E marte, 23.04.2024, 08:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Lira Osmani: Trungu ynë gjenealogjik

E marte, 26.04.2011, 07:49 PM


TRUNGU YNË GJENEALOGJIK

Reciton Lira Osmani 11-vjeçare, kl.

e V-të e shkollës fillore

 

Baba e gjysh na e lanë amanet

Që sekush ta mësojë rrënjën e vet

Unë jam Lira e bija e Mitatit

Mitati është i biri i Avdiut

Avdiu i biri i Muratit

Murati i biri i Halimit

Halimi i biri i Osmanit

Osmani i biri i Aliut

Aliu i biri i Ahmetit

Ahmeti i biri i Aliut

Aliu i biri i Xhaferit

Xhaferi i biri i Kolës...

Kaq e dita kaq e recitova

Nga gjyshi Avdi e mësova

Unë do t’ia mësoj vëlla Lisit

Që ta ruajmë fis pas fisit...[1]

 

Tutje vijon rrëfenja se Kola me një vëlla dhe me një nip të vetin, të ardhur nga Shala e Bajgores, në fillim janë vendosur në Kmetovc e në Busavatë, e mandej, pas degëzimit, edhe në Makresh e në Konçul. Këto katër fshatra janë të fisit shaljan. Kjo rrëfenjë e përcjellë nëpër breza, e përgënjeshtron historiografinë e montuar serbe për kinse prejardhjen e banorëve të këtyre fshatrave nga Shqipëria Veriore.[2]

 


[1] Këtë të vërtetë historike kushëriri ynë, Halit Sylejman Maliqi e ka heshtur te Monografia e vet:  BUSAVATA NDËR SHEKUJ, Prishtinë, 2006, ku unë jam lektor dhe me kohë ia pata tërhequr vërejtjen, por ai qe shprehur: E di por nuk mud ta them për hir të pleqve e të plakave tona, se si do ta përballonin këtë fakt që të parët tanë kanë pi raki e kanë ngrënë mishin e derrit!

[2] Anastasije Uroševi?: NOVOBRDSKA KRIVAREKA, Prishtinë-1969, f. 73.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora