E premte, 29.03.2024, 08:51 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Miradije Gashi

E merkure, 27.04.2011, 06:54 PM


Miradije Gashi, Stuttgart

 

 

Mësueses

 

Këto lule e këto fjalë

O mësuese-dija

Këto duar, petale shtrirë

Ëndrra e dëshira

 

Ti je ajo  dallëndyshja

Që hynë e del n’përrallë,

Gushëbardha që më flatër

Na prek në qepallë.

 

Një mijë vjet zgjati pushimi

Mbi buzëqeshjet që djersijnë

Lulët i përkdhel era

duart tua kur na vijnë?!

 

 

Cicërimë harabeli

 

Me cicërimë e shkund

Çdo hall e brengë,

Prej degës në tokë

Prej tokës në degë.

 

Askujt gjë s’i rrëfej

Për t’miat hidhrime,

E kam mbyllur çdo pikëllim

Thellë n’zemrën time!

 

Dhe bëj rrathë kaq të gjatë

Që nuk kanë mbarime,

Sikur boten do ta gëzojë

E vogla zemra-ime.

 

 

MBI GJERDANE DËSHIRASH

 

I humbur mes këtyre dallgëve

Asnjëherë s’më shqetëson

Gjerdane dëshirash do te dhuroja

Për bukurinë e jetës

E mirë moj

Prite at marinar te ri

Qe nga ti lundron

Furtunës mjer ai lis

Që nuk i qëndron.

Erëra të mëdha u ngritën në këtë kohë

Sa mjiëra miq me vargje ngushëllon

Atëherë kur te falin nga një fjalë

Si zogut nga nje trohë

Fort mirë e dija se jeta krijon

Vetë simfoninë e re

Atëherë e shohim veten më te pjekur

Aniqë ne ballin tonë rrudhat

Fshehin një tingull nën re

Kitara lëshon një klithmë

Te shpirtit tonë të lemekur



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora