E enjte, 18.04.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ministri serb, i akuzuar për masakrën në burgun e Dubravës

E premte, 22.04.2011, 07:17 PM


Një ministër serb, që shërbente gjatë kohës sa ishte në pushtet Slobodan milosheviq, së shpejti do të dalë në gjyq për krime të luftës në Kosovë. Dragolub Jankoviq (66), ministër i Drejtësisë në kohën e Slobodan Milosheviqit, të mërkurën është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që i ka nisur Prokuroria serbe për krime të luftës për shkak të vrasjeve të organizuara ndaj të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, afër Istogut.

Siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, Jankoviq është paraqitur të mërkurën në Gjykatën Speciale në Beograd ku është përgjigjur në pyetjet si dhe përse ka dhënë urdhër që të burgosurit serbë, të dënuar për vepra më të rënda penale, të transferohen nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në Kosovë në vitin 1999, ku, siç thuhet në materialet hetimore, me armë zjarri kanë vrarë rreth 90 të burgosur shqiptarë, ndërsa kanë plagosur rreth 150 të tjerë.

“Gjatë hetimeve është konfirmuar se të burgosurit serbë kanë shtënë mbi të burgosurit shqiptarë me revole dhe pushkë. Mirëpo, së shpejti e kanë kuptuar se nuk mund të ‘akuzojnë’ NAT0-n, andaj është vendosur që të burgosurit nëpër qeli t’i qëllojnë me ‘zola’. Rreth 90 për qind e të burgosurve të kombësisë serbe, të cilët kanë marrë pjesë në krim pas këtyre vrasjeve masive, morën nga 15 deri 20 ditë pushim jashtë burgut. Nga ky pushim kurrë nuk u kthyen për të vuajtur dënimin me burg”, thotë një burim i gazetës i njoftuar me hetimet.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora