E shtune, 20.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Christopher Dell: Presidentja nuk doli nga zarfi

E premte, 22.04.2011, 06:36 PM


Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në një manifestim në Obiliq, për nder të shënimit të Ditës së Tokës. E shoqëruar nga ministri Dardan Gashi, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve, dhe zyrtarët komunalë, Jahjaga ka mbjellë disa fidanë dhe ka vizituar një ekspozitë tematike të nxënësve.

 

Presidentja nuk doli nga zarfi

“Zëri” 22-04-2011

Ambasadori amerikan, Christopher Dell, mohoi të ketë nxjerrë nga zarfi emrin e presidentes Atifete Jahjaga gjatë takimit me përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, ashtu siç kishte deklaruar ditë më parë Behgjet Pacolli.

Ai këto komente i bëri të ditura gjatë aktiviteteve me rastin e Ditës së Tokës, ku bashkë me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa mbollën fidane, raporton Telegrafi.

Dell me këtë rast i vlerësoi si të vërteta deklaratat e kryetarit të Prishtinës, dhe njëherësh kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se emri i Jahjagës ka ardhur si rrjedhojë e kompromisit.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar se emri i Jahjagës ka qenë kompromis ndërmjet Pacollit, Mustafës dhe Thaçit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora