E enjte, 21.11.2019, 04:53 PM (GMT)

Kulturë » Kinema

Robert rebeli

E merkure, 04.04.2007, 07:06 PM


Junior: Robert Downey Jr. Ai është ylli, bukuroshi i ri, i mallkuar, krijues, gjenial. Ikona inteligjente dhe e pavarur e kinemasë, që është zgjedhur si pamja vizive dhe trupi i "strip-kolossal"-it të ardhshëm të "Iron Man", superheroi marvel me probleme alkoolike. Dhe ende më herët në skenë, në filmin "Zodiac" të regjisorit David Fincher, në rolin e një gazetari shumë të shkathët, i fiksuar nga një serial killer (dhe këtu) dhe nga problemet alkoolike. Djali i një farë Robert Downey Senior, për të cilin thuhet se nuk ka qenë shembulli i mirë i babait model, ku më pas e mësoi Junior-in e vogël të pinte marijuanë që kur ishte fëmijë. Por ndoshta kjo është një legjendë metropolitane. Ajo që dihet me siguri për Senior, është se pas një të kaluare si kampion i basketbollit, u bë një regjisor kult. Shumë të adhuruar ishin edhe filmat e tij të pavarur dhe të parespektueshëm, të cilët ishin të shumtë në vitet ‘70, si për shembull "Pound", alegoria e burrave dhe qenve (që shënon debutimin e Junior në skenat në rolin e një këlyshi), ose akoma më shumë "Greaser‘s Palace", që ishte një histori për Krishtin në formën e "makaronave" perëndimore. Ndonjëherë Junior edhe ka recituar- shumë keq për vetëpëlqimin e tij -në pjesët më shumë të ofruara nga Paul Thomas Anderson ("Magnolia" ose "Boogie Nights"), që vazhdimisht e konsideronte mjeshtër dhe mit. Por nuk e dimë në fakt se kur Junior e konsideroi vërtet një mit.

Sigurisht që prezenca e tij së bashku me atë të nënës, Elise Ford, aktore-këngëtare-modele dhe motrës më të madhe, Ally Downey, shkrimtare, e bëjnë Robert Downey Jr (RDJ siç e thërrasin fansat e tij) një djalë të vërtetë arti. Që pas shfaqjes së tij në filmin "Pound", Downey i vogël u kthye në një aktor të lindur. Dhe menjëherë pas u bë një balerin i lindur, një muzikant i lindur, një aktor i lindur (diplomohet në pianoforte dhe mëson vetë të luajë muzikë në bateri dhe kitarë bas). Nga e ëma trashëgoi një zë të mrekullueshëm këngëtari dhe kushedi ndoshta nga ndonjë gjysh pikturën. I gjithë ky përqendrim talentesh e sjell në vitin 1992 për të fituar çmimin "Oscar" në interpretimin e tij të shkëlqyer e të vërtetë "Chaplin", të regjisorit Richard Attenborough.

Mes pengesave dhe hedhjeve, numrave komikë, vështrimeve të perënduara, buzëqeshjeve me shushurima, ecjes me këmbë të hapura dhe një bastun duke e rrotulluar nëpër duar, Downey Junior është kloni i vërtetë i Charlot. Nëse filologjiku Sir Attenborough në fund do t‘i hidhte dhe një vështrim Chaplin-it të vjetër, të mos e kishte gozhduar mbi një karrige për një gjysmë filmi, me fytyrën e fiksuar nga grimi, që i ndalonte çdo mimikë faciale, ndoshta mund të kishte fituar çmimin "Oscar". Dhe në çdo rast, për ta grisur, i është dashur të zbresë në skenë një histori (aktor teatri) monumentale si Al Pacino, protagonist i filmit "Aromë gruaje".

Megjithatë, pikërisht këtu fillon Hollivudi i Babilonisë për djaloshin Downey. Vitet e seksit, drogës, rrok‘n‘roll-it, më shumë mbajtje abuzive të armëve dhe më shumë prirje drejt dehjes, të cilat i kushtuan shumë rëndë duke e pushuar nga festimet e serialit televiziv "Ally McBeal", e shtynë edhe më shumë në gjendjen e kaosit, duke u shtruar më pas në qindra qendra rehabilitimi dhe çhelmimi dhe një seri të pafundme pisllëqesh që e cilësojnë si një nga djemtë më të këqij simpatikë të SHBA-së. Gjithçka ndodhi me shpejtësinë e paimagjinueshme, duke filluar më pas te historitë e dashurisë, martesat, një fëmijë, divorci e më pas përsëri dashuri, sigurisht që gjithmonë me femra interesante dhe artistike. Duke filluar që nga e fejuara historike, artistja Sarah Jessica Parker, te gruaja modele muzikante Deborah Falciner, me të cilën ka një djalë që- i shkreti fëmijë -quhet Indio, deri te gruaja aktuale me të cilën është martuar në vitin 2005, producentja Susan Levin. Megjithatë, fansat, të cilët i qëndrojnë besnikë çështjes, nuk e braktisin kurrë dhe ai vazhdon të ndryshojë duke qëndruar në kontakt me ta, madje edhe në periudhat kur ishte në burg, falë sajtit "The last Party". Nuk e kanë braktisur as miqtë, të cilët janë të gatshëm për ta ndihmuar.

Dhe çfarë miqsh thuaj! Një prej tyre është Elton John, që në vitet e errëta i kërkoi të merrte pjesë në videon e tij "I Want Love", tjetra është ylli i "Young British Artists", Sam Taylor Wood, që në vitin 2002 e nxori në skenë si Krishti i perënduar (Maria është ajo) për tablonë e famshme fotografike mbi "Mëshirën" e Mikelanxhelos, të ekspozuar me shumë zhurmë në "White Cube" në Londër. Ndërsa Bob Wilson, pak kohë më vonë, e rekrutoi në një tjetër video-tablo të gjallë nga "Leksioni i anatomisë" së Rembrandit, me rolin e protagonistit: atë të kufomës. Dhe më pas Mel Gibson, një tjetër mik i vjetër, i propozoi rolin e "Hamletit" në teatër. Downey Junior bëri edhe disa reklama si "Sturm und Drag", "Skechers Usa". Firma e njohur e këpucëve e ka zgjedhur si dëshmitar të linjës së meshkujve. Të gjitha këto ndoshta i kanë bërë përshtypje gjykatësit, i cili ndiqte çështjen e tij, se në korrik të vitit 2002 e deklaroi Junior-in tonë tërësisht të rehabilituar.

Dhe kështu ai vazhdon rrugën e tij me ndonjë rrudhë më shumë dhe një pamje gjithnjë e më të ndjeshme. Së shpejti ai do të jetë 40 vjeç. Në pak vjet është vënë re se është aktori me ndjeshmëri të rrallë, me një numër të madh filmash, të vlerësuar me çmime dhe konsideratë maksimale të shtypit dhe kritikës. Tashmë ai shfaqet përkrah Halle Berry në filmin e frikshëm "Gothika" të regjisorit Kassowitz; anti-makartist me George Clooney në filmin "Good Nigt, Good Luck"; i mbuluar me lëkurë, më seksi se kurrë në rolin e bishës që ndjek Bukuroshen (Nicole Kidman) në "Fur" të regjisorit Steven Shainbeg; ushtar erotik dhe reporter romantik në filmin e mrekullueshëm "Zodiac" të regjisorit David Fincher.

Jeta e shthurur nuk e ka prekur pothuajse fare, madje i ka përmirësuar më shumë zërin, duke i dhuruar edhe albumin e tij të parë, "Futurist". Një seri baladash, nga rrok i fortë i viteve ‘70, në këngë nostalgjike. Por ajo më e rëndësishmja e këtij disku është kopertina e tij, ku është shfaqur një Junior i përqendruar në vetvete si "Mendimtari" i Rodin: fytyrën e mbështetur në dorë, shikimin në horizontin e largët dhe cigaren mes dy gishtave. Prova e vërtetë e venës së tij artistike së bashku me përshkrimin e tij që vuan, psikodelik, përshkruar nga ngjyrat elektrike dhe shenjat nervoze, që dëshmojnë një lloj këshillimi të kërkimit bashkëkohor.

Në pritje të prezantimit të romanit mbi jetën e tij të ngatërruar, ku personazhi ynë do të jetë edhe në rolin e shkrimtarit, ky përshkrim mbetet alegoria perfekte e një suksesi të mallkuar. Një gjeni i vërtetë, që falë talentit, magjisë, personalitetit të manovrueshëm dhe të pandalshëm, si dhe Amerikës që gjithmonë i fal guximtarët dhe të fortët, megjithatë ja del mbanë dhe fiton: mbi konformizmin ndaj moralit e zakoneve të kohës, mbi përjashtimin e Hollivudit, mbi peshën e një babai pak a shumë pengues e mbi të gjitha mbi vetveten dhe shejtanllëqet e tij. Pas gjithë këtyre, ai vazhdon të quhet Junior.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT