E enjte, 28.03.2024, 09:59 AM (GMT)

Kulturë

Sami Islami: Kur vinte axha nga Shkupi?

E hene, 25.04.2011, 06:55 PM


KUR VINTE AXHA  NGA SHKUPI?

 

(Kushtuar  axhës Hetem)

Në 17-vjetorin e vdekjes

 

Nga Shkupi  kur vinte axha im

Nxitoja t’i dilja me gëzim  përpara

Ta përqafoja me mallëngjim

Atje, te Razojtë e Shkurtë, te ara!..

 

Vinte  si mali me borë

Shpesh na jepte ndonjë lek

Po asnjëherë nuk ka ndodhë

Të mos na sillte nga një gjevrek

 

Ah, ç’kujtime të bukura kam!

Sillte gëzim në shtëpinë tonë

Me gjevrekët e freskët e të shijshëm

Ngiheshim  edhe me aromë!

 

Ai  që gëzon një fëmijë

Në parajsë, thonë, do të shkojë

Pa le që s’gjendet tjetër njeri

T’i kish’  thanë  ai   “dreq” me gojë

 

Tani sa herë që shkoj në Shkup

Afrohem të  blej gjevrekë çarshie

Habitem pse s’janë  si të axhës Hetem

S’di pse s’ e kanë  ma atë shije!?

 

Thonë se engjujt nuk duken

Se ata  rrijnë diku në qiell

Jo,  ata qenë këtu, kujtoj,

Që shiheshin edhe  në ditë me diell!

 

Sami ISLAMI

Londër,  23.04.2011



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora