E premte, 29.03.2024, 08:40 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: RTK-ja, Donati dhe Debati

E hene, 25.04.2011, 06:57 PM


RTK-ja, Donati dhe Debati

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Fillimisht e pashë një reklamë ku njoftohem se do të bisedohet për bashkimin kombëtar. Më pas edhe e shikoj këtë të ashtuquajtur debat. Ajo që dëgjoj e dëgjojmë është edhe për keqardhje. Duke përjashtuar përfaqësuesin e Vetëvendosjes Rexhep Selimin i cili siç duket ra viktimë duke marrë pjesë me atë grup kinse panelistësh për të cilët edhe në këtë kohë gjetja e rrugëve që shpiejnë drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare i tremb e i frikëson aq shumë e aq tmerrësisht sa e humbin fare torruan duke u munduar të hedhur baltë mbi shqiptarët e mbi tërë kombin shqiptar. E bile-bile edhe kundër Uçk-së dhe betimit të saj. Katërshja duke llogaritur edhe udhëheqësin e debatit duket mjaft e kordinuar për të luajtur lojën në stilin e mangupëve edhe pse herë herë edhe shfaqin ndonjë mospajtim periferik mes vete. Donat Sylën fare pak e njoh e kam dëgjuar për të por ndonjëherë edhe mund ta kem pare në ndonjë emision në RTK a gjetkë. Këtij debati i mungonin njerëz nga trevat tjera shqiptare qoftë edhe duke u lidhur me ta me linjë telefonike(edhe pse u fol se mediet që kanë bërë e po bëjnë lëvizje për t’i afruar shqiptarët mes vete) dhe për të as që ia vlen të bisedojmë më gjatë. Enver Robellin e kam hasur edhe në ndonjë shkrim gazete dhe edhe përkundër fjalëve të mëdha e di se ky tip nuk shquhet për ndonjë gjë të hajrit në lëmin e gazetarisë. Gjatë shikimit të emisionit lehtë vërehej se deklarata e ish presidentit shqiptar Alfred Moisiut se Kosova është krahinë e Shqipërisë ia kishte çakorduar mendjen fare. Migjen Kelmendi dikur promovues i idesë (tashmë të coftë) identitetit kosovar ishte i preokupuar dhe llapte edhe palidhje se nëse kërkojmë një shtet për shqiptarët atëherë mund ta pësojmë fatin e Serbisë së Madhe që dikur funksiononte brenda ish-Jugosllavisë. Po ashtu vazhdonte Migjeni duke u bërë thirrje njerëzve të mos I harrojmë ndërtimin e shtetit, sovranitetin, hallet e përditshme, kushtetutën…

Baton Haxhiu lëvdonte tv klanet andej e këndej televizione këto me frymë të pastër partiake e krenohej me intervistën që kishte bërë me Tadiqin, se kreu i shtetit serb i paska thënë ai qenka i interesuar të flasë me Tiranën për çështjen e Kosovës dhe luante rolin e budallait të mençur.

Ja që patëm edhe një debat pa rezultat. Rezultati i tij i vetëm ishte qëndrimi i mjerë i ca personave defetistë ndaj ribashkimit të Shqipërisë dhe frikës së tyre se mos populli ka hapur e po hap sytë e këta këtë nuk e kanë vërejtur nga zyrat e tyre.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora