E marte, 16.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Afrim Rexhepi: Diskurs për feminizmin

E enjte, 28.04.2011, 07:58 PM


Diskurs për feminizmin

 

Nga Afrim Rexhepi – ligjërues i Estetikës në Shkup

 

“Njëherë e deklaruar si e vërtetë universale, bashkësia e seksit, gjinisë dhe seksualitetit u bë strategji ultimative e sundimit, e institucionalizuar në forma siç janë familja, bashkshortësia, heterosekslualiteti dhe homoseksualiteti si instrumente të saja centraliste”. (Foucault, 1997; 72)

 

„Xhudit Batler e pranon argumentin e Fukosë, që seksualiteti është rezultat i diskursit dhe e zgjeron atë në interes të gjinisë duke e kthyer në qendër të eksplorimeve, identiteti gjinor, kategoria femër të bëhet bazë për feminizmin politik”. (Spargo, 2001; 52)

 

            Diskurs:

            Eklporimi i Martin Hajdegerit, definon nocionin Dasein me një vijëzë në mes, të shenjojë procesin e eksplorativ “të jesh atje (këtu)”. Da – sein është mbi realitetin, është mundësia për vete, “mundësia për forma të ndryshme të ekzistencës”. (Invood, 2008; 35) Impresionizmi i Pol Sezanit, demonstron lëvizje të objekteve nëse zbatojmë pragmën percepcion lëvizës. Piktura Vajza me mandolinë (1910) e Pablo Pikasos, ka kuptimin e mbindërtimit dhe stabilitetit të Sezanit. Kubizmi me dehumanizimin e vet / njeriu i shndërruar në figurë gjeometrike – sinteza hapësira / personazhi, demonstron aktivin se njeriu nuk është krejt i veçantë në realitetin objektiv, respektivisht kategoria mosqenia ka kuptimin e esencës që shndërrohet në ekzistencë. Destruksioni dhe dekonstruksioni ngrysin logjikën rekonstruktive, kërkojnë nga historia që njeriu të ripozicionohet. Përmes epistemoligjisë së tij / teoria versifikative e njohjes për dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra, Mishel Fuko zbulon ato shtresa (që historikisht të  vetëdijshëm apo jo kanë qenë të fshehura apo të margjinalizuara) që e konstituojnë identitetin e sociemit.

            Në interaksionin arti, fuqia dhe njohja, Fuko definon artin si meta – epistemike / alegori e strukturave të thella të cilat zbulojnë njohjen. Interpretimi i pikturës së Pikasos Vajzat nga Avinjoni (1907) nga Fuko, do të thotë të theksohen oponentët strukturor: narcizoizmi mashkullor, deformimi mashkullor i figurave estetike – trupat, dallimet midis gjinive dhe funksionaliteti i Tjetrit. Deformimi / asimetria e figurave, demonstron margjinalizimin dhe inferioritetin. Në kontekst feminizmi postmodern, konkretisht mendimi funksional i Lusi Irigare që femrës nuk i është dhënë vend në historinë – gruaja përjetësisht ajo tjetra e degraduar.

 

            Janë gra, Ali Pasha, janë gra!...Atë mbrëmje arrestuan gjashtëmbëdhjetë gratë e përdala të Janinës dhe i mbyllën në një manastir të vjetër në ishull. Dënimi i Ali Pashës qe dhënë: Të nesërmen në agim, sipas ligjit, gratë e liga do të mbyteshin në liqen. Sipas udhëzimeve të Ali Pashait, e lejoi Patrën ta shoqëronte të zonjën...Nuk kundërshtoi, nuk qau, nuk bërtiti...i tha Patrës me një fije zëri: “Përgjërohem si nënë dhe vdes për dashurinë!”...Gjer sa mbylli sytë, ishte i bindur se fati i Frosinës qe diktuar nga një fuqi e përtejme, e cila gjendej jashtë tij dhe se ai nuk kish patur asnjë mundësi për të vendosur mbi të...Mëndesha besnike ia doli të dëgjojë të rrahurat e fundit të zemrës së Frosinës, që pushoi porsa mbi kokën e saj vulosën kapakun e rëndë të sëndukut venecian larë në argjend dhe u hodh vetë në ujërat e errëta të liqenit”. (Meksi, 2001; 189 - 1991)

            Lusi Irigare, beson në bazat e një ontologjie të dallimeve gjinore dhe bindshëm sugjeron ridefinimin e parametrave të subjektivitetit – femra e definuar / gjini femërore.

 

            “Besimi esencial i dallimeve ontologjike është strategjia politike e cila ka për qëllim ta theksojë specifitetin e subjektivitetit femëror, seksualitetin dhe përvojën, ndërsa gjykohet logjika e indiferenciale gjinore e diskursit falogocentrik...Femra si gjysma tjetër e mashkullit, ka nevojë që më parë ta eksplorojë raportin e saj me femrat tjera, me gjininë e vet”. (Braidotti, 2002; 189)

 

            Në kuadër të diskursit kontinual, subjekti regjenerues është jostabël, kontradiktor dhe evolutiv. Subjekti gjeneron, krijohet në një kontekst siciokulturor, historik dhe interpersonal. Në funksion queer teorija që mpleks idetë, nga teoritë poststrukturaliste të Zhak Lakanit dhe modelet e tij psikoanalitike decentralizuese, identiteti jostabël i Zhak Deridasë dhe strukturat e tij binare dekonstruktiviste dhe konceptuale gjuhësore edhe modeli i diskursit të Fukosë, fuqia dhe njohja. Të gjitha idetë janë në funksion të krizës së subjektit e që shfrytëzohet nga feministkja amerikane Xhudit Batler, në tekstin Gender Trouble: Feminism and the Subversion of Identits (1990). Teksti në fjalë mbron tezën që gjinia nuk është shtesë kromosomike apo kulturore e që feminizmi veç e ka definuar, por pragmë diskursive e strukturuar përmes konceptit të heteroseksualitetit si normë e sjelljes njerëzore.

           

Destruksioni / dekonstruksioni:

            Për dekonstruksionistët në vet esencën ekziston nocioni dallim që lidh (differance). Kam parasysh psikoanalizën e Zhak Lakanit që,

 

            “në esencë Tjetri nuk është asgjë tjetër pos një subjekt i pastër i strategjive të lojërave moderne / një vet – proektim i kombinatorikave të mundshme”. (Eko, 1999; 8)

 

            Teoria e lojës ndodhet atje ku nuk ekziston strukturë e definuar. Idea e de - esencializmit, sugjeron në atë të lojës, të njeriut dhe botës si një fushë loje e interpretimeve të pafunda. Një eksplorim kontinual përmes proeksioneve harmonike të pjesëve të humbura diku në kohë për të definuar enigmën e përhershme – rekonstruksion i hapësirës ekzistenciale. Kërkimi i de – esencializimit do të thotë kërkim i majes virtuele të një figure gjeometrike p. sh. koni, në të cilën të gjitha dispersionet, të gjitha diskontinuitetet do të bashkohen për të formuar identitetin e figurës së njëjtë. Në funksion, negacioni i strukturës metafizike, zhbërje ontologjike e strukturës. Struktura është esenca, është ajo që ende nuk ekziston e që krijohet përmes procesit nga mosqenia në qenie.

            Një komponentë kruciale e pragmës poststrukturaliste të diskursit, është nocioni dallim. Kontinumi i dallimeve midis koncepcioneve i bën ata funksional. Pragma e kuptimit definon kundërthëniet: femra / qenie jo – mashkullore, mashkulli qenie jo – femërore. Dekonstruksioni kupton funksion të dallimeve: kontrapozicion dhe kundërthënie – dallim brenda subjektit. Nocioni dominant i mendimit perëndimor, funksionon përmes klasemave bipolare: idea - materia, ngjashmëria - dallimi, fjala - shkrimi, esenca - joesenca, femra - mashkulli, shpirti - trupi. “Dekonstruksioni demonstron që kultura definohet në raport me natyrën, qenia në raport me hiçin, femra në raport me mashkullin”. (Demir, 2006; 17) Pragma dekonstruksioniste e krijon mes – hapësirën / idetë e sintetizuara, që mos të mendohet përmes kundërthënieve, por midis tyre (in between). Idea që nuk ekziston një lidhje e patjetërsueshme midis seksualitetit anatomik dhe social është e kuptueshme dhe funksionale.

 

            “Prenka: Shiko, Nita unë s’të thashë, se edhe pardje të ka kërkuar Mimqi i Gjonës...Djalë i pashëm, trim i bukur, punëtor i palodhur...Nita: sa herë të kam thënë , babë, se zemra s’më ndjen asnjëfarë gëzimi për martesë...Më mirë hidhem në det, se sa ta helmoj veten e burrin e ardhshëm; Prenka: Atëherë s’mbetet gjë tjetër, veç të shpallesh mashkull?”. (Nita, 1983; 59)

 

            Diskursi filozofik i Sartrit, ndan qenien në tre kategori: kategoria për vete, kategoria për ne dhe kategoria për të tjerët. Kategoria qenia për të tjerët – Tjetri, implikon dallimin / rekonstruksionin përmes dekonstruksionit / de – esencializimin: femra nuk lind, ajo krijohet, krijon qenien e vet. Lispektari definon, “Jeta në mua nuk e mban emrin tim, “unë” nuk është pronar i ekzistencës që e përbën qenien. Nëse shumësi “ajo – unë” e pranon shumësin “ajo – unë”, mund të bëhet femra e të gjitha femrave dhe të jetë përgjegjëse për dimensionin njerëzor të saj”. (Braidotti, 2002; 172) Vetja ridefinohet përmes njohjes, dijes. Nocionizimi i vetes si një fenomen i vetëm, si i mbyllur, si një variabël individual, ndërrohet me nocionizimin e vetes si konstrukt intersubjektiv / interpersonal. Koncepti semiotik antikartezijan për veten, i bazuar në modelin e Persit për personazhin si “identitet i vazhduar është funksional, sepse vetja është fenomen relativ në hapësirën ekzistenciale të dallimeve kulturore. M. Singer definon, “Unë...nuk është identike me organizmin...unë mund të jetë më pak ose më shumë”. (Braidotti, 2002; 335) Dallimi në vete është lëvizje, është subjekt nomad, është vet – konstruksion. Në kontekst, funksional është mendimi i Sandra Harding për transformimin e vetes, “sërish paramendoj veten si tjetra”. (Braidotti, 2002; 335) Pragma kontekstuale, subjekti feminist si shumëdimensional, i hapur dhe entitet fort i definuar nga brënda, si dallim në vet femrën, proces i krijimit të subjektit – subjektit nomad. Një personazh i tillë është Nita,

 

            “Nita: ma dha besën se do të vijë; Ja dhashë besën se do ta prisja edhe me çmimin e jetës...O zot i madh! – Kur erdh Zefi...S’kam mundur më të duroja...M’u hap dashuria...I zhvesha rrobat e mashkullit...dhe ju o gjykues, më bëni fajtore për këtë....Më bëni me faj, pra, se këtë dashuri s’ma hiqni nga zemra, por me zemër së bashku!...Ja, o gjykues, kjo më dhunoi të shpallem mashkull...Marku: Nita nuk i tradhtoi zakonet, u fsheh pas tyre që ta ruaj dashurinë ndaj Zefit; Prifti: Si nuk është fajtore kur e kemi shpallur mashkull para zotit dhe ajo e theu atë që lidhi kisha e shenjtë!...Cana: dy – tri minuta...para se të vritej...m’u lut ta lija vetëm...Më tha: Cana, të gjithë më kanë gjykuar...O, Nita!...Nita! Mimqi: E vratë!...E vratë ju vraftë Krishti”. (Rela, 1983; 181)

 

 

            Sipas Markuzesë, të lirohet femra, do të thotë të lirohet njeriu. Sipas Sartrit, secili njeri krijon esencën e vet.

            Duke e pasur parasysh veprën e Fukosë dhe të Batlerit, konkretisht pragmën dekonstruksioniste të Deridasë e praktikuar nga Batleri për dekonstruksionin, lidhja e konceptit të tërësishëm të identitetit seksual, Mario Perniola thekson nocionet emperike dhe fiziologjike në korelacion me femëroren, dallimin femëror dhe të shëmtuarën, në fakt i vë në korelacion me fenomenet fiziologjike. “Ata shkaktojnë ndjenjën e shqetësimit dhe një ndjenjë tjetër që ekstazon dhe e cila nuk mund të vihet në proporcionet e harmonisë estetike...Është ndjenjë e jashtme që ka të bëjë me ?rganin seksual femëror”. (Perniola, 1997; 185) Erotizmi i hap rrugët kah vdekja, vdekja kah qëndresa individuale. Në veprat e Kadaresë, përjetimi i të bukurës është ngushtë i lidhur me kuptimet e thella të fenomenit seksual. E bukura qenësohet e bukur, kur përmes përjetimeve shqisore shkaktohet kënaqësia. Derisa kënaqësia seksuale na mbyll në intimitet dhe ndjenja individuale, dashuria i definon vlerat rreth jashtësisë së objektit të përkryer. “Përjetimi estetik dallohet nga dashuria, sepse nuk ka të bëjë me individin por me botën”. (Perniola, 1997; 186) Personazhi i Marie Urës është funksional.

 

            “Seksi i saj ashtu m’u duk, i thjeshtë, në krahasim me pasurinë e natyrës së saj komplekse. Padashur bëra krahasim me seksin e ish – të fejuarës sime. I rëndë, barok, do të thoshja, një mekanizëm i ndërlikuar i dashurisë....Pastaj u ul në qilim, me këmbë gjysmë të hapura, duke vështruar seksin e saj. Nuk i hiqte dot sytë nga vija ndarëse, pakëz e lakuar, memece...Dhe të mendoje se pak çaste më parë ato ishin si të çmendura, të lëvizshme, të rrëshqitshme”. (Kadare, 1991; 182)

 

            Përmes kategorisë differance / dallim që lidh, arrihet qëllimi sipas logjikës, në roman  raporti ndaj vetes nuk është spekular në raport me pasqyrën, por në raport me Tjetrin. “Derida është ai që thoshte se kritika dekonstruktiviste nuk e zhbën subjektin, e ripozicionon atë”. (Toolan, 1996; 117) Tek Tjetri nuk vihet përmes të kundërtës dialektike por përmes duplimit, përsëritjes, ngjashmërisë, simulakrit. Për dallim nga psikoanaliza e Lakanit, për Deridanë raporti ndaj vetes nuk është raport spekular, por vetja e ka brënda tjetrin. Jeta është brënda në differance / dallim që lidh. Implikacion teoria e Deridasë unë heterogjene, tjetri është alter egoja ime. Duke qenë alter ego, tjetri shpëton kategorinë “unë” përmes të kërditshmes, tmerrit, të shëmtuarës që mos të zhduket.

“Unë e përjetojë abjektin vetëm  nëse Tjetri qëndron në vendin ku do të bëhem “Unë”...Tjetri që më prin, që më posedon dhe duke më poseduar  bën të ekzistojë”. (Kristeva, 1982; 197)

 

            Duke e pasur parasysh procesin që e theksoi pragma e veprave artistike – nga femra si përjetësisht Tjetra deri tek femra si subjekt nomad, sot entropon procesi sipas logjikës së schema idesë të An Sterling për interaksionin midis kulturës dhe fiziologjisë / ndikimi kulturor i restruktuon qelizat nervore apo logjika e cyborg filozofisë sipas të cilës shtrohet dilema bashkëkohore, një utopi e pikturës Shkatërrimi i boshtit (1944) nga Frida Kalo, teorikisht e konceptuar për gruan kiborg në tekstin Kiborg manifest (1991) nga feministkja radikale Dona Haravej.

 

            “mundësitë e rekonstruktivitetit tonë nuk ndodhen në lindjen e sërishme, por në ëndrrën utopike të shpresës në një botë monstruoze pa gjini. Edhe pse njëra me tjetrën janë lidhur në spiralen e lojës, më parë do të bëhesha kiborg sesa perëndeshë”. (Eko, 2007; 433)

 

            Në funksion estetika cyberpunk për tejkalimin e dallimeve gjinore përmes realizimit të trupit që do t’i takojë gjinisë asnjenëse, trup postorganik dhe transhuman. Vetëdija estetike që vibron midis të bukurës dhe të shëmtuarës, bashk me artin i konfigurojnë proceset e tilla dhe përmes rekonfigurimit tregojnë që diçka nuk është në rregull me jetën.

 

             Referenca:

Michael Invood, Heidegger – një hyrje e shkurtër, Tiranë, 2008.

Mira Meksi, Frosina e Janinës,  Onufri, Tiranë, 2001.

Mario Perniola, L’estetica del novecento, Bologna, 1997

Julia Kristeva, Powers of Horror. An Essey on Abjection, Columbia University Press, New York, 1982.

Michael Toolan, Stylistics andits discontents, or getting off the fish’ hook, The Stylistics Reuder, University Center Luxemburg, 1996.

Josip V. Rela, Nita, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Ismail Kadare, Hija, Onufri, Tiranë, 1991.

Eko, Umberto. Struktura e papranishme, Tirane,1996

Demir, Zekije. Feminizmi, modern dhe postmodern, Logos A, Shkup, 2006.

Rosi Braidotti, Nomadic subjects, Columbia University, 1994.

Umberto Eko, Istorija ruznoce, Plato, Beograd, 2007.

   Michael Foucault, Governmentality, University of Chicago Press, 1997.

   Tamsin Spargo, Foucault i queer teorija, Zagreb, 2001;52)



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora