E enjte, 25.04.2024, 11:22 PM (GMT+1)

Mendime

Besi Bekteshi: Vojtila dhe shenjtërimi i një Pape të jashtëzakonshëm

E diele, 01.05.2011, 06:44 PM


Vojtila dhe shenjtërimi i një Pape të jashtëzakonshëm

 

Nga Besi BEKTESHI

 

Me mbi 100 udhëtimet e tij papnore në botë, papa Vojtila ose më mirë Papa polak që tronditi botën me humanizmin e tij, ka sjellë edhe figurën e një njeriu kaq të lartë dhe kaq afër njerëzve njëkohësisht. Kur në vitin 1993 ai do të vinte në Shkodër, njerëzit gati nuk do të besonin, por sot arrijnë të besojnë se çfarë vizite e madhe ishte ajo për Shqipërinë. Ishte Papa lindur që kuptonte më mirë se të gjithë, pikërisht ato që kishin jetuar në vendet e komunizmit sovjeto-lindor. Papa Vojtila shenjtërohet, dhe ky shenjtërim është bërë prezent, që në ditët e para të largimit të tij nga bota tokësore. Në sheshin e madh të Shën Pjetrit, dikush thirri i vetëm “Santo subito”, por pastaj këtë zë të vetmuar e ndoqën mijra, dhe sot vijmë në një ditë të rëndësishme që Papa Vojtila të shenjtërohet dhe të shkojë pikërisht aty ku dëshira e besimtarëve e kërkonte. Në momentin e fillimit të viteve 80-të, kur Vojtila u lartësua në poltronin më të madh të Pontifikatit dhe është ipeshkëvi i madh i Shën Pjetrit, u kuptua se në çfarë trendy po shkonte bota. U kuptua pse “konklavi” i shenjtë, po vendoste për një klerik, i cili njihte shumë qartë si krimet e komunizmit dhe të fashizmit. Kardinali nga Krakovi, ishte një nga polakët e lartë të kësaj bote që as ishte pajtuar, dhe as që do të pajtohej ndonjëherë, me krimin, dhe të keqen e kësaj bote. Ai ishte edhe guri i themelit të rrëzimit të perandorisë të kuqe sovjetike, dhe sëbashku me Reganin dhe Theacher e më pas Gorbaçovin, do të largonte botën nga lufta e tretë botërore, dhe do të bëhej faktori numër një i rrëzimit të murit famëkeq të Berlinit. Janë qëndrimet e tij dhe reagimet e larta të kishës, që bota nuk do të kishte më rrezikun e madh të garës së armatimit. Askush nuk do të udhëtonte më shumë se sa Papa Vojtila. Asnjë Papë, nuk do të shkonte absolutisht në të gjitha kishat e ndryshme si e protestantizmit, kishat orthodokse, anglikane, xhami dhe sinagoga e deri në besimin hindu. Papa Vojtila do të ishte ai, që do të kërkonte “falje” për krime të kohës së zymtë të inkuzicionit dhe do të bënte shenjtë, edhe ato që dikur, nuk ishin të dashur për kishën. Papa Vojtila ishte i vetmi që do të kërcente rock and roll me rininë, dhe do të vizitonte botën islame në mënyrë të vazhdueshme, duke krijuar një partneritet kulturor dhe religjioz. Ishte Papa polak, që do të pësonte atentat dhe do të falte atentatorin e tij. Ai sërish do të udhëtonte, dhe do të shkonte përpara miliona kryesisht të varfërve, me një dëshirë të jashtëzakonshme për të ditur shumë, dhe parë shumë, në udhëtimet e tij të një pelegrinazhi të madh jetësor. Sot ai është një shenjt, dhe nuk ka foto më sinjikative se sa “puthja në kokën e një shenjtoreje shqiptare si Nënë Tereza”. Ai ishte Papa që donte shqiptarët, duke i takuar absolutisht të gjithë udhëheqësit e shqiptarëve, dhe patjetër Papa që në përshëndetjen shqip, fliste më pastër gjuhën e shqiptarëve. Ai ishte Papa që përkulej në “Kishën Natale” dhe “Xhaminë e Jeruzalemit” duke mos pyetur as për rrezikun, dhe duke fituar te të gjithë besimin e madh të një Pape, që nuk do në asnjë mënyrë të lërë pa respekt vendet e shenjta të të gjithë religjioneve në botë.

Papa Vojtila, ka bërë edhe një luftë të madhe me sëmundjet  tij, sidomos mbas plagosjes. Parkinsoni dhe të tjera, shpesh herë nuk e lejonin, por ai nuk u ndal deri në fund të jetës. Joaquin Navarro-Valls, ose ish drejtori i shtypit në Selinë e Shenjtë thotë: Paradoksalisht, një pjesë e rëndësishme dhe e gjatë të pontifikatit të fundit të Xhovani Palit II, ishte për të treguar gjithë dobësinë dhe në fund të gjithë të vërtetën e qenies njeri. Jo vetëm ta demonstronte, por duke kërkuar ti jepte një sens të gjithë kësaj, thotë Navarro. Kam konsideruar disa herë se këto vite të jetës së Xhovani Palit II, kanë qenë vitet në të cilat ka shkruar jo me fjalë, por me jetën  e tij, një enciklopedi madhështore, ndoshta më të bukurën nga të gjitha, gjatë pontifikatit të tij. Unë prej tij kujtoj shumë gjëra, por mbi të gjitha humorin e mirë që kishte. Ky është një kujtim, që më ka ndihmuar të kuptoja se “humori i mirë” është një karakteristikë të jetosh si kristian. Nëse jemi fëmijë të zotit, fundi i jetës së njeriut është një finale e lumtur: Kjo për të, ishte një diçka e kuptueshme dhe e sigurtë, përfundon në thënien përpara shenjtërimit, Navarro që ka qëndruar afro 25-së vite pranë Papës së madh. Tani më, janë miliona pelegrinët që qëndrojnë në Romë dhe janë mbi 100.000 njerëzit që kanë ardhur nga Polonia, por është normalisht e gjithë bota që ka pritur një shenjtërim të tillë të Papës, që deri në fund, deshi të ishte midis njerëzve, edhe atëhere kur po e linin forcat, edhe atëhere kur goja dhe dora nuk po e ndihmonin, edhe atëhere kur donte të shprehej dhe sëmundja nuk e lejonte, por që Papa Pali i II, nuk donte të pranonte dhe sërish kërkonte të ishte me njerëzit. Shenjtërimi i një Pape sa pranë familjes dhe aq modern në përkrahje të rinisë, i një Pape që përmirësoi shumë në mënyrë të qartë dhe të sigurtë, marrëdhëniet e kishës katolike me të kaluarën dhe religjionet e tjera, është edhe momenti më i mirë për ta kujtuar. Tashmë Papa Vojtila, është një shenjt, dhe kjo është e rëndësishme për besimtarët e shumtë, por edhe për ato që edhe pse nuk janë kaq afër besimit, apo edhe kishës, dinë dhe kuptojnë shumë qartë, shërbimin e madh dhe human që Papa Vojtila i ka bërë njerëzimit.

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora