E marte, 19.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Kulturë

De Niro sfidon CIA-n

E shtune, 24.03.2007, 07:12 PM


Origjinat pak të qarta të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lufta e Ftohtë dhe dyshimet morale. Flet regjisori i "Hija e fuqisë"

Aktori dhe regjisori njujorkez, 63 vjeç, i famshëm për talentin e tij ashtu edhe për "takimet" e rralla me shtypin, këtë herë është i detyruar të flasë. Është për faj të "The good Shepherd" (së shpejti do të dalë edhe në kinematë evropiane "Hija e fuqisë"), sepse përveç të qenit aktor është edhe regjisor dhe producent. Është një film shumë i kushtueshëm (flitet për një buxhet rreth 100 milionë dollarë), i cili ka si sfond vitet e para të CIA-s dhe ku De Niro ka punuar për tetë vjet rresht përpara se ta sillte në skenë. Shkruar nga Eric Roth ("Munich") protagonistë Matt Damon dhe Angelina Jolie, "Hija e fuqisë" ekzaminon për dy orë e dyzet minuta momentet kyçe të disa dekadave të historisë amerikane. Ngjarja merr jetë që nga viti 1939, kur një djalosh i ri idealisht dhe student në Yale Andrei (Damon) pranohet në shoqatën sekrete "Skulls and Bones", ku deri tani bëjnë pjesë politikanë të fuqishëm dhe biznesmenë amerikanë (edhe familja Bush) dhe që në atë kohë mes pjesëtarëve të saj të gjithë qeverinë e Uashingtonit. Më pas filmi vazhdon me një seri "flashback" (kthim prapa), zanafillën e CIA-s, themeluar në vitin 1947 nën presidencën e Harry Truman dhe arrin deri në vitin 1961 dhe në falimentimin e pushtimin e "Baia dei Porci" në Kuba. De Niro ka dhënë një intervistë më të detajuar nga Nju-Jorku.

Zoti De Niro, në filmin "Hija e fuqisë" flitet për CIA-n, për rolin perandorak të SHBA-së dhe të sfidave prezantuar Amerikës. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kanë pasur të bëjnë me projektin tuaj?

Prej më shumë se tetë vjetësh kërkoja ta bëja këtë film. Kështu mendova ta bëja përpara sulmit të kullave binjake. Për mua 11 shtatori ka qenë konfirmimi se isha në rrugën e duhur. Kështu, përveç ndonjë shtrembërimi të vogël, thelbi i filmit ka mbetur po i njëjti.

Çfarë dini nga shoqëria sekrete "Skulls and Bones", që ju e prezantoni si pjesën fondamentale të CIA-s, përpara se të bënit kërkimet për filmin?

Dija që George Bush ishte anëtar i saj, si shumë politikanë të tjerë dhe burra të fuqishëm në Amerikë. "Skulls and Bones" është një shoqëri sekrete, kjo nuk diskutohet, diçka e krahasueshme. Thuhet se origjina e CIA-s vjen nga kërkimet e "Skulls and Bones". E di që nuk ka prova konkrete dhe ndoshta është vetëm një legjendë metropolitane. Por deri në një farë pike një regjisor duhet të vendosë se çfarë vlerë t‘u japë supozimeve dhe duhet të ndjekë instinktin e tij. Unë e kam bërë.

Çfarë ju kishte magjepsur në veçanti nga kjo histori?

Mënyra në të cilën vepron një inteligjencë, intriga, aspektet personale dhe familjare të lidhura me profesionin, besnikëria drejt vendit: janë çështje me përgjegjësi të madhe për mua.

Është e vërtetë që protagonisti do të ishte Leonardo DiCaprio?

Është e vërtetë. Me Leon, me të cilin punova në filmin "Dëshirë për të rifilluar" në vitin 1993, jemi shumë të afërt dhe është bërë një aktor i madh. Por miku im Martin Scorsese ma hodhi me filmin "The Departed". Matt Damon ka qenë një zëvendësim i shkëlqyer.

Përse titulli origjinal është për një pastor të mirë?

Është titulli që i është dhënë kampionit nga Eric Royh dhe mua më pëlqen shumë, është perfekt për këtë film. Mesa duket ka një referim biblik, ajo e pastorit që duhet të kurojë një grigjë dhe shikoni se si do të përfundojë, është ironik. Por personazhi i Matt Damon kërkon të bëjë gjënë e duhur dhe në zemrën e tij e bën.

Shumë aktorë liberalë shikojnë me syrin kritik momentet pak të lavdishme të historisë amerikane. Keni një koment?

Është e vërtetë, por unë preferoj të mos kritikoj shumë, sepse të kritikosh do të thotë që të marrësh një pozicion të rëndë për diçka. Kurse unë dua të kuptoj arsyet se përse kanë ndodhur disa gjëra, sepse njerëzit bëjnë atë që dëshirojnë.

Dakord, mos merrni pozicione politike. Mendoni se është e nevojshme të keni firma qeveritare sekrete?

Nuk e di, megjithatë në fund e vërteta gjithmonë del në shesh. Kuptoj nevojën të kesh një shërbim sekret për të mbledhur informacione, njerëzit e bëjnë çdo ditë, duke filluar që nga thashethemet. Mendoj se nëse mund të evitosh disa situata, duke gjetur informacione të arsyeshme, të kesh një firmë si CIA mund të jetë një e keqe e domosdoshme. Është ajo që është, me të gjitha aspektet e saj kundër etikës.

Ju po punonit për një projekt tjetër që kishte të bënte me CIA-n. Si ka mundësi që e braktisët?

Viti 1961 është viti i ndërtimit të Murit të Berlinit dhe pushtimit të "Baia dei Porci", vit që u konsiderua si shumë të tjerë momenti i fundit të pafajësisë së këtij vendi, një vit kyç. Po mendoja të bëja një një tjetër "Hija e fuqisë". Por kishte diçka në atë projekt që nuk më bindte. Më pas lexova kopjen e Eric Roth dhe kam vendosur që një film i bërë mbi atë kopje do të kishte qenë më bindëse sesa fantazitë e mia. Roth përball jo vetëm fillimet e CIA-s, por edhe çështjet personale që e rrethojnë.

Regjisorë si Steven Spielberl dhe Woody Allen kënaqen me pak xhirime. Si jeni ju pas kinemasë?

Disa regjisorë bëjnë pak filma dhe e dinë se çfarë duan. Ndoshta kanë të drejtë. Ndërsa unë, edhe atëherë kur mendoj se kam skenën e duhur, dua të bëj edhe një tjetër për të qenë i sigurt. Dhe nuk e di kurrë, derisa t‘i kem jetuar të gjitha, cila është skena më e mirë.

Ju keni punuar me shumë regjisorë të mëdhenj. Cili ka qenë ai që ju ka influencuar në realizimin e këtij filmi?

Sigurisht regjisori që kam bashkëpunuar më shumë është Martin Scorsese, sidomos në fazën që ne kuptojmë "postprodhimin". Ua kam treguar filmin disa herë dhe u kam kërkuar shumë gjëra. Por më pas, duke qenë se kam bërë shumë nga këto filma, di që vetëm të qëndrosh në xhirim të mëson të udhëheqësh. E di gjithmonë kur një regjisor nuk di atë që po bën dhe mëson edhe nga ai.

Çfarë keni të përbashkët me Scorsese?

Bashkë na lidh gjeni italian, edhe pse jemi komplet të ndryshëm në mënyrën e të shprehurit. Nuk flas italisht, edhe pse për rolin e Corleone kam studiuar për katër muaj dialektin sicilian: por them se tërhiqem më shumë nga regjisorët me origjinë italiane, ose italianë të vërtetë Bernardo Bertolucci, me të cilin kam punuar "Nëntëqindën" ose Sergio Leone në filmin "Na ishte njëherë Amerika". Jam ndjerë shumë mirë me to. Në vitin 1993 isha gati për të luajtur rolin e Enzo Ferrari në një film të Michael Mann: projekti u copëzua në momentin e fundit për arsye financiare. U ngushëllova duke drejtuar filmin e parë si regjisor, "Bronx".

Çfarë ju zbavit ende në recitim?

Në një farë kuptimi të recitosh është edhe një mënyrë për të larguar tensionet. Për këtë arsye thuhet që aktorët pjesërisht janë si fëmijët: nuk janë të programuar, mund të lënë veten të rrëmbehen nga gjithçka, të eksplorojnë emocione dhe të shprehen në mijëra mënyra pa u gjykuar. Është një fat i madh për mua që mund ta bëj përsëri, sidomos kur ndiej inat në vetvete dhe mund ta dëbojmë me yshtje duke e shkarkuar mbi një personazh.

Dhe regjia?

Është një punë e madhe dhe duhet ta duash me të vërtetë atë që bën, por më pëlqen. E adhuroj idenë që të shikoj një aktor duke qarë dhe të zvarritet përdhe në baltë dhe në të ftohtë dhe të them: "Nuk më pëlqeu, do ta bëjmë dhe një herë". E themi hapur, jam i lumtur dhe me fat që mund t‘i bëj të gjitha këto, e gjithashtu që më paguajnë shumë mirë.

Çfarë ëndërronit kur ishit fëmijë?

Ndoshta kur isha i vogël doja të bëhesha "cowboy" (lopçar), por kur mbusha 10 vjeç kisha një dëshirë të madhe për t‘u bërë aktor dhe për fat të mirë prindërit e mi gjithmonë më kanë mbështetur në këtë rrugë të gjatë, nuk kanë insistuar kurrë që të merresha me një punë tjetër.

Është kuriozitet se kur flitet me djemtë e sotëm dhe përmendet emri i Robert De Niro-s, ata mendojnë aktorin komik të filmit "Të prezantoj të mitë", jo për Travis Bickle të filmit "Taxi Driver". Çfarë efekti ju bën kjo?

Është e vërtetë, shpesh adoleshentët më rrethojnë duke më folur për rolet e mia në ato komedi. Kjo gjë më habit gjithmonë, por në mënyrë gazmore, nuk kam asnjë problem që pas shumë vjetësh që kam luajtur role dramatike, tani brezi i ri më njeh për një njeri që i bën për të qeshur. Dhe unë do të bëja gjithçka, që të vazhdoj të punoj.

Duke folur për fëmijët dhe edukimin e tyre, çfarë mendoni për sistemin amerikan?

Është vërtet e tmerrshme, por gjëja mbi të cilën insistoj gjithmonë është turpi që këtu nuk u kërkohet fëmijëve që të mësojnë një gjuhë të dytë. Në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës të gjithë ata që marrin një edukim duke folur dy gjuhë këtu janë prindërit ata që i shtyjnë fëmijët për të mësuar një gjuhë të dytë, çfarëdo qoftë ajo, kineze ose italiane, sepse i ndihmon fëmijët të jenë pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Këtu mendojnë se ekziston vetëm Amerika dhe kaq mjafton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora