E premte, 29.03.2024, 08:31 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Ç'asht kjo mendësi kaq primitive e shqiptarëve?

E shtune, 23.04.2011, 06:58 PM


Ç’ ASHT KJO MENDËSI KAQ PRIMITIVE E SHQIPTARËVE?

 

(Na, gjysma e kombit, që jetuem nën okupimin serbosllav, mbajmë mend thanjen: " AKO NISI SA NAMA ONDA SI PROTIV NAS " *1 )

 

*1. " Po nuk je me ne, je kundër nesh ".

 

Nga Selim M. Hasanaj

Redaktor, Revista Drini

 

Shumë shkrime të gazetarëve, opinionistëve, analistëve, studiuesëve e shkencëtarëve (nëse mund të thuhet se kemi të tillë) janë shkrime që bahen dhe publikohen pikërisht për të dëshmue se na si popull kemi mendësi të mangët, se njohim vetëm të drejtën për vete dhe kurrë edhe të tjetrit.

 

Qenë pesë dekada pushtim nga ideologjia komunisto-staliniste në Shqipni dhe ajo komunisto-sllaviste në trojet e pushtueme  dardane e tash janë dy dekada që ato sisteme, ato shtete, u zhbanë e nuk janë ma. Në hapsinën e ish Jugosllavisë u krijuen disa shtete sllave dhe një gjysëm shteti dardan-shqiptar, ndërsa në Shqipni u shue sistemi envero-stalinist dhe lindi shteti bipartiak, i demokratëve dhe socialistëve, pse partitë tjera fiktive janë sa për su e faqe faktorit ndërkombtar, pa asnjë peshë në politiken shqiptare.

 

Fillimi i përplasjeve për pushtet mes këtyne dy partive ishte edhe fillimi i  lamjes së hesapeve të grupeve për lidership mbranda vetë këtyne partive. Tashma të gjithë e din se ka pasë "luftë" të hapun mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, mes Sali Berishës dhe Eduard Selanit, mes Sali Berishës dhe Genc Pollos ma heret, ndërsa viteve e fundit në mes Sali Berishës dhe Bamir Topit etj. Pra, e ashtuquejtuna PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPNISË, haptas po shihet se asht ba pronë e atij që u mbijetoi përplasjeve me kundërshtarët, pronë e Sali Berishës.

 

Po Socialistët? Kjo parti u krijue nga komunistat enverostalinistë dhe ende pa u konsolidue sa duhet, lideri i saj i atëhershëm, Fatos Nano, u burgos me akuzen keqperdorim fondesh humanitare.

 

Për të rimarrë pushtetin, socialistët çfrytëzuen tragjedinë e firmave U shkatrrue Shteti. U shkatrrue gjithçka. Fatos Nano u lirue dhe pushtetin  përkohësisht ia lanë formalsiht Bashkim Finos, por pushtetin faktik e kishin Fatos Nano dhe grupi i tij, i cili, poashtu, kishte kundërshtarët e vet mbrendapërmbrenda ish komunistëve, që tash kishin veshë gzofin socialist.

 

Dihet se sa herë asht shkarkue Nano nga posti i kryeministrit, ai post u asht klaue Pandeli Majkos, Ilir Metes për ta rimarrë Nano të dyja heret. Si nuk munden të baheshin lidër të socialistëve, disa shkretanë pa asnjë vizion, pa asnjë aftësi, veç epsheve të smueta për t’u ba lidër, si: Skender Gjinushi, Paskal Milo, Neritan Ceka etj, etj në fillim, e ma vonë edhe Ilir Meta, formojnë partiçkat e veta, të cilat gjithmonë ishin dhe janë pjesë pararoje dhe bisht i socialistëve të mëdhej.

 

Të gjitha këto ndodhën kur Dardania përpëlitej për jetë a vdekje nga thundra e pushtetit fashist të Serbisë së Sllobodan Millosheviçit. Lideri i dardanëve, Ibrahim Rugova, sytë dhe zemrën për shpëtim i kishte te shteti shqiptar. Mirëpo, ja sëmundja jonë tipike. Ata që kishin pushtetin në Shqipni, për t’u heqë ma “demokratë” se Europa, banin politikë servile dhe dilnin me deklarata fatale për gjendjen e Dardanisë. Kjo e frigonte liderin dardan Ibrahim Rugoven, i cili, mbas disa përçartjeve të lidërve shqiptarë, vendosi të bante politikë të pavarun nga politika shqiptare. Ai u kthye me të drejtë kah Amerika dhe shtetet tjera mike, nga Europa. Dihen tashma rezultatet e kësaj politike. Falë këtij njeriu të urtë dhe syçeltësisë së til largpamëse, na sot kemi shtetin e Dardanisë.

 

Mirëpo duhet kujtue një fakt. Kur ishte Sali Berisha dhe PD-ja në pushtet, socialistët hiqeshin "patriotë" dhe kërkonin me deklarata verbale liri e mvetësi për Dardaninë. Ata shpifnin kundër PD-së dhe Sali Berishës. Kur vinin socialistët në pushtet, ndodhte e kundërta. Pra edhe Dardania e pushtueme përdorej si karrem për të fitue vota, sepse në realitet lidërat shqiptarë, akademia e shtetit shqiptar, banin fare pak, për të mos thanë asgja, për lirinë e vëllazënve të tyne në Dardani.

 

Unë këto paragrafe i shkrova si hymje për të trajtue një temë që e kam pikësynim timin.

 

Ka sot shumë njerëz në të dy shtetet shqiptare që mendojnë se Sali Berisha ishte mik i madh i Ibrahim Rugovës dhe Dardanisë, ndërsa Fatos Nano e të gjithë socialistët ishin anmiq të Ibrahim Rugovës dhe Dardanisë. Ka shumë njerëz në të dy shtetet shqiptare që mendojnë se Fatos Nano e socialistët tjerë janë miq të Hashim Thaçit, PDK-së, dhe anmiq të LDK -së. Kjo mendësi asht fatale dhe sjell këte situatë nga e cila na nuk po jemi në gjendje me dalë.

Ibrahim Rugova me të drejtë lidhet me fatin e Dardanisë, sepse ai nuk kishte preokupime tjera, veç lirisë së vendit, shtetbamjes dhe mvetësisë dardane. Prandaj, me të drejtë, ata që penguen, që luftuen, që denigruen dhe që edhe u munduen ta vrasin Ibrahim Rugoven,  konsiderohen antishqiptarë, tradhëtarë e kriminelë.

Mirpo, simpatizantët e Ibrahim Rugovës, a kanë të drejtë të heqin vijën e kuqe mes lidërve shqiptarë të Shqipnisë dhe ta bajnë ndamjen: socialistët antirugovianë dhe antidardanë, Pd-istët prorugovianë e prodardanë. Unë mendoj se jo. Ky do të ishte gabim i madh, gabim fatal.

Ata që pa emocione, por me sy kritik, kanë përcjellë për dy dekada të gjithë kryeministrat e Tiranës, kanë pa se asnjeni nuk dallonte nga tjetri për çashtjen e Dardanisë.

Ndërsa ata që, me inate, me mendësi hakmarrëse, me shpirtngushtësi, sulmojnë çdo njeri që i sheh të metat, jo rrallë të kobshme, të lidërve shqpitarë, shpallet njeri i keq, kundershtar, simpatizant i krahut tjetër etj. Kështu veprojnë shqiptarët e të dyja rrymave kryesore të mafies  shtetnore të shteteve shqiptare.

Mue sot më kishte ardhë një letër elektronike nga një person (qellimisht nuk po e përmend emnin e tij,sepse ai njeri për mue tashma egziston vetëm si një i shkretë, që ka dështue me gjithçka në jetë dhe që ka shkatrrue vetë veprën e vet). Ky më ishte përgjegjë rreth një komentit tim të para shumë javëve për një shkrim të z. Deo Graciani në saidin zemrashqiptare.net.

Kjo letër edhe u ba shkak që po hartoj këtë shkrim.Kështu po i përgjigjem edhe ish mikut. Unë per veten kam simpati dhe respekt të pakrahasueshëm për veprën, personalitetin dhe jetën e Ibrahim Rugovës. Ky qendrim i imi asht i palëkundshëm, sepse di se Ai ishte njeriu ma i madh, së paku në shekullin që lamë mbas, për kombin shqiptar. Mirpo nese Ai (Ibrahim Rugova ) ka pasë ndonjë mik dhe tash ai mik, nga pozita e njeriut në pushtet, sillet si despot, sillet si tiran, unë nuk kam pse ta kursej. Unë i kundërvihem, kushdo qoftë ai. Kam përkrahë Nexhat Dacin menjëherë mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Mirëpo gabimet e tij të njëmbasnjëshme më banë që ta kritikoja ate dhe mbas një viti si Kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji dhash dorheqjen nga posti dhe partia e ma vonë një mbas një u shuen pothuej të gjitha degët në Mërgatë, e së fundi gati u shue edhe vetë partia. Unë e kam në zemër dhe e due PD-në e Shqipnisë. Sikur të kisha të drejtë vote, do votoja vetëm ate si part , mirëpo, nëse nga ajo parti do të ishte ndonjë kandidat mafioz, matrapaz, i paaftë etj., unë nuk do ta votoja ate për faktin se asht i PD-së. Unë voten do t’ia jipja kandidatit me merita, me vlera dhe të ndershëm, edhe nëse do të ishte i PS-së. Ky asht mentaliteti im dhe ky asht mentaliteti i njerëzve përendimorë europianë. Fatkeqësisht, ti ish miku im, dhe shumica e shqiptarëve, keni mendësi aziatike dhe enverostaliniste e nuk ndrroni menje as kur e shihni dhe e dini se asht keq. Ju keni filozofinë: "kush nuk asht me ne, asht kundër nesh".

 

Sali Ramë Berisha ka dy dekada që asht në krye të organeve shtetnore e partiake në Shqipni. Sa ishte lufta në Bosnje dhe Kroaci, ka qenë artefici i aferave të naftës përkundër embargos ndërkombtare ndaj Serbisë, anmikut të përbetuem të shqiptarëve. Afera Fazlliç, shitja e hapsines detare grekëve, pranimi dhe mosaftësia për të largue Janullatosin, antarsimi i Shqipnisë në Konferencën Islamike, heqja e busteve dhe amblemeve të Gergj Kastriotit sa herë i vijnë “vëllaznit turq” në Tiranë, dhe javën që shkoi përjargëja e tij tue ngritë lavde për liderin shpirtnor të arabëve Muhametin, ashtu si edhe 1000 gafa të tjera, unë, ashtu si shumica e shqiptarëve të vetëdijshëm e të paanshëm, nuk kemi si t’i pranojmë e të heshtim e të mos sulmojmë Sali Berishen për gabimet e tij (thanë me moderim, se shpesh kanë qenë faje). Mos ta sulmojmë sepse paska qenë mik i Ibrahim Rugovës. Mos ta sulmojmë sepse dëshmojmë se përkrahim Qosen e Ramen etj., etj., broçkulla banale të mendësisë komuniste aziatike islamiste, sepse islami i sheh kundër të gjithë ata që nuk dinë e nuk duen të mësojnë shahadetin.

Jo, or ish miku im, jo. Na që nuk hezitojmë të kundershtojmë edhe Sali Berishës, sado që e votojmë partinë e tij, nuk kemi as mendësi komuniste e as islamiste.

Deo Graciani, Lis Bukuroca, Ilir Dardani, Idajet Beqiri, Kastriot Myftaraj  e e unë me ta  kritikojmë dhe nuk pajtohemi me gafet e Sali Berishës sepse ato janë të kobshme, janë fatale e këta janë fakte. Ata nuk i sheh vetem ti, ish miku im, dhe ata me mendësi si tanden.

Ne nuk na intereson Sali Berisha e as Edvin Rama. Ne na intereson Shqipnia, sepse ashtu na ka mësue Ibrahim Rugova, ta duem Shqipninë, të  duem Dardaninë. Lideri nuk asht pronar i shtetit. Ai që mendon se e ka shtetin pronë të veten, asht ose i çmendun, ose kriminel.

 

Sarpsborg-Norvegji: 21.04.2011



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora