E marte, 23.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Vuniqi: Të afirmohen liderët e rinjë

E marte, 26.04.2011, 07:58 PM


Të afirmohen liderët e rinjë

 

Nga Agim Vuniqi

 

Ngjarjet aq të ngjeshura të këtij muaji në kalim, ishin politikisht shumë ambcioze, "hygjymi" i zhurmshëm i Ramës dhe i martirëve socialistë për të lëvizur kështjellën Berishiane nuk po jep ndonjë sukses demokratik, as përkrahja e hapur e Akademik Qosjes, i cili e etiketoi rëndë Lulzim Bashën, mirë të ishte ndonjë kritikë dinjitoze, ai lansoi "horrorin" i pari, ua hapi rrugën shkrimtarëve ta harrojnë real-socializmin dhe të mirren pak me ëndërra "shtrigash". Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë kanosjet "patriotike" do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit lokal, është vështirë t'i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet në Shqipëri u zbehën në krahasim me ato të nikoqirëve të piramidave shekullore, rinia egjiptase lëkundi regjimin Mubarakian aq shumë, saqë dridhjet demokratike në Lindjen e Mesme po duken më shpresëdhënëse; menjëherë pas Tunisit e Egjiptit po përmenden reformat edhe në Jemen dhe në Jordan. Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë raportin e Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor "p... e piskamë" duke pritur qeverinë e barsuar "të lindë", ngase përditë e më shumë po perëndon, ajo, që i jepnin nofka të ndryshme herë në largim e herë në detyrë. sa do të zgjatë ngërqi demokratik i politikëbërsve nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë,aq shumë, saqë u lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika obstrukcioniste..., e shtyrë edhe nga Dicku si bashkëautorë.

Pavarësisht nga kritikat e pareshtura në aspektin e ushtrimit të brendshëm të sovranitetit, është e qartë se Kosova do të vazhdojë të jetë e kufizuar me ndërhyrjet diplomatike nga jashtë. Edhe ashtu vetë akti i shpalljes së pavarësisë është një projekt i përbashkët vendor-ndërkombëtar, parime që duhet të vlejnë edhe në t’ardhmen për të ruajtur “fytyrën”. Nuk është vetëm kjo, meqë vetëm njohja e SHBA dhe shteteve të tjera më të zhvilluara dhe më të fuqishme diplomatike është një dëshmi e mjaftueshme e sovranitetit të saj të pakontestueshëm. Në këtë pikëpamje Kosova tash për tash është shtet i njohur ndërkombëtar për numër pyeteni "Pacollin-MPJ"-në, por i kufizuar nga brenda sipas provizioneve ndërkombëtare që rrjedhin nga marrëveshja e Ahtisaarit dhe pushtetit ndërkombëtar që është vendosur atje. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të jetë akoma pushteti kryesor për sa i përket zbatimit të çështjeve të “Interesit Vital” siç i përkufizon edhe draft-Kushtetuta e Kosovës, dhe do të ketë autoritete të gjera ekzekutive në këtë pikëpamje, që janë superiore karshi organeve të zgjedhura të Kosovës. Gjithashtu, prania ndërkombëtare e sigurisë dhe kufizimet drastike për Forcën mbrojtëse të Kosovës (përfshirë numrin e ushtarëve dhe llojet e armatimit), paraqesin gjithashtu një pengesë që Kosova të ushtrojë sovranitet të plotë në aspektin e brendshëm-jashtëm. Rezistenca politike-diplomatike që po bën qeveria e Kosovës është e limituar nga kufizimet juridike të përcaktuara në marrëveshjen e Ahtisaarit, që është bazë e Kushtetutës së Kosovës, dhe nga presionet ndërkombëtare, siç ishte rasti në fillim i rikonfigurimit të UNMIK; akti i kundërshtimit të hapur të 6-pikëshit të Moonit dhe kërkesat për largimin e UNMIK nga Kosova, bisedimet "Prishtinë-Beograd", janë indikacione të mjaftueshme se qeveria e tashme e Kosovës, aq sa ka fuqi, po iu "përmbahet" me konsekuencë qëndrimeve të deklaruara pas shpalljes së pavarësisë.

 

Zbavitja e deritanishme e qytetarëve me sindromin Dickian nuk po bjen nga repertoari publik akoma, ai herë rritet e herë zvoglohet varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian "të jesh apo të mos jeshë" i protagonistëve që përmenden në skenarin e Dickut ishte në akordancë me zgjedhjet 2010/2011, dhe akoma nuk po i shihet fundi, puna e përditdshme për të ndarë kulaqin e pushtetit po bëhet shumë atraktive. Zukatjet që dalin nga taboret politike kanë të bëjnë me frekuentimin e postit të presidentit që është pozitë e lakueshme për liderin e AKR-së, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën, heeej... reakcionet politike janë ba sikurse ato kimike, këtë e sprovoi lideri i LDD-së të cilin e rrënoi nga posti politik Gjykata e Qarkut të Prishtinës e cila ia dha kartonin e kuq dhe legalisti dardan nuk bëri shumë zë, u tërhoq denjësisht nga negociatat për gatimin e recetës së pushtetit, në qetësi ai përgatitet për maratonin e ardhshëm, dhe duket se nuk do të zgjasë shumë. Në zhvillimin e debatit-bisedimeve të pushtet-ndarjes thelbësore cilësohet lufta për vendin e presidentit, "një njeri një votë" është model i kërkuar nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, duket se kërkesa e tij do të bëhet legjitime dhe kushtetuese, thojnë: japonezët mashtrohen njëherë asesi dy herë. Pacolli e shijoi pelimin kosovar si recetë një herë, shija e idhtë ia rrudhi buzët, më mirë tash se më vonë..., kush lodhet për kokëdhembjen e bisedimeve me Serbinë dhe koalicionin me serbët kosovarë; publikisht nuk flitet gjë për këtë nga partitë parlamentare, cili është pozicioni i tyre për evenimentin "plis-shajkaqë" "talk show" gjatë dhe pas tij.

 

Si nuk u mbyllë kapitulli "llafe.., llafe", as pas përmbylljes së procesit të pavarësisë dhe pas pranimit të 77-të, s'e di a jam i saktë, apo ishte synim parandalimi i ndonjë konflikti eventual, për një diplomaci më të hapur, për një përfshirje më aktive të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, shiqo... Sudanin-Darfurin, Egjiptin, Libinë më vonë ndoshta Jordanin, Algjerinë, Jemenin...; teknologjia moderne sociale po shemb muret e izocionalizmit kolonial, po rriten kërkesat për "barazi ekonomike" midis shteteve dhe mbyllje të kapitullit të diplomacisë së fshehtë, "WikiLeaks" i zhbëri barrierat. Po fillon të rritet roli i komunitetit në politikë dhe diplomacia po merr parasysh-në konsideratë një fakt të tillë, dhe nga kjo po përfitojnë hapësirë më të madhe mediat, kjo po i ven politikbërsitë dhe diplomatët para ngërqit të përballjes me opinionin, duke u zgjëruar burimet e informacionit, nga ana tjetër gazetarët po këthehen në konkurrent opozitarë më të rëndësishëm me të cilët do të përballen politikbërsit. Duhet zënë fryma inspiruesve të marrëveshjeve si ai i Zanzibarit, apo ai i dorëzimit të posteve në rrugë e gjetiu, apo akoma formula e numrave do të mbetet barrierë e pakalueshme, edhepse metodat e formuluesve janë radikalisht të ndryshme dhe kundërshtojnë njëra tjetrën. Shpresoj që tash e mbas do të ndryshohet edhe "natyra njerëzore e elektoratit", ngase duke parë se ç'po ndodhë në botë do të afirmohen vlerat e të rinjëve në politikë, jo më si servilë partiak, por shumë më shumë si menagjues të krizave, pashmangshmërisht do të ndryshojnë raportet, gjërat do të evoluojnë, me liderët e rinjë takohesh në Facebook, në Twitter...etj., ke mundësi të kuptosh vlerat e tyre.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora