E enjte, 28.03.2024, 09:24 PM (GMT)

Kulturë

Jorgo Telo: Përshëndetje, o Agim Gashi!

E shtune, 30.04.2011, 06:57 PM


Jorgo Telo

 

PËRSHËNDETJE, O AGIM GASHI!

(Përkushtim mikut internetik prej Kosove)

 

Këngëtar, kompozitor

Dhe i flaktë atdhetar…

Çiftelian e vjershëtor

Agim Gashi – kosovar.

 

Zëbilbili nga Okllapi

Hyn serbes në shpirtin tim.

Mirësevjen, o Agim Gashi,

Guximtar në këngërim!

 

Sa me ëndje dëgjoj këngën:

“Ma ke gishtin për unazë!”

Zëri yt më hyn në zemër

Me Liri Rashën aq pranë.

 

Merr buçimë këng’ e zjarrtë;

Elegjia për Rugovën.

Në çdo strofë na flet qartë.

Para sysh na sjell Kosovën.

 

Tri fjal’ të Ibrahim Rugovës:

“Shqiptarët duan lirinë!”

Ishin shpresa e Kosovës

Të dhanë jet’, miku Agim!

 

Dole ti në demonstrata,

Ngrite zërin, zë i jetës.

Si zog shqipeje me flatra

Veç për hir të së vërtetës…

 

Dhe ia merrje me sharki

Gjendur për Pajtim të gjaqeve

Hase boll vështirësi

Gjersa ike larg prej pragjeve.

 

Kur t’u dogj shtëpia krejt

Shkove larg, zgjodhe vetminë

Veten kurrë s’e le të shkret

Sepse, pranë mbaje sharkinë…

 

E ia the këngës së zjarrtë

Për UÇK e Kaçanik,

Për Adem, çdo luftëtar,

Për Terezën shpirtfisnik.

 

I le trojet… shkove larg,

Të rrëmbeu afshi mërgimit.

Por t’u ndez malli për prag

Përmes dhimbjes e trishtimit…

 

Teksa gjendesh larg vendlindjes

Më shum’ këngë të jep mungesa

Marrin nxit prej vetëdijes

Pa kënduar s’të nxen streha…

 

Dhe në burg paske kënduar

Për lirinë, ëndrrën e bardhë.

Çiftelin’ ke mbajt në duar

Qite këngët radhë – radhë…

 

O dashnor i këngës shqipe

Prodhimtar në folklorikë;

Sa lirike dhe epike

Shpërndan zërin nat’ e ditë.

 

I ushqyer qysh fëmijë

Me sasi këngësh kreshnike,

Me “Lahutën e Malcisë”

Sa lirike dhe tragjike…!

 

Fillimisht të foli zemra

Për Heroin Kombëtar.

Skëndërbeun qiti kënga;

Kryeidhullin shqiptar…

 

Sa i pasur je me vjersha

Aq i pasur dhe me këngë.

Prodhimtar je porsi vjeshta

Fryteplot e degërëndë…

 

Krah Nailes, Pagarushës

Dervish Shaqes e Qamilit

Zëri yt shkoi malit, fushës

Porsi zëri i Jysuf Myzyrit…

 

Në një ishull n’det t’Veriut

Tok me vajzën – Azelenë.

Mbijeton shpirti njeriut

Mbi sëmundjet tërsëllimë…

 

E me këngë pa ndikime

Me folklor sa më të pastër

Më vjen shpesh në dhomën time,

Vjen çdo ditë në Gjirokastër…

 

Na bashkon kënga dhe vargu,

Nuk na ndan dot largësia.

Na afron koha te pragu;

Interneti – ardhmëria…

 

Këngëtar, kompozitor

Dhe i flaktë atdhetar…

Çiftelian e vjershëtor

Agim Gashi – kosovar.

 

Të këndoft’ goja përherë

Malet, fushat po gërgasin:

Me shëndet qofsh e me nder,

Mal i këngës, Agim Gashi!

 

JORGO S. TELO (Jetëshkrimi dhe veprimtaria)

 

Jorgo Sofokli Telo, i lindur në 6 janar 1945 në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori.

E mbaroi rregullisht shollimin , duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.

Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare.

Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, revista “Pionieri”, më pas te gazetat lokale “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra” e “Policia pranë” , gjer te pasqyrimi i shkrimeve te veta publicistike te gazeta “Ylliria” në New York apo te gazeta e Tiranës: “Tema”; “Fjala”, revista “Obelisk” e “Tirana Observër”, duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër.

Këtu Jorgoja vazhdon të jetë aktiv ì papërtuar e prodhimtar.

Ka shkruar periodikisht publicistikë e letërsi të mirëfilltë dhe për gazeta të tjera rajonale.

Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike

Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave. Këto arritje erdhën duke u shumuar në lakoren kohore nga zjarrmimi krijues në vitet rinore të tij.

Mirëpo ironia e fatit ndikoi furishëm esdhe në filklesat e botimeve të mirëfillta si libërtë krijimeve të shumta që mbaheshin të daktilografuara në sirtar prej du-tre dhjetëvjeçarësh… Nuik binte dakort autori me subjektivizmat e redaktorëve që dinin vetëm të përcillnin pa argumente të mirëqena ose siç shprehet vetë shkrimtari: Kam trokitur në dyert e shtëpisë së vetme botuese qeë ishte asokohe që në fillim të vitit 1973. Një vëllim me tregime humoristike i kapërceu disa procedura dhe, u kthye për rishikim nga kryeredaktorei.

Të njëjtin fat patën dhe dy vëllime të tjera: njei me poezi për fëmijë, poezi që i botoionte revista “Pionieri” ose “Fatosi” dhe i kthente i jnjëjti person që kishte kapluar disa redaksi: “Trishtimin më të thellë e ndjeva kur dy shkriunmtarë të zëshëm të asaj periudhe për fëmijë e kishin bërë gati për botiminm vëllimin, e sërish i njëjti kryeradaktor e ktheu për të qenë më actual në trajtimin e temave kundër liberalizmit e këshrtu me radhë. E kur të thyhet zemra q1oftë fhdhe njëherë, nuk rrekesha të kujtoja as Tiranën, pa le entin botues…E dhimbshme por e vërtetë…”Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula).

Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika:

“Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004.

Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar”, kushtuar një kapedani zagorit në luftën e paepur ndaj hordhive osmane për çkrishterimin e popullatës Në po këtë vit botoi edhe romanin e parë “Hedhja e zareve”.

Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them”. Në të ai përmbledh gjëgjëza e poezi të shkurtralodruese për fëmijë.

Në vitin 2009 botoi librin ''Diloiada'' (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.

Ka mbaruar së hedhuri në kompjuter një vëllim me fabula e ka gati një vëllim me poezi të stilit “Hajku” si dhe një tjetër me novela e tregime e dy poema për fëmijë, por që mbeten hëpërhë dorëshkrime në sirtar për vështirësi mundësimi për botim e shtypshkrim.

Ndërkohë edhe si studius ka përgatitur përsiatjen e zgjeruar”E folmja zagorite porsi një flladitje” e të tjera dorëshkrime në miniaturë…Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut.

Pasionin për të kontribuar në fushën e letrave e ka të pareshtur edhe pse përballet me pengesat e ligshta që ì sjell sëmundja e rëndë prej vitesh, duke u kapur fort pas kurajës, sedrës e dhuntisë për të shkruar e sidomos te dashuria dhe respekti për jetën.

Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006.

Aktualish edhe pse sapo kapërceu 65 vjetorin e lindjes se vet është një mik i denjë i internetit dhe ka dy adresa Websiti në të.

Njeri ka adresen: www.jorgotelo.tk ; tjetri www.jorgtelo.com ështe ne riparim dhe ështe marrë përsipër për administrim e mirëmbajtje nga gjakovari Uke Zenuni me banim e punë në SHBA.

Dhjetra shkrime ka hedhur ne facebook e nuk resht së hedhuri.

 

Lisa e librave të botuar:

 

1) Evë, moj, si u gënjeve? – 1998 (Poezi)

2) Bubushi Dhe Dikushi – 1999 (Poemë – përrallë për fëmijë)

3) Babi keq mos të të vijë! 1999 (Poezi për fëmijë)

4) Verë dhe uthull (Fabula) 1999

5) Klithja e yjeve (Poezi) 2000

6) Humorpipereska (Epigrame) 2000

7) KUMTE DASHURORE (Lirika) 2004

8)Tingujt e shpirtit (Pozi- këngë) 2005

9) Sfidanti legjendar 2005 (Poemë)

10) HEDHJA E ZAREVE 2005 (Roman)

11) Mysafirët e Rinj të Çajupit (Fantareportazh) 2007

12) Kush i gjen, të lumtë i them! (Gjëegjëza) 2007

13) DILOIADA (Poemë) 2009

14) Fiksimet e paqme të moshës (Poezi e prozë) 2010

15) O MARGARITE, KU JE? (Novelë e vargëzuar) 2010

16) Bulëza dhe gogëlza (Vjersha për parashkollarë) 2011

17) Macja e braktisur (Poemë – përrallë) 2011

 

Janë disa dorëshkrime gati për botim.

 

Në vazhdim të traditës zagorite e përvojës vetiake në lëmin e folklorit, shkruan tekstet e këngëve të grupit isopolifonik “Tingujt e shpirtit zagorit”.

 

Këngët që përgatit i hedh në Yutoube, ku është regjistruar rregullisht.

 

Ka botuar te revista “Ylliria” New York.

Ka dwrguar tw gjitha librat e vet ate biblioteka e Federatës “VATRA”

Ka marrë pjesë me librat e botuara ne Panairin e librit te organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikanë në New York nëntor 2009.

Është intervistuar nga televizionet lokale dhe nga poete te diasporës.

Është intervistuar nga televizioni “ALBA LIFE” prej bashkëshortëve Qemal e Kozeta Zylo në banesën e vet.

 

Janë me dhjetra autorë të ndryshën brenda e jashte vendit që kanë dhënë mendime për Jorgon.

 

Po zgjedhim disa poezi nga vëllimet e botuara, veç dhjetra te tjera qe nuk i ka bootuar ende….



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora