E premte, 19.04.2024, 11:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Kundër emërimit të policit rumun si Shef i Departamentit të Policisë Speciale të EULEX

E premte, 29.04.2011, 07:59 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

 

Deklaratë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, është e shqetësuar thellë nga vendimi për emërimin e mundshëm të një zyrtari policor rumun për shef të departamentit të Policisë Speciale të EULEX në Kosovë dhe e vlerëson të papranueshëm një vendim të tillë.

Illyricum Libertas e përkrah plotësisht dhe pa asnjë rezervë qëndrimin e drejtë dhe parimor  të Lëvizjes VETËVENDOSJE, e cila e ka kundërshtuar fuqishëm këtë emërim.

Qeveria rumune duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë, ku policia e saj si pjesë e forcave ndërkombëtare i tejkaloi dukshëm kompetencat duke vrarë dy dhe plagosur me qindra demonstrues paqësorë në qendër të një kryeqyteti europian. Ajo duhet të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës për këto krime dhe të bashkëpunojë me OKB-në për të zbardhur plotësisht ngjarjen tragjike në fjalë.

Gjithashtu, emërimi në këtë pozitë të lartë i një shtetasi të një vendi që përkrah pozicionin serb dhe nuk ka qëndrim pozitiv madje as neutral në çështjen e statusit të Kosovës,  përbën një element shtesë që e bën krejtësisht të papranueshëm emërimin e zyrtarit në fjalë.

Kërkojmë nga BE dhe EULEX në Prishtinë që të revokojë këtë vendim, kurse nga prezenca e BE-së në Shkup që të këshillojë partnerët e vet në Prishtinë në lidhje me çështjen në fjalë.

 

Tetovë/Oaeneum

29.04.2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora