E enjte, 18.04.2024, 04:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Drejtuesit vendorë…

E hene, 25.04.2011, 07:57 PM


Drejtuesit vendorë…

 

Nga Gjon Neçaj

 

Mbaj mend, se andej nga klasa e katërt fillore, në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, gjatë një fushate elektorale që bëheshin atëherë për deputetë në Kuvendin Popullor, mësuesi më caktoi mua dhe 2-3 nxënës të tjerë që kishin kaligrafi shkrimi të bukur e shkruanim pa gabime, të plotësonim në disa formularë emrin e kandidatit për deputet dhe gjeneralitetet e tij. E unë  e mbajta mend përgjithmonë emrin e tij: Veli  Dedi.

 

Ky ushtarak dhe personalitet i kohës, pjesëmarrës në luftën e Spanjës, në atë kohë ishte në moshë të thyer, e kur shkruaja vitin e tij të lindjes, mendoja me veten time se si mund të vijë të takohet me banorët e Nikaj Merturit, zonës më të largët dhe më malore në veri të Shqipërisë, në malet e Tropojës. Por ai erdhi në çdo fshat, në çdo shkollë, në ditët me shi e në acarin e ftohtë të bjeshkëve, duke biseduar këmbëkryq me zgjedhësit  e tij.

 

Duke parë në ato vite jetën e mjerueshme të banorëve të atyre anëve, evidentoi në disa fshtra shtëpitë ku banonin disa familje në kasolle prej balte, që as për bagëti nuk vlenin dhe në një kohë rekord, ndërtoi mbi 35 shtëpi të reja banimi në zonën e tij elektrorale.

 

Shpesh këto ditë, teksa dëgjoj lajme, apo lexoi shtypin, lidhur me kandidaturat e partive poilitike për drjtues të pushtetit vendor, që janë bërë paksa të bezdishme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës ë Spanjës, biri i Kosovës, Veli Dedi,nga i cili e të tjerë të asaj periudhe duhet mrrë shembull, duke udhëtuar dikund në mushkë e dikund në këmbë shtëpi më shtëpi e katund më katund për të biseduar për hallet e votuesve të fillimviteve gjashtëdhjetë, që si rezultat i prishjes së marëdhënjeve me BS të asaj kohe, ishin tepër të vështira, meditoj deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën e tyre elektorale, vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buell e detin kos me realizime dhe investime të fuqishme.

 

 Po të vëresh me kujdes emrat, të një mori partive politike,ku vetëm në bashkinë e Bajram Currit ka 25 subjekte politike kundrejt 2400 votuesve, të bie menjëherë në sy, se nga një pjesë e mirë e tyre, është shitur morali politik, çka ne kemi  vuajtur dhe po vuajmë nga sindroma të tilla. Njeriu ka një ideal, ka një moral, ka një besim. Këto nuk shiten dhe s’mund të bësh pazare, nëse ke sado pak ndërgjegje të pastër. Por nisur thjeshtë vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandiatë për drejtues komunash e bashkish, ka 20 vjet që kandidojnë nga një parti në një tjetër. Pra aty ku u shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë  krekosur në kolltukun e kryetarit dhe këshillëtarit.

 

E këta  le të kandidojnë, e të fitojnë, por janë dhe do mbeten "lejfen", ku historia e mëvonshme do t'i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur tash  dy dekada me radhë. Por një ditë do emancipohemi ne votuesit, e ata që po ua lexojmë emrat e tyre  si deputetë të parlamentit të ri,shumë syresh përgojohen ende pa u ulur në kolltukun e deputetit.

 

E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit  të mos jenë mërzitur e cfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë për parlamentarët e "ndritur".



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora