E marte, 12.11.2019, 01:38 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Johnny Depp, një seks simbol pa rivalë

E merkure, 10.01.2007, 07:51 PM


Jude Law është shumë i bukur, Clive Owen mashkull tërheqës, Matt Damon nuk mund ta përshkruash, ndërsa Orlando Bloom perfekt. Megjithatë, pirati Jack Sparrow i fiton të gjitha duelet. është thjesht perfekt

Në të vërtetë këtë ka bërë edhe Johnny Christofer Deep, që pas "Piratit të Karaibeve 2" ka arritur të krahasohet me aktorët më të mirë, më të paguar dhe njëkohësisht më të bukur të Hollivudit. Deri më tani, diçka e tillë kishte ndodhur vetëm me "Titaniku"-n dhe me "Kthimi i mbretit", episodi i tretë i "Zotëria i unazave". Ndaj, për këtë arsye tani ka ndryshuar edhe shprehja e famshme nga "ylli më i fundit quhet Tom" tek "ylli më i fundit që nuk quhet Tom (bëhet fjalë për Tom Cruise apo Tom Hanks). Dhe të mendosh se vetëm pak kohë më parë ishte një alternativë e lënë mënjanë, një rebel i pagdhendur. Por pyetjes nëse ndihej i tillë, Deep i përgjigjet thjesht: "Përkufizimi më duket i papërshtatshëm, e ndiej veten vetëm një njeri që bën gjërat që ndjen se duhet të bëjë". Ndoshta pak me vështirësi, por ashtu si të rinjtë e tjerë të Hollivudit, arriti ta kalonte shpejt atë lloj "sëmundjeje" për t‘u rritur profesionalisht. Në fillim askush nuk e dinte se çdo të ishte në gjendje të bënte, ndaj të gjithë e thërrisnin thjesht J.D., me inicialet e emrit të tij. "Në të vërtetë nuk është problemi im që askush nuk ka pasur besim tek unë. Njerëzit duhet të studiojnë dhe etiketojnë ata që u duken më të zotët, por të them të drejtën bëra gjithçka ç‘ishte e mundur". Më pas, Deep tregon me qetësi se është munduar të japë maksimumin për të mos humbur besimin e atyre që ka pasur pranë dhe që e kanë vlerësuar. "Që në rolet e mia të para, mundohesha shumë, ndonjëherë dilja edhe nga vetja për të arritur më të mirën. Kur dëgjoja shumë veta që nuk besonin në aftësitë e mia, më vinte dëshira për të braktisur dhe lënë gjithçka. Megjithatë, besimi dhe mbështetja e miqve të mi më bëri që të ecë përpara me më shumë forcë dhe energji se në fillim. Tani jam 40 vjeç, megjithatë kjo nuk më ka ligështuar, përkundrazi më ka bërë të ndiej më shumë siguri në vetvete". Ndaj sot (shumë i vjetër për të qenë akoma J.D.) më në fund mund të arrijë të "kalojë" edhe modelet e tij të vërteta: John Barrymore, Lon Chaney, Montgomery Clift, e Marlon Brando. Askush nuk mund ta mohojë se sot mund të gjesh aktorë të një niveli si ai i Johnny Deep, ku në çdo film lë diçka nga vetja. Për të mos folur pastaj për bukurinë, që natyra i ka falur. Kështu, po të përmendim listën e bukuroshëve që stilon çdo vit e përjavshmja "People", duke u dhënë etiketën: "Meshkujt më të bukur" (Deep ka fituar në vitin 2003) lexohen emra si Clive Owen, Jude Law, Matt Demonn dhe Orlando Bloom. Megjithatë, askush nuk mund të krahasohet me Deep, i cili duket se arrin të bëjë mirë gjithçka: arrin të përkëdhelë gjyshen, nënën, arrin të imitojë vajzat, për të mos folur pastaj për djemtë. Jo më kot, shumë prej personazheve më të rëndësishëm e kanë cilësuar si "një nga meshkujt fatalë". Jo më kot e përmuajshmja "Crick" arriti ta shpallte aktorin më të mirë, për vitin që sapo u mbyll, nga votat e mijëra lexuesve, duke lënë pas edhe emra si ai i Tom Cruise apo Brad Pitt. Në të vërtetë, sot kanë kaluar shumë vite, që nga të dashurat e tij të famshme, si top modelja e famshme Kate Moss, për të cilën shkatërroi një dhomë hoteli, apo çmenduritë e bëra për aktoren Winona Ryder, sot është një bashkëshort i sinqertë dhe besnik, ku i vetmi gabim që ka bërë është se pas shtatë vitesh bashkë nuk është martuar akoma me këngëtaren dhe aktoren franceze, Vanessa Paradis. Por duhet të theksojmë gjithashtu, se është edhe një baba i dashur dhe i kujdesshëm për dy fëmijët e tij, Lily-Rose Melody, 7 vjeç, dhe Jack, 4 vjeç, sepse familja është në qendër të jetës së tij, ndaj e merr gjithmonë me vete dhe shpesh zgjedh për të interpretuar pjesë që të mos e ndajnë për shumë kohë nga ajo. Sipas David Thompson, një nga biografët më të "rafinuar", ajo që të godet më shumë te Johnny Depp është kontrasti mes asaj që të ofron. Është i lindur për të qenë ndryshe nga të tjerët, por njëkohësisht duket sikur është si gjithë të tjerët, megjithatë të gjithë e kemi parë magjinë që arrin të dhurojë në skenë. Është njëkohësisht i thjeshtë dhe i komplikuar: ka arritur të fitojë klasifikimin e yjeve më të mëdhenj të kinemasë hollivudiane (me paktin që të mos i fotografonin fëmijët ishte gati të bënte fotografi apo të lëshonte autograf për këdo që ia kërkonte një gjë të tillë). Në krahasim nga kolegët e tij, gjithmonë e ka ndaluar menaxherin e tij të zgjedhë për të; ka refuzuar të interpretojë role si ato të rivalëve të tij në: "Shpejtësia" (Keanu Reeves), "Intervistë me Vampirin" (Tom Cruise), "Erë pasionesh" (Brad Pitt), "Robin Hood, princi i hajdutëve" (Cevin Costner), "Charley Chaplin" (Robert Doweny Jr). Ai thotë se ndjek këshillën e të mëdhenjve, me të cilët ka pasur fatin të interpretojë, Marlon Brando dhe Al Paçino: "Të mos pranosh kurrë kompromise". Komplimentin më të bukur ia ka bërë një tjetër biograf, Brian J. Robb: "Edhe kur Deep zgjedh që të luajë në një film të shëmtuar, vetëm prezenca e tij e mrekullueshme të bën që ta shohësh".

Johnny Depp, nga pirat në rock star?

Johnny Deep, që sapo ka përfunduar xhirimet e episodit të tretë të "Piratët e Karaibeve 3 - Deri në fund të botës", ku sërish do të jetë kapiteni simpatik Jack Sparrow, përkrah Orlando Bloom dhe bukuroshes Keira Knightley, mund të interpretojë rolin e këngëtarit të famshëm, Fred Mercury, në një film, të frymëzuar nga figura e liderit legjendar të "Queen". Protagonisti i komedisë argëtuese "Fabrika e çokollatës" ka takuar menaxherin e kitaristit të grupit, Brian May, i cili jo vetëm ka konfirmuar që Deep është një nga kandidatët e mundshëm, por ka shprehur edhe simpatinë e tij personale për aktorin e të famshmit "Eduard, duargërshëra". Në fakt, May ka deklaruar kështu: "Deep është fantastik: është sozia perfekte e Freddie në ekranin e madh". Megjithatë, Brian ka pranuar se projekti është vetëm në fazën fillestare dhe se me aktorin ka pasur vetëm një kontakt të vogël. Filmi do të prodhohet nga "Tribeca Productions", i aktorit të madh Robert de Niro. Në të vërtetë interpretuesi dhe regjisori i "Pastori i mirë" përkrah Angelina Jolie dhe Matt Demon ka bashkëpunuar edhe më parë me grupin e madh muzikor për realizimin e "musical"-it "We will rock you".

Biogafia

Johnny Christopher Depp ka lindur më 09.06.1963 në Owensboro (Kentucky) SHBA. Shumë i pasionuar pas muzikës para se të "dashurohej" me kinemanë, Johnny Deep formoi grupin e tij të parë muzikor vetëm 13 vjeç. Ishte vetëm 20 vjeç kur vendosi të nisë karrierën kinematografike, duke përqafuar menjëherë suksesin me seritë televizive të "21 Jump street". Megjithatë, roli i tij i parë në kinema është ai tek "Nightmare", në vitin 1984. Por vetëm në vitet ‘90 Deep do të arrinte të bëhej i suksesshëm me filmin "Eduard duargërshëra". Nga viti 1983 deri në ‘85 ka qenë i martuar me Lori Anne Allison, ndërsa më pas ka pasur një lidhje të gjatë me aktoren Winona Ryder dhe modelen Kate Moss.

Shoqja e tij aktuale është aktorja franceze Vanessa Paradis. Kohët e fundit Deep ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë larg vendit të tij të lindjes: "Amerika është një vend shumë i dhunshëm dhe shumë herë kam thënë se do të bëj gjithçka që familja e ime të jetojë larg saj". Sipas tij, dhuna bazohet tek injoranca dhe sot cilësohet si një akt heroik.

Depp pëlqen "privacy"-në, sepse në të kaluarën është kritikuar shumë dhe për të janë shkruar gjëra aspak të këndshme. "Rreth dhjetë vjet më parë kam marrë një vendim. Nuk lexoj më gazeta. Jo se isha ndonjë fans i madh i tyre, por thjesht nuk më intereson të di se ç‘shkruajnë ato. Nuk më intereson se ç‘bëjnë të tjerët në punën e tyre, mua më intereson ajo që bëj vetë".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT