E enjte, 01.10.2020, 08:55 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Kot i biem gjoksit!

E shtune, 23.04.2011, 07:57 PM


KOT I BIEM GJOKSIT !

 

Nga Zeqir Lushaj

 

- Sa  herë i them vetes:Mos shkruaj,kur je i mërzitur!-

 

 

NE,

Dijmë të bajmë gardh,

Në mes arës e livadhit,

Të shtyhemi me vëllain,

Rreth shtëpisë e stanit.

 

NE,

Dijmë të ofendojmë,

Kur duhet buzëqeshja,

Jemi hipokritë,

Na pelqen vetvetja.

 

NE,

Fshihemi pas gurit,

Dijmë të të vrasim,

Këngët për trimerinë,

Gjithandej buçasin!

 

Kush është si NE,

Njëri-tjetrit i thomë,

Thikën mbas shpindës,

Diku…,natën-vonë!

 

Sot,pijmë gjak gishti,

Të bahem probatim,       *

Nesër, ta çojmë pikën,

Dhe të vijmë nvarrim !

 

Ne…,

E nderojmë vrasësin,

E vemë në ball toxhakut,

Qëndrimet  terroriste,

Na kujtohen mbas vaktit !

 

Ne…,

Duam lavdi e emër,

Pa çka se barku thatë,

Flasim për AtDheun,

Hesht,Atdheu i ngratë.

 

Ja pjekim brinjt e dala,

Dhe gishtat i lëpijmë,

Si tash,si përpara,

Bota…,mirë e dijnë.

 

Ne…,

Kemi gjetë një çadër,

Që,e quajmë-Besa!

Kur,ecën pabesia,

Dhe shëmtohet Jeta !

 

!

Fjala Lider=e ndyrë,

(Ma e ndryra,deri sot),

Marrë hua,nga Bota,

Sna bjen,për AtZot !

 

Ndaç thuej:-i Mençëm,

Ndaç thuej:-Hajvan,

Krejt,jemi një mostër,

Dalë nga një kazan!

 

Forca e Prinjësve,

Gjithherë,në këtë vend,

Kush,ma gjatë se tjetri,

Mundet ta mbajë peng!!

 

NE,

Ndërrojmë përditë,si…,

(Lëkura e Kamaleonit!)

Servil…,ndaj të huajt,

Gjelkokosh ndaj tonit !

 

NE,

Viktimë e vetvetes,

Në Ballkan e Europë,

Kot i biem gjoksit,

Një furtunë në gotë !

 

Nuk ka stan me lepuj,

Na ka mësue Urtia,

Jep e merr Fakiri,

Shqipëtar…,Ditëzia !

 

Ne,

Që dalim në pension,

Pa zënë punë me dorë,

Dijmë të duartrokasim,

Prodhojmë Diktatorë !

 

Sepse,Ti dhe Une,

Të Dy sbashku,Ne…,

Jemi Hiçkërkushi,

Shkelim ,Zot e Fe !

 

Ne…,

Duam veç-Diktaturë,

Ajo,na bjen për shtatit,

Të tjerat janë hajgare,

Dje,sot…,mbas tashit!

!

Droe,më akuzojnë,se…:

Fjalë të randa kam thanë!

-Jo,-për Jezu Krisht!

-Jo,-për Dinë e Imanë !

 

Nëse,Dikush zëmrohet,

Le të zbathet vet…”,           *

Jeta,nëpër shekuj,

Me këtë gjuhë na flet !

./.

.

*Probatim=burazer=vëlla gishti

*”Kush zemrohet,zbathet vet”-shprehje e vjetër popullore

 

Shënim: Vjersha është nxjerrë nga libri “Piedestali”,që autori Zeqir Lushaj,po përgatit për botim.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora