në shenjë të thashethemeve, jo vetëm që u arrestua i dehur, por edhe ka përfituar nga rasti për të thënë fraza fyese.

Por, sondazhi i "Usa Today" merret edhe me variantin tjetër: atë të festimeve më të këndshme, ku në krye të klasifikimit gjejmë një aktor solid, të talentuar, simpatik dhe më pak të prekur nga "thashethemet": Tom Hanks. Më saktësisht, tërhequr nga pushtimi i "Kodi Da Vinçit", versioni film, në pranverën e 2006-ës. Për të është një rezultat me të vërtetë i arritur: për 44% të kampionëve, ai është personazhi më popullor.

Menjëherë pas tij, me 33% pozicionohet aktori Robert De Niro. Cilësuar si divi i kategorisë së parë, prezantuar nga vepra e tij si regjisor "The Good Sheperd".

Në fund, në vendin e tretë, qëndron një tjetër yll, që nuk njeh kufij: Julia Roberts. Ajo vazhdon të mbetet në zemrat e shumë njerëzve. Për një pjesë të mirë të publikut ajo do jetë gjithmonë një "Pretty Woman" e jashtëzakonshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora