E premte, 29.03.2024, 11:55 AM (GMT)

Kulturë

Miss John Travolta

E merkure, 31.01.2007, 07:37 PM


I famshëm, seksi, gazmor. Aktori rikthehet në "musical" "Hairspray" në rolin e një shtëpiakeje në moshë madhore dhe tregon çfarë torture është të kërcesh me taka të larta dhe të holla


Kanë kaluar pak a shumë 30 vjet pas debutimit të ----të "Ethet e të shtunës mbrëma" (në vitin 1977) dhe "Grease" (1978) dhe John Travolta rikthehet në gjininë e tij, në atë që e bëri të famshëm në kinema, në "musical". Dhe e bën duke interpretuar një personazh femëror të përgjithshëm, përtej linjave dhe mbipeshës, Edna Turnbland, në xhirimin e ri e "Hairspray" (kulti i John Waters në 1988), i cili është gati për daljen e tij në Toronto. Një rol, ai i Edna-s, e bëri të famshëm tranvestitin Divine në filmin e Waters. Divine, mishërimi i shpirtit të anarkistit dhe "camp" të regjisorit gay të Baltimore, vdiq një vit më pas. "Hairspray" ishte filmi i tij i fundit. Një rol i dhënë në teatër nga Harvery Fierstein ku dhe ai ishte një homoseksual i deklaruar. Mos ndoshta Travolta, me biseksualitetin e tij që shpesh është përfolur, po heq një kënaqësi të fshehtë? Nuk mund t‘ia kërkojmë një gjë të tillë. Në xhirimet e filmit në Toronto (filmi i "New Line" drejtuar nga Adam Shankman, do të dalë në SHBA verën e ardhshme), Travolta duket i rraskapitur në fund të mësimeve të kërcimit mbi notat e këngës të finales së madhe, "You Cant Stop the Music", përkrah aktorëve të tjerë që marrin pjesë në film, ku mes tyre janë Michelle Pfeiffer dhe Christopher Walken. "Ka qenë fantastike", thotë Travolta, aktori 52-vjeçar, i cili është ikona e Hollivudit që kur u prezantua nga Tarantino me "Pulp Fiction" (në vitin 1994). "Shpresoj të kem krijuar energji dhe kënaqësi mbi skenë, por nuk e di se çfarë figure kam bërë", thotë ai. Aktori është akoma i fshehur poshtë maskës trupore të Edna-s, një truk me make-up, i cili kërkon të paktën një impenjim prej 4 orësh çdo ditë, përveç mbushjes së trupit me filtër dhe me silikon, të cilat e bëjnë të panjohur. "Kisha dëshirë të paraqisja një Edna seksi dhe shumë të vërtetë, jo një "drag queen" prej pavijoni", thotë aktori. Edna, e cila është e martuar dhe jeton e lumtur me Wilbur Trunblad (Christopher Walken), është nëna e adoleshentes Tracy (19-vjeçarja Nicole Blonsky), një vajzë e shëndoshë, e cila së bashku me miken e saj Penny (Amanda Bynes) ëndërrojnë të marrin pjesë në "Corny Collins Show", një spektakël i stacionit televiziv në Baltimora në fillim të viteve ‘60. Michelle Pfeiffer është Wilma e keqe, pronarja e televizionit dhe nëna e Amber-it (Brittany Snow), vajzës së dobët dhe perfekte. Queen Latifah dhe Motormounth Maybelle, janë pronare të një dyqani disqesh, nënë single dhe DJ. Përshtatur po në të njëjtën Baltimora të filmit paraardhës, filmi i ri "Hairspray" i ka rikrijuar skenografitë në rrugët e Torontos, në Kanada, dhe në teatrot e fotografive "Shwline". Në skenën ku marrin pjesë Travolta-Edna, kërcen i shfrenuar me Walken dhe një me grup të rinjsh, të bardhë dhe të zinj, që janë veshur me veshje të mëdha si ato të viteve ‘60. Nuk ka qenë e lehtë ta bindje Travoltën, i cili për të pranuar rolin në një set filmi merr 20 milionë dollarë. "Është dashur me të vërtetë shumë ‘grease‘ (dhjam, vaj, yndyrë) për t‘u futur brenda në këtë ‘tigan‘", pohon aktori, parë së fundmi në filmin "Be Cool" (vazhdimi i "Get Shorty").

Ju keni thënë gjithmonë që ju pëlqen një lloj "musical". Përse hezituat me "Hairspray"?

Nuk e kuptoja përse producentët kërkonin një mashkull në pjesën e Edna-s. Producentëve Craid Zadan dhe Neil Meron u kisha thënë jo, por kur më ofruan pjesën që bëri Richard Gere në filmin "Chicago", u gabova dhe jam penduar shumë. Atë më kanë shpjeguar që një burrë që reciton një grua zbret në traditën e teatrit grek dhe në fundin e Shekspirit. Uau…, thashë! Por i paralajmërova që nuk do të jetë e lehtë: dua një gjoks të madh, vithe të shëndosha dhe një jetë strikte, njësoj sikur Sophia Loren të shëndoshej 100 kg, ose Anita Ekberg! Dua që Edna të jetë një femër e paparë, një femër që ka qenë shumë e bukur në kohën e vet, që tani është plakur dhe është shëndoshur, por që në mendjen e saj vazhdon të jetë e gjatë dhe e dobët. Doja që të ishte një femër shumë tërheqëse nga ana fizike dhe mjekra ime të mos dukej asnjëherë. Vetëm kështu mund ta kisha bërë.

Pra ju keni kontribuar në pamjen e Edna-s?

Sigurisht, kam punuar së bashku me kostumieren e filmit dhe ekspertin e "make-up"-it dhe gjithçka e kam zgjedhur unë: çdo pjesë stofi për veshjet, parukat dhe këpucët me taka larta të holla.

Në fund Edna është një femër popullore?

Është e vërtetë, si unë. Për këtë i thosha regjisorit dhe producentëve: më dëgjoni mua, që vij nga shtresa borgjeze e ulët punëtore e Nju-Xhersit. Ju vini nga "Beverly Hills", apo nga Boston. Njerëzit e shtresës time adhuronin femra si Sophia Loren, Elizabeth Taylor, Anita Ekberg, jo Zsa Zsa Gabor. Edna është si tabakaja e "Amarcord", jo si Giulietta Masina. Kini besim tek unë për Edna-n. Nuk do të ketë as pupla, as tafta!

Kur në "Hairspray" këndoj "Big, Blond and Beautiful", vesh një fustan me kuadrate që të kujton Merilyn Monroe; vrapoj nëpër korridor dhe kërkoj të josh burrin tim.

Jeni ndjerë seksi si një femër?

Edna ndihet seksi, ka një trup që të kujton menjëherë se ajo dhe i shoqi kanë një jetë seksuale të shëndetshme dhe aktive. Nuk doja të bëja tekanjozen e moshës së dytë. Është më argëtuese të shikosh një femër e cila është e bindur se është shumë e dobët, kur në fakt është një fuçi.

Ju dukeni sikur keni ende një energji të madhe…

Recitimi, fluturimi, familja më bëjnë të ndihem i mbushur plot me pasion (është i martuar me aktoren Kelly Preston dhe ka dy fëmijë, Jett 14 vjeç dhe Ella Bleu 6 vjeç). Zhytem në punë dhe në aktivitetet e mia me entuziazëm, jam vetvetja për gjithçka. Nuk bëja një "musica" që prej 29 vjetësh dhe po vdisja nga dëshira për të bërë një tjetër. E adhuroj "musical", është një art tipik amerikan. Për mua "musical" është Amerika.

Çfarë keni ndjerë kur keni veshur geta dhe taka të larta?

Marrje mendsh. Është një dhimbje e tmerrshme. Nuk e di se si bëjnë femrat për të qenë… femra. Kujtoj sforcimet që bënte nëna ime kur vinte zhartierin, vishte korsenë, reçipetat, ku më pas i mbeteshin edhe shenjat në kurriz, nuk e kuptoj se si ja bënin atëherë femrat. Po të kërcesh me taka… është një vuajtje. Më kanë bërë këpucë me porosi, sepse e kam këmbën e madhe dhe zgjodha një takë mesatare meqë jam i gjatë. Më në fund, me taka jam më i gjatë se Walken. Për fat të mirë jam rritur mes femrave: me nënën time, tri motrat, më pas me bashkëshorten time, vajzën, koleget e punës në "show-bussines". E di se si lëvizin, si ecin, si kërcejnë dhe i kam imituar.

Ju folët për këtë "rimake" me John Water?

E kam thirrur dhe i kam kërkuar disa gjëra. I thashë që nuk do të kërkoja mashkullin tek Edna, por femrën. Ai më tha që ishte i lumtur që dikush do ta çonte historinë e saj në një dimension tjetër. Shou i Broduei-t kishte qenë një surprizë e këndshme për të, por ky film është shumë më shumë.

Nga "Ethet e të shtunës mbrëma" te "Pulp Fiction" dhe të tjera, cila është fija që i lidh filmat tuaj?

Është kultura pop, popullore dhe mesa duket është kultura ime e fortë. Ndoshta sepse është kultura në të cilën unë jam rritur.

Karriera juaj nuk resht së pushuari. Cili është sekreti?

Kam shansin që akoma kërkohem në një moshë ku shumë aktorë të tjerë fillojnë të shkëputen nga karriera. Filmat e mi të fundit kanë pasur sukses të madh dhe më duket e çuditshme që vazhdojnë të qëndrojnë në krye aktorët e rinj. Nuk shqetësohem për të ardhmen time, kam shumë gjëra në kokë, por pas 30 vjetësh karrierë është shpërblyese të ndihesh përsëri i dëshiruar. Është bukur të ndihesh i domosdoshëm në moshën 52-vjeçare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora