Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Keoma (1976)

| E marte, 26.04.2011, 07:58 PM |


KEOMA/1976/

 

Nga Halit Bogaj

 

Flmi ‘Keoma’’ me aktorin Franko Nero në rolin kryesor  dhe në regjinë e Enxo Kastellarit,është ndër krijimet që mbahen mend nga zhanri I ashtuquajtur ‘’shpageti uesterni’’I cili Ishte realizuar me sukses të madh në Itali me filmat e regjisorit Sergjo Leone, me Klint Istvudin në rolet kryesore.’’Keoma ‘’është një film aksional kushtuar një njeriu të vetmuar I cili ka mbetur nën mëshirën e askujt kur I janë vrarë prindërit gjysmë indianë nga banditët kurse ai ishte rritur nga një njeri tjetër të cilin e konsideronte baba , por që bijtë e tij të vërtetë e urrenin voglushin e ardhur dhe ishin xhelozë në aftësitë dhe dhuntitë e tij të lindura ndaj përpiqeshin në çdo rast që ta zhduknin nga faqja e dheut..Të vepronin haptazi nuk guxonin nga babai I tyre por urrejtja shihej dhe manifestohej në çdo hap.Keoma ishte rritur dhe aftësuar për t’iu përballuar sfidave të shumta që I dilnin përpara, duke u bërë edhe njëri nga revolveristët më të njohur të Perëndimit të egër amerikan. Për armiqtë e tij Keoma ishte tmerr I madh kudo që shkonte. Qëllimi I tij I lartë dhe human vërehej vazhdimisht kur I shpëtonte njerëzit nga banditët e egër, në mesin e të cilëve gjendej edhe një femër të cilën e maltretonte një bandë e pashpirtë.Ndaj njerëzve të tillë pushka dhe revolja e tij ishin të pamëshirshme dhe përherë në mission të caktuar , për t’u arraitur idealet e larta njerëzore.Keoma ishte shpirti I të gjithë të vuajturve, të pambrojturve dhe atyre që kërkonin ndihmë në çastet e tyre më të vështira.Edhe ai ngjante shumë me personazhet filmore që I trajtonte Klint Istvud në filmat e Sergjo Leones. Edhe Keoma sikur ai fliste fare pak dhe ndërmerrte veprime dobisjellëse ndaj banditëve që torturonin njerëzimin.Edhe ai ishte përherë në vendin e duhur.Edhe ai zihet dhe torturohet në një rast nga të këqinjtë por e shpëton femra të  cilën e kishte çliruar prej tyre në fillim të filmit.Keoma pastaj bëhet vdekja e sigurtë e ‘’gjysmëvëllezërve’’ të tij të cilët e maltretonin në mënyrat më të egra.Ata të përzier me disa banditë të tjerë vehen pas Keomës por ai arrin që t’I vriste që të tretë në mënyrë që ta vazhdonte jetën në paqe dhe qetësi të mëtejme.Për armiqtë nuk kishte mëshirë dhe vepronte ashtu siç e meritonin ata. Ai ishte njeri me emër enigmatic por pa vend të caktuar banimi. Sikirse Istvudi në ‘’Trilogjinë’’e tij të dollarëve ishte pa histori personale por që vinte nga një vend I panjohur, anispe ai ishte rritur në një kohë në vendin ku kthehet për ta vizituar njeriun I  cili e kishte ngritur si djalin e tij dhe të cilin  e donte sëtepërmi. Permes personazhit të tij ne shohim njeriun me agoni  shpirtërore të cilit nuk I intereson asgjë madje as femra të  cilën  e kishte shpëtuar nga keqbërësit.Kur ajo e lind fëmijën dhe vdes, Keoma e kupton se sa e kishte dashur por nuk jepej fare me ndjenjat e tij të brendshme. Fëmija nuk ishte I tij por Keoma gëzohet se ai do të jetë I lire në botën e pastruar nga të këqinjtë. Të frikësuar nga banditë ishin të gjithë qytetarët e vendit të cilët dukej se ishin në një kamp. Ata nuk guxojnë prej tyre t’I marrin  as barnat e sjellura nga mjeku I qytetit. Qyteti ishte I tëri I rrethuar nga njerëzit e pashpirtë të një ushtaraku vrasës. I  cili I maltretonte të gjithë dhe u vente haraç edhe për jetën e tyre të pambrojtur. Keoma u del në ndihmë edhe atyre.

 

Keoma ka ngjashmëri të madhe edhe me hakmarrësin Gjango të cilin gjithashtu në një version e aktron edhe Franko Nero, por atëherë ishte shumë më I ri se në filmin’’Keoma’’.Kur Keomën e kryqëzojnë në mënyrë të pamëshirshme tre vëllezërit të cilët e urrenin aq shumë, ai  na duket sikur Krishti para masës popullore.

 

Filmi ka peshë të madhe edhe me pjesëmarrjen e dy aktorëve të mëdhenj/Viliam Berger, I  cili e adopton Keomën/dhe Vudi Stroud, I cli kishte marrë pjesë në rritjen dhe edukimin e tij, e që sërish I del në ndihmë kur I nevojitet atij..

 

Në vijim  mund të themi se’’Keoma’’është një uestern lirik, klasik dhe  mistik I cili e kënaq shikuesin e këtij zhanri të filmave.Nuk ka ndonjë lidhmëri të dukshme artistike që ka ndikim të madh kulturor, por sidoqoftë është jë film I arritur që është skalitur në kujtesën tonë të përhershme..Filmi ka mbetur I paharruar edhe për shkak të muzikës virtuoze të Leonard Koenit I cili ka komponuar muzikën edhe për shumë filma të tjerë të njohur. Në aspektin mistik Keoma është present  edhe në mendjen e një plake e cila në një mënyrë ia prognozon atij fatin siç ishin magjistricat në dramën ‘’Makbethi’’të Shekspirit.