E premte, 19.04.2024, 08:27 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Platforma e mjerë e një ''akademiku''

E hene, 25.04.2011, 07:58 PM


PLATFORMA E MJERË E NJË "AKADEMIKU"

 

(Letër e hapun rrencit e përçamësit antikombtar Rexhep Qosja)

 

Nga Selim M. Hasanaj

Redaktor, Revista Drini

 

Jam lindë në një fshat të Podgurit ku zgjimi për zhvillim kombtar dhe civilizimi ishin gjithmonë paksa ma të avancuem se në viset tjera të Dardanisë, të cilat, për shkaqe të njohuna, ishin ma mbrapa, sepse vuenin nën thundrën e pushtuesëve dhe injorancën aziatike orientale. Isha i ri e mbaj mend se si TVP (Televizioni i Prishtinës) i asaj kohe na pat prezantue në një program special një shqiptar, që ishte ba doktor i shkencave albanologjike.

 

Asht kohë e gjatë qysh atëherë, por mbaj mend se në studio të TV-së, përballë moderatorit, ishte një burrë thatim, me sy levizës, si të dhelpnes, dhe me një mjekërr të zezë futë. Më paten ba përshtypje sytë e tij prej dhelpne, ashtu edhe kurreshtja cilat ishin arritjet e këtij njeriu në shkencë e planet e tij të ardhme prej shkencëtari. Të pranishmit në odë filluen të diskutonin për mjekrren e doktorit të shkencave albanologjike. Ishim mbledhë në oden e kushrinit tim Xhemail Alia, që kishte musafir edhe një kushri të nanës time, të ndjerin Tahir Kukleci. Tahiri ishte një burrë i odave, si thuhej në atë kohë, i mençëm, sa fjala e tij dëgjohej e respektohej nga të gjithë. Po ai ishte edhe hokatar, me një humor të lezetshëm.

 

Kushrinjët e mi flisnin për mjekrren e Rexhep Qosjes e thonin se mjekrra nuk i ka hije një burri me moshë të re; mjekrrat i lanë vetëm pleqtë, etj.

 

Tahir Kukleci, si u lodhë me këto broçkulla, me shishen e birrës në dorë, u ngrit nga kambturqisht e u ngul në gjunj.

 

"Dëgjoni të gjithë, - nisi ai me folë - Isha në Zagreb, e atje, në një takim intelektualësh, dëgjova se sot janë tri lloje mjekrrash: 1. mjekrra për shkak moshe; 2. mjekrra për shkak profesioni; dhe 3. mjekrra mutsihane."

 

Plasi gazi. Tahiri ishte marakli i gotës së rakisë e gjithmonë "trillonte", ose parafrazonte ngjarje kur shihte se duhej me sha dikend apo me ia ba të pavlera veprat, fjalët etj.

 

Nga ajo mbramje e deri në ditët e sotit, ky njeri me mjekerr, që ma vonë u ba edhe Akademik, me gjithçka shkruen, me gjithçka flet, me gjithçka mendon e vepron, vërteton plotësisht thanjen për mjekrren MUTSIHANE, si pat thanë Tahir Kukleci.

 

Kam lexue dhe lexoj pothuej gjithçka ka shkrue Rexhep Qosja. Nuk pretendoj se kuptoj e jam në gjendje me analziue gjithçka të tijen, por një gja të bie menjëherë në sy: ai fillon me 5-10 fjali, që i përsëritë e ripërsëritë tue i hedhë ato nga fillimi në mes e tue u kthye prap në fillim e tue i hedhë në fund, si baqica që tund qumshtin në tunaq. Rexhep Qosja padyshim asht mjeshtri ma i madh për ta tundë fjalën e për ta ba mizën bull.

 

Këto dit lexova një shkrim nga ky njeri me mjeker të kategorisë (3) të Tahir Kuklecit , shkrimin me titulli " LULZIM BASHA ASHT VRASES..."

 

E lexova shkrimin me mundim, sepse që në titulli ishte i poshtër, ishte ndjellakeq, kobzi, nxitës, sepse t’i thuesh apo t’i tregosh shqiptarit vrasësin, nënkupton t’i kujtosh hakmarrjen, që unë e kuptoj si vëllavrasje. I tillë asht "akademiku " me të cilin mburren disa injorantë dhe mundohen ta ngrenë në piedestal të dijetarit e patriotit.

 

"Ma zi shtisi se dorasi" thotë urtia e popullit, prandaj unë në titullin e shkrimit shkarravinë të këtij "akademiku" shoh se si, për të satën herë, ai nxit për t’u hakmarrë.

 

Ishte lehtë të lexohej shkrimi, sepse aty fjalitë ishin të tunduna në tunaqin Rexhep Qosja dhe nuk kishte nevojë të lexoheshin të gjitha ato fjalë të ripërsërituna fund e krye, por veç tjerash më banë përshtypje RRENAT BAJATE ku "akademiku", për ta sulmue Lulzim Bashën pse merr poste mbas posti dhe pse deri tash ishte minister në tri Ministri e tash pretendon postin e të parit të Kryeqytetit shqiptar, njeriu mjekërr, tunaqi Rexhep Qosja, thotë se kjo nuk ka ndodhë as nuk mund të ndodhë askund në botën e qytetnueme dhe merr shembull shumë shtete të Europës, mes tjerash edhe Norvegjinë e Suedinë, shtete ku unë jetoj që nga pranvera e vitit 1989 dhe i njoh mirë. Dhe për ta bindë Qosen dhe lexuesin se i njoh, po e ceku faktin ( jo për t’u lavdue) se sivjet, në zgjedhjet lokale e rajonale që do mbahen në shtator në Norvegji, unë jam i nominuem nga HØYRE PARTI (Partia e Djathtë) për deputet rajonal në rajonin Østfold. Këtë fakt e kam për mburrje, sepse jam shqiptari i parë në këtë shtet që kandidon për deputet. E kandidaturën nuk e kam vu unë, por me propozimin miqëve e kolegëve të partisë ku kam aderue dhe ku jap kontributin tim.

 

I them "akademik " Tunaqit Rexhep Qosja se duhet të ketë respekt pak per moshën e pak për mjekrren dhe t’i ndalë RRENAT, së paku tash kur po ia ruen paret hoxhës për tabut e namaz të xhenazes ( i shkrova të gjitha këto në gjuhen islame, se e di që i pelqejnë akademik TUNAQIT). A mund të marrë dikush poste nga një ministri në tjetrën, nuk ka asnjë kriter në asnjë vend të botës, posë në kryet TUNAQ të Rexhep Qoses.

 

Që ke rrejtë, o "akademik", po të numroj disa shembuj nga Norvegjia dhe Suedia, ku persona të ndryshëm kanë pasë një post ministri, dhe ma vonë kanë marrë poashtu post ministri në një ministri tjetër.

 

Norvegji: Erik Solheim ka pasë tri poste ministri në ministri të ndryshme. Erna Solberg dy, Manghild Kleppa tri, Grethe Faremo dy, Kristin Devold dy, Karita Bekemelem tri, Per Kristian Foss dy etj.

 

Suedi: Monna Sahlin tri, Karl Bildt dy, e kështu me radhë. Pra, ti tund sa të duesh, se rrenat tueja, që dalin nga tunaqi yt, askush posë atyne të mjerëve si ti, nuk i merr seriozisht.

 

Dhe fakti tjetër që prap më detyroj të shkoj në WC për të vjellë ishin rreshtat plot urrejtje, inat patologjik bizantin, që kishte shfrye Tunaqi Rexhep Qosja kundër Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin, edhe pse ka ikë në botën e amshueme para pesë vjetësh, Rexhep Qosja nuk e le të qetë, nuk e le të qetë, sepse ky ka lindë për të shkatrrue gjithçka pozitive në vlerat e kombit shqiptar.

 

Sa i paftyrë je, o njeri mjekërr nr. 3 në kategorinë e mjekrrave të Tahir Kuklecit, kur në mes të tjerash për Ibrahim Rugovën thue.... ai nuk ishte President i Kosovës, ai kurrë nuk ka qenë i tillë, ai ishte lider i LDK-së.... e vazhdon me i kujtue lexuesit se LDK ishte parti e Gjykatës Kushtetuese Jugosllave, e idiotizma të tjera.

 

Ti, o i shkretë, perçamës e zemërzi, a nuk turpnohesh për rrenat e broçkullat që për gjysëm shekulli i hedh në letër? A nuk nuk e kupon se sot nga të gjithë shqiptarët në botë, janë a s’janë 100 vetë që të durojnë?

 

Dr. Ibrahim Rugova ishte i pari shqiptar që me votën e qytetarëve që dolën në zgjedhje me mbi 90% në vitin 1992, u zgjodh Kryetar i Dardanisë me mbi 98% të votave. Këtë post ia besoi populli i Dardanisë edhe në vitin 1998. Në zgjedhjet lokale të mbasluftës LDK-ja e Ibrahim Rugoves fitoi bindshëm pothuej në të gjitha komunat e Dardanisë, posë në dy të Drenicës, ku  "patriotizmi" folklorik dhe ideologjia jote perçamëse kishte ndikim. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh me votat e deputetëve në Parlamentin e Dardanisë President i Dardanisë në zgjedhjet e para të mbasluftës me 2003 dhe ai tashma ka hy në histori si Kryetar i përjetshëm i Dardanëve. Kështu si ti, të shejtin Rugovë e kanë sulmue Sllobodan Millosheviçi dhe të gjithë liderat serbë, përfshi këtu edhe kusherinin tand Dobrica Qosiq.

 

E së fundi po i kujtoj lexuesit, që mendon se Rexhep Qosja asht akademik e shkenctar, dizertacionin për gradën DR. të shkencave e pat për Asdrenin dhe  krejt punimi i doktoraturës kishte 72 faqe. Vetëm disa vjet ma vonë temën e maturës në Gjimnazin e Istogut unë Selim Hasanaj, Dr. Xhevat Syla, Dr. Xhelal Shatri, Dr. Haki Zeneli e kishim me nga 110 faqe e ma shumë.

 

Lexoni shkrimet e tij dhe do shihni se ato përafërsisht fillojnë kështu: "Ndodhi sepse kanë thanë, dhe po ndodhë sepse po thonë, e ka për të ndodhë sepse do të thonë...", por asnjiherë nuk tregon kush ka thanë, kush po thotë e kush do të thotë.

 

Ky tund tunaqin e tij dhe atë bylmet le ta hajë vetë, sepse populli fatmirësisht e ka pa dhe kuptue se kush asht.

 

Lulzim Basha asht kandidat për postin e Kryetarit të Tiranës dhe po vendosi populli, po i besoi atij dhe programit të tij, ai do të marrë atë post, ndërsa pse ai kishte poste të tjera ma parë, për mue kjo dëshmon se, ai që vetëm para 7 vjetësh u fut në politikë, ka vlera, dhe, pse jo, unë si shqiptar i uroj edhe shumë poste tjera në vitet e ardhëshme të karrierës së tij.

 

Nuk due të zgjatem për rastin e 21 janarit, sepse jeta e njerëzve asht ma me randësi se sa të bajmë na gjyqin pse u vranë, kush i vrau, kush asht fajtori etj, etj. Kam ndje keqardhje për ata të shkretë që e psuen pa fajin e tyne. Sikur të guxoja të tundja tunaqin si ban Rexhep Qosja, unë fajtorin do e tregoja me gisht në Rexhep Qosen, në Edi Ramen, Gramoz Ruçin, Spartak Ngjelen, Skender Gjinushin, Paskal Milon etj., enverostalinistë të pandreqshëm.

 



(Vota: 24 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora