E shtune, 20.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXVIII)

E enjte, 28.04.2011, 07:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIVIII)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Në shtëpinë ku na vendosi Dul Asllani qëndruam vetëm tri ditë sepse në ndërkohë, për të mos u bërë, barë e Zyrës së Kosovës në Tiranë, e cila kishte mjaft probleme rreth koordinimit të punëve politike, mesë Qeverisë në egzil dhe kryesisë së LDK-ës në Kosovë, si dhe rreth rrahatimit të familjarëve të Liderëve të LDK-ës. nëpër shtete Evropiane. Vendosa të ia bëjë një telefonat, një miku në Zvicër të quajtur Xhafer Syla, duke u kërkuar ndihëm.

Xhaferi më rekomandoi të shpërngulem te një mik i tij të quajtur Luan Kabo. Me qenë se i ati i Luanit kishte qenë Shkrimtar. Përmes shoqatës së shkrimtarëve, lehtë ia gjeta shtëpinë. Me që Xhaferi përmes telefonatës, kishte marrë pëlqimin e kësaj familje, për qëndrimin ton te ata. Na pritën me ngrohtësi, kjo familje kishte katër anëtar: Sylejman Kabo me bashkëshorten e tij, dhe luani me nusen e tij. Prejardhjen e kishin Dibranë. Njëri vëlla i Sulos ishte hero i rënë si Partizan me nam, në LNÇ-re të Shqipërisë. Ditët kalonin duke pritur, kurë Xhaferi do të ia dërgonte parat Luanit, për rrugëtimin tonë drejt Zvicrës. Ashtu si ishin marrë vesh Xhaferi me Luanin. Aty ushqeheshim, flinim dhe ndiheshim si në shtëpinë tonë. Nëse ndonjë herë do të hanim bukë në qytet, merrnim kritika nga e ëma e Luanit, duke na thënë; Pse keni shpenzuar para?, ja unë kamë përgatitur bukë për ju, neve i kemi shumë borq  Xhaferit për kujdesin e tij ndaj Luanit, gjerë sa ky ka qëndruar në Zvicër. E ju jeni miqtë e tij.

Edhe këtu hasëm në një mikpritje vëllazërore, të ngrohtë si në familjen e Dul Asllanit në Shtoj të Ulqinit. Me përjashtim se këtu një anëtar i familjes dallonte nga anëtarët të tjerë e ky ishte Sylejman Kabo. I ati i Luanit. Gjer sa anëtarit të tjerë ishin adaptuar me Demokracinë Evropërëndimore. Sula si e quanin kolegët e tij, kishte ngelur mes dy vizioneve. Herë ishte dhe deklarohej Eurodemokrat, herë Socialist-Enverist.

 Me të kaluar ditët, nga se Xhaferi paksa u vonua rreth dërgimit të parave, për rrugën tonë. Unë fillova të mërzitem, sepse nuk e kishim lehtë të jetonim si parazit në një familje, si nuk kishim as farë e as fis, pa kontribuar kur një send. Kësaj mërzie i kontribuonte edhe Suloja, me provokimet e veta. Sigurisht nga se i shkonte mendja se Xhaferi nuk do të na i dërgoj lekët, si i kishte premtuar. Kështu që në biseda e sipër, vazhdimisht mi theksonte të bëmat jo njerëzore të ushtarëve të Xhafer Devës, gjatë luftës e dytë botërore. Pastaj, se Serbët s’mund të jenë aq të këqij sa themi ne Kosovarët. Me që e kanë një muzikë aq të bukur si dhe neve Shqiptarët e Shqipërisë, nuk do të u ndihmojmë juve, nëse eventualisht hyni në luftë me Serbinë dhe se Shqipëria nuk ka kurfar armatimi. Përpos do taksave të ndryshkur dhe pushkëve po ashtu të ndryshkura. Me qenë se këto biseda ishin gati të përditshme edhe kur i vinte ndo një mik, nuk e lente pa e pyetur; tregoi këtij mikut, nëse hynë në luftë kundër Serbisë, a do tu ndihmonim ne. Ata thoshin; Jo pse të u ndihmonim.

Një rast një Artisti të shquar të krijimit të veprave artistike me fije kashte. Me gjasa ishte i vetmi në Shqipëri, për këtë lloj arti dhe se eksponatet e veta i kishte ekspozuar edhe në Amerikë. Kishte qenë i ftuar edhe te Mehmet Shehu. I a shtrova pyetjen; po nëse Shqipëria hynë në luftë me ndonjë shtet, a do të luftoni, bile atë ta mbroni?. Ai më pyeti; me kë për shembull?. I thash po me Italinë apo me Greqinë. Ti qenke i marr, më tha; po Italia me dymijë çupa me miniqa, ta merr Shqipërinë skaj më skaj. Nga kiameti fillova të qeshi me zë.

Edhe unë edhe Bekimi, mërziteshim aq shumë nga ky lloj jete në pritje dhe nga ngacmimet e Sulos, sa donte me më plasë zemra. Dola te sheshi i Tiranës dhe u ula në një bankë të thjeshtë, pran përmendores së Skënder Beut. Duke shikuar përmendoren, vërejta se në anën e majtë e kishte të varur në bel një topuz me gjemba. Si në agoni fillova të përshpëris vetë më veti. Pse nuk ringjallesh o Skënder Be, e me atë topuzin tënd të u biesh kokës shqiptarëve. A po e shef se sa qenkan prishur. E ne të gjorët, në kthetrat e korbave nga Karpatet, fantazonim për ndihmën e madhe si do të na e bënte Shqipëria.

Ashtu i ulur në atë bankë nën përmendore, i vërshuar nga nervoza, në një gjendje tepër të rëndë shpirtërore, herë në vetëdije her në nëndije. Një kalimtar i rastit më kishte vërejtur dhe me pyetjen e tij për leje për tu ulur pran meje, më zgjoi nga ëndrra e keqe për së zgjuari. Por mendimi se ky nuk do të jetë një engjëll mirëbërës, por edhe më, do të ma rëndonte shpirtin, duke mi përsëritur refrenet e Sulos dhe shokëve të tij. Edhe pse nga mirësjellja i thash, mundë të ulesh, aspak nuk u gëzova:

-                           Or Kosovar, a mundë të ulem pranë teje?

-                           Po ore mundë të ulesh, pse jo, ky është vend publik, u takon të gjithëve.

-                           Pse je mërzitur kaq fort, çfarë derti ke? (sigurisht kishte vërejtur se jam nxirë në fytyrë nga mërzia)

-                        Po si të mos jam mërzitur or vëlla?, kur ne atje të robëruar nga Serbi , me dekada kemi ëndërruar, se Shqipërinë e kem një Nënë e cila do të bënte çmos për neve, që një ditë të lirohemi dhe të i bashkohemi trungut. Tani këtu ballafaqohemi me një realitet krejtësisht tjetër, krejtësisht të kundërt me atë për çka kemi vuajtur burgje të gjata dhe sakrifica nga më të ndryshmet.

-                      Po më kjartëso pak më mirë, se çfarë të mundon?.

-                      Më mundon, sepse për çdo ditë ma mbajnë në frymë, veprat e këqija të Xhafer Devës. Sikur Shqipëria të mos ketë pasur telashe tjera gjatë luftës së dytë botërore, por vetëm këtë ngjarje. E kjo vetëm sa e thellon gërminen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të cilën me dekada e ka thelluar, politika Sllavo-komuniste e Jugosllavisë. Pastaj, më thonë se nëse hyjmë në luftë kundër Serbisë, Shqipëria nuk do të na ndihmoj. Më thonë se Shqipëria nuk ka armatim, përpos disa taksave të ndryshkur dhe do pushkëve po ashtu të ndryshkura.

-                      Jo or vëlla, s’ke përse mërzitësh, sepse nuk është ashtu!. Xhafer Deva i ka pasur diku rreth katërqind ushtar, nuk ka mundur ta torturoj gjithë Shqipërinë. Si që është zmadhuar. Diversantët partizan, ia vriteshin disa ministra dhe një ditë për tu hakmarrë Xhafer Deva i ka urdhëruar të bëjnë represalie në popull dhe ajo ka zgjatur vetëm një ditë. Këtë gërminë si thua ti, qëllimisht e thellojnë Socialistët jugor sepse bashkimi i Kosovës me veriun e Shqipërisë do të u a rrezikonte mundësin për ta mbajtur pushtetin në duar të veta. Për sa i përket ndihmës së Shqipërisë në rast lufte, as ajo nuk është në duart e individëve, duan apo nuk duan. Shqipëria është shtet, dhe shteti e bënë mobilizimin masiv. Atëherë nuk të pyet kush, se a dëshiron me shkua në luftë apo jo.

Sa i përket armatimit, të paskan gënjyer keq, unë jam ushtarak dhe këtë punë e dijë shumë mirë. Armët si duken, janë vetëm armë si ushtarët kanë bërë ushtrime me to. Edhe mund të jenë paksa të ndryshkura. Por në Shqipëri ka shumë depo nëntokësore, ku ka armë me bollëk. Në kohën e Enver Hoxhës, ka qenë e llogaritur. Që për çdo banor të rritur, që mund ta kapja armën, ta ketë atë. Por edhe një herë aq, për bashkëkombësit nga Kosova. Nuk janë ku ta diejsh se sa moderne, por megjithatë janë armë. Ka pushkë automatike, mitraloza, topa pa dridhje, murtaja krahu, topa për distanca të gjata dhe të shkurtra, minahedhëse 120 mm, bomba dha shumë eksplozivë. Këto të gjitha bëjnë punë në luftë nëse ka vullnet.

-                           Po ku i dinë të gjithë këto, a vërtet je ushtarak?.

-                           Po! Jam ushtarak, oficer.

-                           Çfarë grade ke?.

-                         Në ushtrinë tonë nuk ka grada, radhitemi sipas posteve. Por sipas postit që e ushtroj do isha me gradë Majori.

-                      Or burrë. ti nuk zënke vetëm një Major i nderuar, por edhe engjëlli i imë shpëtimtar, më shpëtove nga çmendja buzë cilës kisha arritur.

Pas bisedës me këtë njeri, tani më nuk i a varja veshin provokimeve të Sulos. Kryesorja, anëtarët të tjerë të kësaj familje, ishin shumë vëllazëror dhe të arsyeshëm. Tani e kishim shumë më lehtë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora