E shtune, 20.04.2024, 06:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Nazmi Demishau: Kritikë librit "Shqiptarët e Amerikës" me autor z. Vehbi Bajrami

E enjte, 28.04.2011, 07:42 PM


GAZETARI I “MADH” NË GJUETI PËR PESHQI TË MBËDHENJ”

 

Kritikë librit "Shqiptarët e Amerikës" me autor z. Vehbi Bajrami

 

Nga  Nazmi Demishau

 

Nuk ka libër që del nga shtypi dhe që nuk i nënshtrohet “torturave” të

kritikut letrar ose të rëndomtë që aty-këtu, duke e lexuar një libër,

ka gjasa që të hasin në të dhëna të gabuara, qofshin ato, të

evidentuara aty me ose pa qëllim dhe dalin me reagime e

vërejtje,siç’po bënë edhe autori i këtyre rreshtave lidhur me librin

“Shqiptarët e Amerikës”, me parathënie të Ismail Kadaresë, autor i të

cilit është z. Vehbi Bajrami. Fatkeqësisht, mund të thuhet se për

shumë shqiptarë nocioni “kritikë” nënkuptohet ose mirret vetëm si

ofendim dhe jo si një akt përmirësimi ose veprim pozitiv, nga i cili

mund që të përfitojë, jo vetëm lexuesi por edhe vetë autori i librit,

të cilit i referohet kritika ose fundja, një reagim si ky që po bëjmë.

Një akt ose një veprim i tillë, jo vetëm që duhet të inkurajohet por

edhe të përgëzohet sepse, sipas mendimit tim, kritika, e nisur, jo nga

smira, nga xhelozia dhe interesi personal por e sinqertë dhe e paanë,

ajo është e dobishme edhe për autorin, të cilit i referohet ajo.

 

Ky fenomen, është fjala për kritikën e sinqertë, ka gjetur prehje në

botën e civilizuar veçmas në atë demokratike, kurse tek shqiptarët

fatkeqësisht ajo ende nuk praktikohet dhe nuk pritet në nivelin dhe

mënyrën e duhur, respektivisht të drejtë. Kritikët letrarë shqiptarë,

kur bëjnë analizën e ndonjë vepre, për autorin zakonisht shkruajnë

vetëm fjalë miradie. Pastaj, kur ky “kritik letrar” del me ndonjë

libër të vetin, kritikët të tjerë (“letrarë” që thoni ju), pa u

kursyer fare, shkruajnë për “suksesin e madh” që ka arritur dalja në

dritë e këtij apo atij libri; i filan apo fallan autori. Pra,

shkruajnë e flasin, kur thotë populli; si bozaxhiu për hallvaxhiun dhe

anasjelltas…

 

Në qoftë se një kritik letrar, një reagues ose thjeshtë një kritikues

që mund të ketë ndonjë vërejtje ndaj një libri, ndaj një artikulli ose

ndaj ç’farëdo materiali a punimi që del nga shtypi ose në internet,

është e drejtë apsolute e çdo personi që, të bëjë analizën dhe lirisht

ta shprehë mendimin ndaj atij materiali ose, bje fjala, ndaj një

organizate, ndaj një instituti etj. Megjithatë, kritiku gjithmonë

duhet që vërejtjet e tij t’i mbështsë në fakte të pakontestueshme. Në

të shumtën e rasteve, pala ose individi që është cekur ose është

kritikuar për veprimtari jo të mirë, të gabuar ose destruktive, në

vend që të jetë mirënjohës, të falënderohet, të mësojë nga ajo dhe,

ç’është më e rëndësishme të përmirësohet, ai i spref brinjat e demave,

pra, duke u kërcënuar dhe duke demonstruar forcën se është i gatshëm

për dyluftim. Kështu ndodhi në shkurtin e vitit 2004 me rastin e

promovimit të librit “Mes Dy Zjarresh”, autor i të cilit është edhe

autori i këtyre rreshtave dhe i këtij reagimi.

 

Libri që përmendëm, doli nga shtypi në dhjetor të vitit 2003. Ai u

shpërnda në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovë e diasporë. Promovimi i

tij i parë u bë në lokalet e “Lidhjes të Shkrimtarëve”, në Tiranë.

Lidhur me promovimin shkruajti gazeta tiranase ”55”.

Xhelozat dhe smirëmëdhenjtë pastaj e bojkotuan. Me sa duket, bojkotimi

ndodhi për dy arsye:

 

1. Se autori i librit “Mes Dy Zjarresh” nuk është ndonjë intelektual i

kalibrit të “madh” të tyre, shumica e të cilëve janë “dekoruar” ose

mbajnë tituj të mbëdhenj mendermethon si: doktora, profesora,akademikë

etj., sakaq, nuk e shohin të arsyer që, këta goxha intelektualë të

mirren me shkrime të një ish mësuesi, të një emigranti prej më se

katër dekadash.

 

2. Një numër prej tyre, mbase e kanë lexuar librin “Mes Dy

Zjarresh”osepo, kanë dëgjuar, thënë më mirë, ndonjë tjetër, për t’i

diskurajuar që të mos e lexojnë, i ka fryer në vesh se aty kritikohen

“koka të mbëdhaja” intelektualësh mendermethon si: i pakrekshmi

akademik Rexhep Qosja, pastaj, që thoni ju, aty janë kritikuar

vëllazërit Dr. Nuhi dhe Dr. Agim Vinca, Dr. Prof. Ali Aliu, udhëheqës

politik si: Hashim Thaçi etj., etj. Dikujt, mbase i është kritikuar

një mik a një familiar sakaq, i është shtrembuar dhe e ka vrarë samari

dhe kështu mbase i kanë diskurajuar edhe ata të cilët kanë patur

dëshirë që ta lexojnë librin “Mes Dy Zjarresh”. Disave pastaj, (si ca

prapanicëlëpirësve të pacipë), indinjata iu shndërua në ankth e

urrejtje, të cilën e manifestuan duke e penguar fizikisht promovimin

elibrit aty ku i takonte, aty pra, në lokalet e Shtëpisë të Kulturës

pranë Fondit të Përbashkët Shqiptar, në Paterson, New Jersey. Rreth

këtij incidenti të pa skrupullt, shkroi edhe gazeta “Illyria”. Një

tjetër po (goxha “patriot” ky, që the ti) në kafenenë e z. Xh. Zh., iu

kërcënua autorit se do t’ia hidhte çajin e nxehtë në fytyrë, sipas

tij, për “të pavërtetat” që autori i librit “Mes Dy Zjarresh” ka

sjellur në atë libër.Eh! Ç’ti bësh! Punë shqiptarësh këto!

 

Nisur nga sa u tha më sipër, me keqardhje duhet ta pranojmë se

shqiptarët ende nuk e kanë arritur civilizimin edhepse pretendojmë se

gjoja jemi popull i civilizuar. Vetëm Zoti e di se sa do të vazhdojmë

kështu. Veprimet, ca nga ato do t’i sjellim në këtë punim, qartë

dëshmojnë se jemi largë civilizimit. Sa për demokratizimin e vërtetë

të shqiptarëve, në mos më tepër, të paktën për disa dekada as që mund

të flitet. Tek shqiptarët, demokracia po, ekziston! Ajo ekziston në

letër por jo edhe në praktikë. A nuk ekzistonte ajo (në letër) edhe në

kohën e monizmit? Për më se katër dekada, a nuk na shurdhuan papagajt

e komunizmit në radio e television, nëpër tubime mitingjesh dhe biseda

konaqesh se gjoja, në Shqipëri “praktikohet” demokracia e vërtetë? Për

afër gjysëm shekulli, a nuk ekzistonte në Shqipëri “Fronti

Demokratik”? Megjithatë, ne e dijmë vallë se kush e themeloi dhe kush

e udhëhiqte atë...

 

Haj se, për një çast, të orvatemi dhe të pretendojmë se gjoja do t’i

"harrojmë" të gjitha këto që kanë ndodhur gjatë periudhës diktatoriale

të komunizmit dhe të koncentrohemi që të shikojmë vetëm përpara por, e

keqja është se shqiptarët, as këtë nuk janë duke e bërë. Edhe sot e

tërë ditën, shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi a në

Maqedoni, vazhdojnë me të njëjtin avaz.

 

Paçka se në librin “Mes Dy Zjarresh” na qenka kritikuar Rexhep Qosja.

A nuk është vallë kritika një mësim? Apo, sipas ca trushpërlarëve, nuk

na qenka me vend që z. Qosja, ky goxha akademiku, të mësuaka nga një

mësues i thjeshtë? Po ky “mësues i thjeshtë” a nuk mundet që ta ket

gabim dhe të pavend kritikën? Pse vallë ky goxha akademik (R. Qosja)

që thoni ju, nuk reagoi kundër kësaj kritike? Pastaj, vetë Rexhep

Qosja, në librin e tij “Strategjia e Bashkimit Kombëtar”, a nuk e

citon Weber-in i cili, për autorët e librave me renome ndërkombëtare

ka thënë se, “…janë aq të mbëdhenj sa që nuk kanë frikë se do t’i ulim

ose do t’i poshtrojmë”?

 

Nisur nga ky aspekt, lirisht mund të konkludohet dhe të thuhet se

libri “Mes Dy Zjarresh” kritikët letrarë i gjeti në gjumë, me gojë të

mbyllur dhe lapsa të thyer. Dhe jo vetëm aq. Ai i gjeti në gjumë shumë

intelektualë e kritikë letrarë por jo edhe smirëmbëdhenjtë,

gjysëmanalfabetat, xhelozat, egoistat oportunistat, karieristat dhe

për të gjithë ata për të cilët flitet aty.

 

Për të mos u fituar përshtypja e gabuar, duke u nisur nga fakti se unë

nuk jam ndonjë kritik letrar, duhet shënuar se unë mes këtij punimi a

reagimi, sido që ta quajmë, vetëmse e shfaq indinjatën time ndaj

mungesës së profesionalizmit dhe etikës gazetareske të një gjoja

gazetari (është fjala për autorin e librit “Shqiptarët e Amerikës”,

z.Vehbi Bajrami), i cili, si që mund të vërehet, ka ditur të gjejë

shumë të dhëna e informata ndaj shumë individëve, organizatave,

klubeve e fondacioneve, duke mbushur faqe e faqe të tëra për një

individ ndërsa, Fondin e Përbashkët Shqiptar, jo vetëm që e përmend

kalimthi, ashtu përkitazi, por atë e bënë me të vetmin qëllim sa për

t’ia shtuar edhe një “aftësi” biznismenit të suksesshëm të cilin e

interviston dhe na njofton se sapo “…na qenka zgjedhur Kryetar i këtij

fondacioni” (lexo: Kryetar i kësaj organizate pra, i Fondit të

Përbashkët Shqiptar).

 

Autori, duke mos e përfillur domethënien e vetë emrit të organizatës

Fondi i Përbashkët Shqiptar, me ose pa qëllim, ai e lokalizon dhe

emargjenalizon atë në një “fondacion” ku tubohen vetëm bashkatdhetarë

nga Maqedonia. Ç’është e drejta, kjo pjesërisht është e vërtetë por,

aishte ky qëllimi i themelimit të Fondit të Përbashkët Shqiptar? A

është kjo Platforma mbi të cilën është apo, thënë më mirë, duhet që të

jetë e mbështetur që të veprojë kjo organizatë patriotike e kombëtare?

Pastaj, shprehja, e cituar më sipër, a është në të vërtetë shprehje e

të intervistuarit apo e atij që është duke zhvilluar intervistën? Kjo,

për ne mbetet një enigmë. Mbetet mister sepse, autori i librit

“Shqiptarët e Amerikës”, nuk e sqaron atë as verbalisht e as me

shkrim.

 

Ende pa e lexuar librin, fitohet përshtypja se, për ta marrë një task,

për ta realizuar një detyrë kaq të rëndësishme, duhet kohë, punë dhe

përkushtim e, autorit të librit në fjalë, asnjë nga këto nuk i ka

munguar. Duke u nisur nga parimi se libri nuk duhet të gjykohet nga

kopertina, u angazhova që ta lexoj me vëmendje e përkushtim. Kjo nuk

është krekosje por, librin e kam passion. Librin e dua, pa marrë

parasysh tematikën ose axhendën që autori orvatet që të paraqesë mes

tij.

 

Duke e lexuar librin “Shqiptarët e Amerikës”, aty gjeta informata dhe

të dhëna të vyeshme dhe me shumë interes. Njoha njerëz të profileve të

ndryshme, ca prej tyre i kam njohur edhe më parë por, mësova edhe për

shumë të tjerë që nuk i kam njohur a dëgjuar ndonjëherë, si: afaristë

të ndryshëm, biznesmanë të siksesshëm, inzhinierë, doktorë e

profesorë, ushtarakë, kontraktorë pullazesh e ndërtimtarie, klube,

shoqata, organizata bile, edhe fondacione. Njoha figura me të kaluar

të ndritur historike e kombëtare. Mësova se si shumë emigrantë

shqiptarë, të shtyrë nga patriotizmi i tyre i flaktë, secili sipas

mundësive të veta, i kanë kontribuar çështjes ose kauzës tonë

gjithkombëtare, e të tjera, e të tjera.

 

Që ta shohë dritën një libër kaq i vëllimshëm, nuk ka dyshim se është

dashur shumë punë e përkushtim. Sa i përket etikës së shpenzimeve, a e

ka bërë autori me shpenzimet e veta apo të “Ylliria”-s, për ne kjo nuk

ka rëndësi dhese ky nuk është preokupimi i jonë. Por, duhet theksuar

se për ta kompletuar një libër si ky, duhet kohë, udhëtime të shumta;

nga vendi në vend dhe, si që duket, autori ka ecur. Ai i ka rënë kryq

e tërthor Amerikës; Veri-Jug, Lindje-Perëndim.

 

Brezat që vijnë, duke e shfletuar këtë libër, do të kenë një tabllo,

pra, do të fitojnë një koncept pozitiv ndaj mërgatës shqiptare të

Amerikës. Do të mësojnë se shqiptarët, edhepse kanë jetuar e punuar

jashtë vendlindjes së tyre, ata nuk janë kursyer për ta dhënë

kontributin e tyre në të mirë të atdheut të tyre pra, në të mirën e

Shqipërisë. Ma merr mendja dhe dëshiroj të besoj se, si çdo gazetar,

me kuptimin e plotë të fjalës, edhe autori i librit “Shqiptarët e

Amerikës”, z.Vehbi Bajrami, është orvatur që të dhënat që i ka

evidentuar aty, t’i marrë nga burime të sigurta, t’i dëgjojë ato, si i

thonë anglisht “from the horses mouth”. Domethënë, nga persona

kompetent duhet që t’i grumbullojë të dhënat si: biografitë, sukseset

individuale që kanë arritur persona të ndryshëm, aktiviteti dhe

kontributet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare, angazhime

konkrete financiare, si në anëtarësi ashtu dhe në kontribute të

ndryshme, etj. Sakaq, do të dëshiroja madje që edhe të dhënat të

evidentuara në këtë libër, të gjitha të ishin të sakta. Me këtë, nuk

pretendojmë të themi se aty nuk ka asgjë të vërtetë sepse, një gjë e

tillë do të ishte absurde por, lidhur me disa nga ato të dhëna që për

mua janë personalisht të njohura sepse unë vetë i kam përjetuar gjatë

këtyre katër dekadave në mëgrim dhe gjatë angazhimit tim në çështje

shoqërore-organizative në Fondin e Përbashkët Shqiptar prandaj, sikur

më ngjallet dyshimi ndaj vërtetësisë së tyre.A mund të konkludohet

kështu dhe, në qoftë se po, pse? Mund të thuhet kështu sepse, autori

në këtë libër, të dhënat që evidentohen aty, ka

gjasa që të jenë të vërteta por, për fat të keq, ai na sjell edhe të

dhëna të cunguara, bile, bile, mund të them edhe të pa verifikuara.

Kjo ka ardhur si pasojë e asaj që informatat ose të dhënat janë marrë

nga individë jokompetent, të cilët nuk dijnë gjë fare, dijnë fare pak

ose nuk dijnë aq sa duhet rreth organizatës. Kryetari i Fondit të

Përbashkët Shqiptar për shembull, i painformuar sa duhet rreth

organizatës, të cilën pretendon se e udhëheq megjasë, ka dhënë ca

informata, ashtu si ia ka prerë mendja atij dhe gazetari që e

interviston pastaj, i përmbledh dhe i gjesh ato në një periudhë me 33

fjalë. Ç’është më e keqja, me ato pak fjalë që ka thënë Kryetari

lidhur me organizatën që ai e “udhëheq” (përçka dyshoj se ato janë

fjalët e tij), është ulur deri në mospërfillje rëndësia e

institucionit që ai e përfaqëson. Sakaq, pa droje mund të konkludohet

se në librin “Shqiptarët e Amerikës”, janë intervistuar persona tek të

cilët autori ka nuhatur xhepa të fryrë. Ka intervistuar edhe individë,

tek të cilët, për të fituar publicitet, paraja nuk është çështje.

Njerëz të tillë përfitojnë nga rasti për t’u treguar se sa “patriota”

janë. Kjo çështje na bënë të mendojmë që ekspeditën e këtij gazetari

të “madh” ta shikojmë paksi me dyshim e skepticizëm poqese misioni i

tij ka qenë grumbullimi i të dhënave të vërteta, apo me gjasë e ka

ditur se anëtarët e Fondit të Përbashkët Shqiptar, në përgjithësi janë

struganë kështuqë, duke i konsideruar ata si peshkatarë, ekspozitën e

tij e përqëndron në kërkim për peshqi të mbëdhenj!

 

Për të mos lënë vend për keqinterpretim të asaj që cekëm më sipër dhe

të mos fitohet përshtypja se autori i këtyre rreshtave është shtyrë

nga xhelozia; qoftë ndaj autorit të librit në fjalë, qoftë po, ndaj

Kryetarit të Fondit të Përbashkët Shqiptar (organizatë kjo, të cilën

z. Bajrami, herë na e quan “Shkolla Shqipe në Paterson”herë “qendër

kulturore e fetare” e herë thjeshtë si një “fondacion”) dhe mbush dy

faqe të librit “Shqiptarët e Amerikës”, duke shënuar të arriturat

personale të një biznesmani dhe, kalimthi pastaj, na njofton se i

njëjti, na qenka zgjedhur Kryetar i Fondit të Përbashkët Shqiptar. Si

spjegohet kjo që, një gazetar kaq i “madh” dhe kaq i “zellshëm”, që

shkruan një libër kaq volumoz, një organizatë patriotike e kombëtare

shqiptare si që është Fondi i Përbashkët Shqiptar, për të cilën “sapo

mësoi” nga personi që po interviston, ta përmendë atë vetëm me një

fjali ose një periudhë? (Shih citatin 33 fjalësh në faqen 824 të

librit “Shqiptarët e Amerikës”, ku autori, duke folur për Kryetarin e

Fondit të Përbashkët Shqiptar, shkruan si më poshtë:

“Vitin e kaluar ai u zgjodh kryetar i ‘Fondit të Përbashkët Shqiptar’

në Paterson, New Jersey, një qendër kulturore e fetare që tubon

bashkatdhetarët tanë kryesisht nga Maqedonia me banim në këtë shtet”.

Kur autori mësoi nga personi të cilin e intervistonte se, në Paterson,

New Jersey ekzistuaka (për afër tre dekada) një organizatë me emrin

Fondi i Përbashkët Shqiptar dhese vitin e kaluar kryetar i saj na

qenka zgjedhur personi të cilin autori po e intervistonte, si është e

mundur vallë që ky gazetar kaq i “dedikuar” nuk tregoi interesim osepo

së paku ta brente kurreshtja që, si për institucionet e tjera, të

shkruante më gjatë e gjerë edhe rreth kësaj organizate?

 

Ai eci dhe eci shumë bile. Shkoi e ku nuk shkoi. Shkoi deri në New

Orliens, në Çikago, në Kaliforni etj., etj. Ai shkroi historikun e

shumë klubeve e organizatave të ndryshme ndoshta më pak të rëndësishme

se Fondi i Përbashkët Shqiptar, e nuk mundi të shkruajë historikun e

një organizate që paska ekzistuar për më se një çerek shekulli, mu

përpara hundës së tij pra, në anën tjetër të Hudsonit, ku ai jetonte e

vepronte? Si që shihet, autori i librit “Shqiptarët e Amerikës”,

Fondin e Përbashkët Shqiptar e klasifikon si një “qendër kulturore e

fetare” dhe e lokalizon atë si një vend ku tubohen vetëm

”bashkatdhetarët tanë nga Maqedonia”. Mosvallë, me këtë autori do të

na thotë se vetëm aq na qenka i informuar rreth Fondit të Përbashkët

Shqiptar? Si mundet vallë të justifikohet kjo, kur një gazetar, para

se ta botonte librin në

fjalë, ka jetuar në New York, për më se një dekadë? Poqese nuk

gabohem, autori këtë e pohon në librin e tij “Shqiptarët e Amerikës”

ku, mes tjerash, ai na njofton se ndodhet në Amerikë që nga fillimi i

viteve të nëntëdhjeta. Sakaq, për një njeri, që i thotë vetes gazetar,

do të ishte një nënçmim bile edhe turp do të ishte për autorin poqese

mendohet se nuk ka ditur gjë për Fondin e Përbashkët Shqiptar.

Megjithatë, për hir të argumentit, le ta zëmë për një çast se autori,

“nuk paska ditur gjë më parë” për këtë organizatë!(?) Po gjatë

intervistës që bëri me Kryetarin e saj, kur mësoi se në Paterson, New

Jersey paska një “qendër islamike”, një shkollë shqipe apo një

“fondacion”, si preferon që t’i referohet ai kësaj Organizate

patriotke e kombëtare me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”, i cili,

si shumë të tjerëve, ndoshta edhe atij (zotit Bajrami) si duket ia

vret veshin tingëllimi i emrit prandaj edhe e minimizon atë në

“fondacion” ose “qendër islamike”. Gazetari i “madh”, pasi mësoi për

këtë organizatë, pse vallë nuk ia shtroi vetes pyetjen: Vallë, a ka

ndonjë historik kjo organizatë? Kur u themelua ajo? Kush e ka

themeluar këtë organizatë ose këtë “fondacion”, si dëshiron që t’i

referohet ai.? Vallë nuk janë çështje këto që duhet t’i interesojnë

çdo gazetari pra edhe zotit Bajrami? Pastaj, dihet se nuk e dorëzoi

për shtyp librin “Shqiptarët e Amerikës” menjëherë sa e përfundoi

intervisten me kryetarin e Fondit të Përbashkët Shqiptar dhe “nuk pati

kohë” që të grumbullonte më tepër të dhëna ndaj kësaj organizate

patriotike e kombëtare. Mbase nuk do të gabonim prandaj, poqese

konkludonim se autori nuk ka dashur që të japë më tepër të dhëna rreth

organizatës Fondi i Përbashkët Shqiptar sepse, autori në të kaluarën,

ja se ka qenë komunist dhe tani i dëshpëruar që ajo ideologji dështoi

osepo, dikush nga rrethi ku jetonte, në Bronx megjasë, dikush i ka

fryer në vesh, duke ia shpëlarë trurin domethënë, ka qenë i

indoktrinuar nga ata të cilët Fondin e Përbashkët Shqiptar e kishin

dhe e kanë halë në sy.

Kjo, padyshim është kundër të gjitha normave njerëzore e veçmas kundër

etikës së gazetarisë. Prandaj, këtij dyshimi ose kësaj dileme, nuk

është edhe aq lehtë për t’iu shmangur ose për ta anashkaluar atë. Nga

njëra anë, faktet dëshmojnë se autori shumë më gjerë e gjatë ka folur,

duke cekur shumë organizata e klube që janë themeluar e që kanë

vepruar në Amerikë nëpër periudha të ndryshme, me po aq ose me më pak

rëndësi se sa Fondi i Përbashkët Shqiptar.Nga ana tjetër, autori nuk

ka bërë ose, thënë troç, ai nuk ka dashur që të bëjë më tepër

përpjekje për të grumbulluar të dhëna rreth Fondit

të Përbashkët Shqiptar.

 

Si përfundim, bazuar në këto që theksuam më sipër, mund të arrihet

vetëm në një konkluzionin se, duke e intervistuar Kryetarin e Fondit

të Përbashkët Shqiptar, autori ka hasur në një “burim” të thatë –

burim pa ujë! Mirëpo, si që vumë në dukje, autorit, shumë sende nuk i

kanë interesuar. Autori ka folur sipas kandarit të parasë. Kjo dëshmon

se

autori i librit “Shqiptarët e Amerikës”, z. Vehbi Bajrami i ka

ngulitur sytë tek xhepat e fryrë dhe ka ”harruar” që ta konsulltojë

intuitën pra, etikën e gazetarisë.

 

Sakaq, vetiu lind pyetja: Mosvallë edhe ky gazetar, i ardhur nga

Kosova aq shpejtë na është helmuar nga intrigantë shqipfolës egoistë,

xheloza, smirëmëdhenj, prapanicëlëpirës e trushpëlarë, të rekrutuar e

të stërvitur nga UDB-ja jugosllave dhe Sigurimi Shqiptar përmes

misioneve famëkeqinj të këtyre dy shteteve si motra (Jugosllavisë dhe

Shqipërisë), në Kombet e Bashkuara këtu në New York? Përgjigjen e

kësaj pyetjeje mund të na e japë vetëm autori i librit “Shqiptarët e

Amerikës”, z. Bajrami. Të porositur nga këto dy institucione

shtetërore, shumë bedela, masha e prapanicëlëpirës, fatkeqësisht

shqipfolës, u angazhuan për bojkotimin, sabotimin por, eventualisht

edhe shkatërrimin e Fondit të Përbashkër Shqiptar që në ditët e para

që u themelua ai. Kjo u vërtetua ditën që duhej të mbahej promovimi i

librit “Mes Dy Zjarresh” aty ku i takonte, në lokalet e Shtëpisë të

Kulturës pranë Fondit të Përbashkët Shqiptar. Bedelat, me brinjë të

demave, domethënë me forcë, e bllokuan hyrjen e kësaj Qendre

Kulturore, duke e penguar promovimin. Ata nuk lejuan që ai të mbahej

aty, por promovimi, me pak vonesë, të

njëjtën ditë, u mbajt në njërën nga sallat e restorantit “Casa di

Calabria”, pronë e bashkatdhetarit tonë Myzafer Istrefi.

 

Sa i përket gjestit të ulët që treguan një grusht trutharë e

prapanicëlëpirës, masha e bedela të UDB-së jugosllave, që spiunllëkun

e kanë bërë si traditë familiare, shkurt, pra me pak fjalë por me

plot-kuptim, shkroi gazeta “Ylliria”

 

Në Lincoln Park, N.J.

SHBA

 

Mars, 2005

fund

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora