E marte, 16.04.2024, 10:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Vlerësim me rastin e 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Nikolla Spathari

E shtune, 23.04.2011, 03:39 PM


Nikolla Spathari ka lindur në Malësinë e Madhe në vitin 1940  ku kreu edhe mësimet e para. Studimet e larta i përfundoi në USHT, në degën matematikë- fizikë. Pasi botoi  dy librat e parë  në vitet shtatëdhjetë pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka botuar librat:

 Një shtyllë elektriku,  (Poemë për fëmijë),  Një ditë e largët dimri,  (Tregime për fëmijë),  Kur isha minister, (Tregime humoristike),  Drejt Europës me gomar të Nastradini, (Publicistikë letrare), Malësia e Madhe siç e njoha unë  (Monografi),  Përtej shiut,  (Poezi), Djemtë e dikurshëm , (Roman ), Përkohësisht e bukur,  (Poezi),  Të shtyhet mëngjesi,  (Poezi), T’lumtë i them kush e ka gjetur  (Gjë e gjëza për fëmijë), Iku nëna u bë kështjellë, (Poema për fëmijë). Një javë në përrallë, (Poema për fëmijë).

       Nikolla Spathari ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetave “ BESA “

në Shkodër dhe  “ PENA “ në Durrës. Ka punuar mësues, gazetar dhe kryeredaktor i dy gazetave. Ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën. Sot është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës dhe drejtor i revistës “ VEGIME  LETRARE “.

       Është dekoruar me medaljën “ Naim Frashëri “ nga Presidjumi i Kuvendit Popullor, me titullin “ Mirënjohja e Qytetit “ nga Bashkia e Durrësit , me çmimin “ Migjeni “për krijimtari cilësore në prozë e poezi dhe me çmimin e dytë në Konkursin Letrar për 100 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe.      

Ka në proces botimi:

Ku është dera ime? (Tregime humoristike), Se si më ikin gjerat (Poezi), Në këngë është edhe historia (Studime), At Benedikt Dema (Monografi ), Malësia e Madhe - tokë e një etnokulture të lashtë (Studime), si edhe veprën e plot në shtatë vëllime.

Për kontributin e tij në fushën e lëtërsisë për fëmijë, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, bordi drejtues i revistës letrare “Obelisk” i jep atij Çmimin letrar “Mark Tuen”.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora