E shtune, 20.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Urim Gjata: Keshtu or mik jeta qenka gatuar

E premte, 22.04.2011, 07:09 PM


Urim Gjata

Urimgj@yahoo.gr

 

Keshtu or mik jeta qenka gatuar

 

Sikur dhe une te isha bere pjese e asaj.

Sikur dhe une ti isha afruar ndopak asaj.

Asnje here nuk do kisha vuajtur kaq shume.

Jo vec rrugeve por dhe naten pa gjume.

 

Ndoshta dikush me quan dhe te marre

Ndoshta dhe te drejte mendon mund te kete

Ndoshta duke dredhuar dhe jetes ja ka dale

Por per mua kjo gje vetem jete smund te jete

 

Jeta dhe dallget keshtu me gatuan

Mes njerezve mes miqsh mes shokesh perjete

Jeta  vuajtjet dallget keshtu me mesuam

O njeri vec nje here e ke kete jete

 

Por jeta or mik keshtu qenka gatuar

Me njerez te marre, te urte e te shtruar

Me njerez qe vetem emrin njeri nuk e kane

Me njerez qe per pese pare e shesin dhe babane

 

Hajdute, batakcij, kriminele te perdale

Ska gje se dhe postet me pushtllek i kane marre

Ska gje se partite i ndrrojne cdo dite

Vetem e vetem parate ti shtojne per dite

 

Kjo gje seshte e re kohe e lashte e ka sjelle

mes njerezve te mire batakcinj, kriminele

Por koha e sotme dhe vete ka ndryshuar

Vec njerezit e poshter ajo i ka harruar

 

Ndoshta dhe zoti sdo dhe ka frike ti marre

Ndoshta  frika  edhe ate e ka zene

Ndoshta ska vend, jane bere shume, ku ti coje

Ndoshta dhe toka kurre sdo qe ti pranoje

 

Por cfaje kane njerezit nga kjo rrace bastarde

Por dhe toka qe me buke i ushqen

Por dhe ne qe ne rruge i shohim perdite

Mos valle mallkim na dhane perendite?

 

Eh o jete e poshter, mizore une ty te besova

Besova ne veten ne njerez te mire ketu une gabova

Hajdute, batakcinj fytyra te pista cdo dite  ndryshojne

me poste te mira me lek neper xhepa me benza te rinj

fluturojne.

 

Pangopesia e tyre kurre fund smund te kete

Gjithe naten parate i fshenin,me dhe i mbulojne

Packa se dikushi vetveten e quajne

Kjo jete shpejt do ti harroje, me balte do i mbuloje

 

Keta njerez qe njehere ne bote su drejtuan

Vetem servila te shefave ne zyra

Cdo post leke kostume dhe benza te kene,

vetem nje gje smund ta kene. Fytyra.

 

Keshtu kjo jete or mik  qenka gatuar.

Kur ne vete, keta servilet i leme te bejne zullum.

Kur mashtruesit me syze,kollare,kostume

Kte vend duan ta zhytin ne llum.

 

E larget seshte dita askush se ka harruar

Kur studentet me zemer e hodhe diktature

Por dhe vete ata kete gje se besuan

Te lejojne ti drejtojne kriminele dhe horre

 

Ndoshta nostalgjia per kohen e shkuar

Vilat,orgjite,sallonet luksoze

U futen perseri keta krimba te ndyre

te luajne me popullin si filmat horror

 

Kjo eshte jeta or mik keshtu qenka gatuar

me njerez te mire,te ndershem fisnike.

Qe jeten e tyre shqiperise ja dhuruan

packa se servilet i kemi cdo dite.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora