Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edgar Frashëri: Tranzicioni në Shqipëri si “Revansh krahinor” i rradhës

| E shtune, 30.04.2011, 07:59 PM |


Tranzicioni në Shqipëri si “Revansh krahinor” i rradhës

( “Eshte nje nder mallkimet e Shqiperise fakti qe ndarja krahinore ka qene gjithmone nje parim udheheqes mes shqiptareve”- Faik Konica )

Nga Edgar Frasheri

Eshte per tu admiruar se me cfare qartesie, guximi, largpamesi por dhe me sa dhimbje e dashuri ja ka bere Faik Konica popullit te vet radiografine e semundjeve, te cilat edhe sot mbas me shume se gjysem shekulli, dalin se jane te pasherueshme. Jane te pasherueshme sepse ne historine e mbijeteses se popullit shqiptar ato kane dale ne siperfaqe ne menyre ciklike, ndryshe ne forme por ne permbajtje sic kane mbetur nga thellesite e shekujve.  Ato I kane rezistuar tere furtunave qe kane kaluar mbi kete popull ne keto troje, dhe ja ku jane perseri atje, si dikur, por qe sot cfaqen te veshura me dekor modern sipas kerkesave te kohes. Konica nuk beri ndonje zbulim te madh si puna e Ajnshtajnit as dhe nuk beri ndonje veper te cmimit Nobel, qe te na jepte neve shqiptareve krenarine per tu mburrur. Ai thjesht se tha gjerat qe ai mendonte se ishin te verteta. Prandaj edhe Konicen  e sikterisi dhe anatemoi regjimi komunist po aqe sa dhe nuk e pelqeu  regjimi postkomunist  demokratik i ketyre viteve qe  ne e quajme “tranzicion”. Sepse ketu e verteta e thene acik behet verbuese.  Prandaj  ai mbetet ne periferi te shoqerise tone brenda kufijve te shtetit àme, packa se ka nje bust e ndonje liber. Sepse po qe se do te vleresohej me kandarin e nje popullli te mencur, vendi i tij ne Shqiperi do te ishte perbri Skenderbeut, si nje i dyte, jo i luftes por i mendjes. Qendrimi ndaj Konices eshte edhe nje lloj testi I shoqerise sone qe verteton se sa pak ka ndryshuar ajo nga koherat kur ai perpiqej qe populli i vet te bente shtet.

Ne sot vazhdojme perpelitjen, ndermjet te tjerash, te bejme shtet, por ende nuk e kemi bere. Ne fakt ne kemi bere shtet sa per te thene sepse kete e duan te huajt, ashtu sic edhe  na e bene ate ne 1912. Dhe sa here qe shteti eshte shkermoqur  po nga ne, perseri kemi thirrur te huajt te na e bejne ate. Shteti shqiptar mbas 1912 eshte bere si e kane dashur te huajt dhe asnje here si e kane dashur vete shqiptaret. Shqiptaret ne thelb nuk duan shtet, te cilin nuk e kane dashur gjithmone, packa se per shtetin jane pergjeruar me fjale.

Ne themel te mos berjes se shtetit shqiptar qendron edhe “mallkimi I ndarjes krahinore” qe eshte nje nga karakteristikat dalluese per te cilen Konica  ka shkruar ne vitin 1940. Ka mbetur si nje atavizem i shoqerive primitive, prandaj dhe Shqiperia gjithmone ka qene konsideruar si nje “Jurasic Park”. nga studjues te cilet vinin nga ato vende ku shteti ishte bere. Ata jane befasuar dhe mrekulluar me faktin qe ne keto treva kane gjetur doke, zakone, forma dhe sjellje sociale te harruara per te cilat kane shkruar dhe ne jemi mrekulluar dhe mburrur gjithashtu qe ata kane shkruar. Pse?- Sepse ata kane qene te huaj dhe ne te huajt i trajtojme me komplekse qe ne shqip perkthehet “mikpritje “ por qe shpesh  fsheh edhe inferioritet. Ndersa, sa here qe nje shqiptar eshte ulur te shkruaje a thote per te njejtat gjera e cfaqje, por brenda Shqiperise, ka plasur zemerata dhe lufta, deri sa e kane syrgjynosur nga kjo toke. Kjo ka bere qe me te miret e Shqiperise kane luftuar me forcen e mendjes per kete atdhe gjate tere historise se tij, vetem ne dhé te huaj. Po pse valle keshtu?- Sepse ketu zbret mallkimi i ndarjes krahinore dhe nuk le asnjeri te jape me te miren e vet per ate qe quhet vendlindje. Mjafton te kujtojme qe per te bere alfabetin e gjuhes sone te folur shqipe  u deshen rreth 150 vite nga duke nisur nga v. 1700 per te unifikuar rreth dhjete alfabete ne ate qe afersisht kemi sot deri ne kongresin e Manastirit, dhe kjo ne nje vend sa nje pellembe,  nderkohe qe fqinjet tane zhvilloheshin ne menyre te artikuluar me ate gjuhe qe kishin folur e shkruar qe ne lashtesi. Historia e shtetit modern shqiptar ne gjatesine e vet nuk eshte gje tjeter vecse nje rotacion luftrash per dominim krahinor, per ta kthyer shtetin ne instrument imponues te nje krahine ndaj tjetres. Emrat e krereve te shtetit nga viti 1912 e ketej e demonstrojne me se miri kete: I.Qemail…… F.Noli. A.Zogu, E.Hoxha, F.Nano, S.Berisha.. jane tipikisht personazhe te nxjerre nga krahinat me qellim qe te realizojne ate mision. Sepse keta nuk jane udheheqes te zgjedhur nga populli, qe te perfaqesojne interesa mbare kombetare.

Periudha me e gjate e dominimit krahinor per popullin shqiptar mbetet ajo e Enver Hoxhes, ku shteti ne te gjitha poret e qelizat e veta i sherbeu per gati gjysem shekulli asaj pjese popullsie nga ku vinte ai qe uzurpoi pushtetin, ne kurriz te krahinave te tjera, te themi “te mallkuara”. Dhe megjithese u harxhaun pesedhjete vite nga jeta e nje shteti ( qe nuk eshte kush edi se cfare, por jane shume per dy breza jetesh njerzish) perseri shteti nuk u be. Kete e vertetoi fakti, kur mbas renjes se pushtetit te Hoxhes ose pasardhesve te tij, nuk mbeti gje nga ai qe quhej shtet. Mbeti vetem flaka e pashuar e konfliktit krahinor, e cila tani ka revanshin e rradhes. Sepse edhe ne vendet e tjera te ish kampit socialist u permbysen regjimet, por ne asnjerin prej tyre nuk u krijua ai vakum i shtetit si ne Shqiperi. Kjo sepse ata e kishin shtetin te ngritur para se te shpikej socializmi dhe se nuk vuanin nga semundje si kjo e jona..

Pra per tu kthyer tek titulli i ketij shkrimi, dua te theksoj se perdorimi i termit “ revansh krahinor i rradhes”  nuk ka qellim per tu pozicionuar ne njeren ane ose tjetren, pra,  me “krahinen fituese” ose “humbese”. Perkundrazi, synimi dashamires eshte  per te vezhguar pak me ne brendesi se si po kryhet ky “revansh”. Mendoj se ka vend te behen disa deduksione, sepse kushtet ne te cilat po zhvillohet ky proces jane krejt te ndryshme nga ato te periudhave te mepareshme. Ne qofte se pushteti krahinor i Enver Hoxhes ( Jugori ) u gatua ne zyren e mbyllur te diktatorit dhe u zbatua nga njerezit e zgjedhur po prej tij dhe u mbulua me ideollogjine e socializmit, sot ne kete tranzicion kalimi te pushtetit nga Jugu ne Veri, nuk ka ndonje strategji afatgjate te perpunuar me mjeshteri ne zyra te ngritura apostafat per kete qellim. Tiparet e ketij rotacioni jane te tilla se ai po kryhet me tregues cilesore shume te ulet. Po kryhet vrullshem, me ngut per te fituar kohen e humbur, shpesh dhunshem sepse ne fushebeteje hidhen ushtare te thjeshte besnike te eproreve te cilet me shpejtesi mbushin poret e shtetit te zoteruar. Ne kete konflikt nuk jane thirrur figura elitare te inteligjences perfaqesuese  te krahines. Nuk eshte e rastesishme qe krahina si ajo e Shkodres ( Firence e Shqiperise e ka quajtur dikur Indro Montanelli) kane mbetur ne hije. Pjesa tjeter veri-lindore nuk eshte shquar per pene e mendje pervec se per pushke e lufte. Dhe meqenese revanshi nuk kryhet me moton: “te fitohet mendja dhe zemra”e kombit, ( win minds and hearts ), pra larg interesave mbarekombetare, atehere ketu duhen vetem numurat per te siguruar fitore. Beteja behet si ne kohet e lashta: kush ka ushtrine me te madhe fiton. Pra sekreti i fitores u kuptua qe ne fillim. Te sulmohen keshtjellat e Jugut me popullsi qe te permbysen numurat. Dhe ky qellim pjeserisht eshte kryer ne emer te parimeve te te drejtave universal te “levizjes se lire”, te zgjedhjes se lire te banimit, punes e te tjera si keto. Ne qofte se ne kohen e diktatures kjo levizje behej e planifikuar, e kontrolluar dhe politikisht e motivuar, tani kjo gje ne pamje behet ne menyre kaotike ne emer te lirise se levizjes, por me nje kahje te orjentuar. Dhe ky orjentim i kamufluar mbart ate te mallkuaren ndarje krahinore, e cila ne kushtet e nje shoqerie se ciles i kerkohet  te clirohet nga makthet e atavizmave per t’u integruar ne familjen e civilizuar, eshte me te vertete nje akt me efekt kombetar gerryes, pasojat e te cilit do te ndjehen gjate. Me e keqja e te keqijave eshte se vete shteti, tashma i pronesuar nga krahina fituese, i garanton privilegje te paligjeshme asaj pjese te popullsise qe ka qene e shtypur dhe e deskriminuar, duke i vene minat edhe nje here berjes se shtetit te ligjit dhe kohezionit kombetar. Kemi gati njezet vite qe e deshmojme kete lufte te brendeshme  e cila krahas demeve te tjera, na ka lene pa “kujtese publike”. Sepse per turpin e botes dhe jo tonin, ende nuk kemi unifikuar simbolet kombetare si dita e lirise dhe ajo e clirimit ose stema shtetit me disa ngjyra, te cilat vendosen  veten nepermjet, sic thote Prof. Giovanni De Luna ne Universitetin e Torinos, “Paktit”per marreveshjen se cfare do ruhet dhe cfare do te fshihet nga e kaluara e nje kombi, mbi bazen e te cilit ndertohet trungu gjenealogjik i  tij. Ne kete kontekst s’jemi ne gjendje te gjendje te ngrejme pemen e histories se atdheut, rreth te ciles te mbahet i lidhur konstitucioni i nje populli. Prandaj dhe te mos habiten ca figura zhurmuese sot tek ne kur kujtohen mbas gati nje cerek shekulli qe bashkekombasit e mij kane nderruar emra e fé  me lehtesine me te madhe, dhe kete te “keqe” e kerkojne tek te huajt!.

I gjithe ky proces kryhet nen nje dekor pseudo-demokratik per te krjjuar pershtypjen se  sherret krahinore tashma jane superuar dhe se  shtetin e kemi bere ( kete e veteton hyrja ne NATO ) pra kemi plotesuar kushtet per t’iu ngjitur familjes se madhe Evropiane. E verteta eshte krejt ndryshe. Shteti  mbahet me kembe per te finalizuar ne fitore kete konflikt krahinor. Nuk ka vlere morale kombetare por, me moton “qellimi justifikon mjetin”, eshte ndertuar nje aparat administrate shteterore joeficiente dhe jo efektive, e pamotivuar per te punuar, me nivel mediokriteti theres, por besnike ndaj perkatesise krahinore. Keto qe them nuk jane gjera te reja. Ky eshte realiteti i perditeshem. Cdo qytetar-shtetas ndien trysnine e perkatesise krahinore. Kjo trysni behet e mateshme sa here te ndodh te trokasesh ne dyert e shtetit. Sipas perkatesise krahinore per cilindo qe jeton ne Shqiperi, shteti eshte ose “makth”ose “parajse”.

Por arrin ne nje cast reflektimi dhe te vjen te pyesesh se sa do te vazhdoje valle ky kalvar. Tani per tani askush nuk jep pergjigje, sepse duket sikur kjo teme eshte nje tabù, ne emer te se ciles shqiptaret i punojne“qindin” njeri tjetrit por ama per te nuk flasin.  Per sa kohe qe nuk flitet haptas dhe pa paragjykime krahine, ky fenomen do te mbetet strumbullari i vuajtjeve tona. E vetmja shprese per tu cliruar nga mendesia mesjetare e  copetimit eshte tek brezi i ri, i shkolluar ose punesuar jashte Shqiperise, qe e ka cliruar trurin nga fantazmat e perkatesive krahinore. Po nuk e zhdukem kete mallkim sic e quante i madhi Konica, zor se do te behemi komb shtet formues per te hyre ne familjen e popujve te civilizuar.

 

Edgar Frasheri, 2011 - efrasheri@rotarytirana.org