E merkure, 24.04.2024, 09:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Nimfa Hakani

E hene, 25.04.2011, 07:55 PM


Nimfa Hakani

 

Zhgënjim!

 

Dëshira të vrullshme lindin

të nxitura nga shkëlqimet ekranore,

ëndërrojmë motori, autovetura,

të mbushin buzët e trotuareve,

Ëndërrojmë,

direkt nga ekrani t’u hipim

t’i ngasim si të marrë.

Të etur,

botën e  magjishme,

ta shijojmë në ekstazë. . .

 

Për një cast harrojmë,

 të shkretin Pinokio,

Dëshira  të tilla pat dhe  ai,

por bota e cudirave,

më veshë gomari e priti,

dhe e zhgënjeu atë plotësisht!

Janar 1991

 

Ftohtësi!

 

Ftohtë  kudo,

Jashtë, Brënda,

ftohtë në zemër, në tru,        

në shpirt, në shpresa!

Tkurrje  qelizash,

ndrydhje shpirtërash,

 rudhje mendimesh!

 

Ndalim Gjaku,

Ndjenja të ngrira,

Mpirje,

Palëvizshmëri !

       . . .

Pikë ngrirje?!

Kohë akullnajash?!

Apo . . . . . . ?

 Epokë,

 Ngurrimesh?!

Lodhjeje?!

Urie!

Mërzitjesh?!

Revoltash të   ndrydhura ?!

Pasiviteti?!

Paqartësie?!

Nënshtrimi!

Apo thjesht,

Epokë,

Pasigurie?!

Hutimi?!

Mungesë  rrugëdalje!

dhe. . .

Çoroditje?!

 

Të Zjarrta  Thirrje! 

 

Ne   ajrin e tejnxehur,

të zjarrta thirrje  ndihen:

Kundër kolltuqeve!

    (Kur në kolltuqe të  rehatëshme,

    kafen express kanë pirë !)

Kundër Hatëreve !

   (Kur prej tyre,

   shumë kanë  përfituar!)

Kundër  limuzinave!

   (Kur, në   to…

    veten  kanë menduar,

   rrugëve të asfalta të Tiranës ,

   duke udhëtuar!

   Njerëzit  të vrojtonin,

    pas të papërshkueshmit,

    xhamave tëzinj

Kundër vilave lluksoze!

   ( kur për  to,

   gjumi s’i ka zënë,

    e shumë kanë ëndëruar,

   që natën e parë të “Javës së Mjaltit”,      

   me Demagogjinë  e  Kompromisit!

     to,ta kenë kaluar

  Shampanjë duke derdhur  për t’a celebruar!)

 

Dhjetor, 1990



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora