E enjte, 28.03.2024, 10:34 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Jo tek dera?!...

E premte, 22.04.2011, 05:10 PM


Jo tek dera?!...

 

Kujtimit të  Bari  bej   Resulit

 

Tregim   

 

Nga Përparim Hysi

 

Qe behar dhe sapo kisha marrë kafen time tek një tavolinë,pothuaj,ngjitur me derën.Se doja fresk dhe më mirë se tek dera nuk kishte.Ndërsa kullotja sytë jashtë për të psonisur ndonjë të njohur që t'më shoqëronte,se vetëm nuk pihet qoft dhe kafja,më panë sytë bash një mik që ma donte zëmra:dora vet zotin Bari be  Resuli.Sado që kjo nofka"bej" shihej me përbuzje tanimë zyrtarisht(se jemi mesviteve '60-të të kohës së diktatorit),unë kurrë nuk  denjova, pa i thënë:zoti Bari bej! Pak me rrezik qe,domosdo,se bëje pak si trimëri apo karshillëk me porositë e partisë,por as që e vura ndonjëherë këtë ujë në zjarr dhe kështu ndodhi dhe aq. Bari beu qe një burrë paksa i shëndoshë për moshën që kishte(mbi 60 e ca vjeç në këtë kohë kur po flas),me një kasketë në kokë,i mbështetur mbi bastun (këtë kurrë nuk e pashë ta lëshonte nga dora) ,dha ballë përkarshi kafes "sime".Dola dhe i bëra zë:-Zoti Bari,urdhëro të pimë një kafe.Më pa,buzëqeshi dhe,kur hyri brënda,më thotë:-Jo,këtu tek dera.-Bën fresk,- u mundova unë të mborja vëndin që kisha zgjedhur.-Më mirë vapë,se vapa del me vapë,- u mundua ai  të më mbushë mëndjen.I mundur nga arsyetimi i tij e ndoqa pas me filxhan në dorë,për tek një tavolinë tjetër,pothuaj mu në qosh të klubit. Buzëqeshur dhe fjalëëmbël siç qe,më tha,jo pa shpoti:-Me demek,bëka fresk...Dhe e këputi mendimin.-Bari bej,- ndërhyra unë me politesë,- seç do më thoshit,por tak dhe e latë në mes fjalën tuaj.Ai,pasi  më bëri atë urimin e rëdomtë:gëzuar,më tha:-Ore,ke dëgjuar ndonjë histori për Isa Toskën ti? -Për Isa Toskën?-përsërita unë.Po ku ka njeri që nuk ka dëgjuar për të?Unë,- thashë,- kam dëgjuar shumë e shumë për të.Po,shpesh,bëmat e tij o janë të fryra ca si shumë,o janë ca të mjegulluara dhe kthyer,paksa,në legjenda apo thashë ethemnaja.Por një gjë e di mirë,ama.Mes tjerash,Isa Toska me çetën e tij,donin të sulmonin dhe Petovën time.Por Petova u armatos e tëra vullnetarisht dhe burra e gra dolën në Çakajas( sot kjo lagje banohet nga arixhinjtë e Mbrostarit dhe nja 5-familje  vëndase),dhe ndënjën në përgjim.Mes tjerash,kosovarja Sheqa e Osman Nikoçit,kish nxjerrë një bombë,të fshehur në çitjanet dhe e kish hedhur,sa kish ndjerë zhurmë sulmi në një natë,pa hënë.Isai mbrriti me çetën e tij dhe,informuar (pa tjetër ka patur hafijen e vetë),për këtë mobilizim të Petovës,dredhoi mësymjen dhe vajti e bastisi Kolonjën nja 7 km larg Petovës.Këtë ma ka  thënë im atë,se,nga frika e këtyre bastisjeve të Isait  (thonin që për skraparlinjët kishte alergji!) ,im atë mori nënën time të re aso kohe(23-vjeç dhe bashkë me tri fëmijë të vegjël,më i vogli qeshë unë gati 9-muajësh), e mori me qerre dhe dy ditë para këtij sulmi made in Isa Toska dhe na vendosi matan lumit tek një miku ynë atje:në Mujalli.Atje kemi qëndruar disa muaj.Në Kolonjë Isai sulmoi shtëpitë e Bozollarëve dhe veç bastisjeve vrau një djalë nja 14 vjeç.Pastaj,siç thonë,Isa Toskën që kishte këtë çetën dhe bënte bastiseje e pogrome dhe që kishte dhe përkrahjen e pushtuesëve italianë,e vranë ata"trimat e malit".Ai më dëgjoi me prudencë e durim të madh dhe,tek gjerbi kafenë, e mori fjalën...

 

***  

 

Ti paske dëgjuar.Edhe unë kam dëgjuar,por dhe kam parë.Të shohësh me sy dhe të dëgjosh janë dy gjëra që dallojnë cilësisht.Të thashë që mos u ul tek dera dhe ja përse...

Ka qenë,pas kapitullimit të Italisë.Tek shtëpia ime në kodër (shtëpia e Bari beut në Fier është bash tek spitali.Ajo,shtëpia e tij,ka shrëbyer si zyra për adminstratën e spitalit.Edhe sot.),erdh polici bashkiak i asaj kohe.Të kërkojnë në bashki!-më tha.U vesha dhe shkova.Bashkiaku,kur u paraqita,më mori dhe më çoi në xhandarmëri.Komandanti,pothuaj,u gëzua dhe me mua,me bashkiakun drejt e në komandaturën gjermane.Gjermanët sa kishin ardhur.Unë do do shërbeja si terxhyman(përkthyes).Shkuam atje dhe komandanti i xhandarmërisë më tha që t'i thosha oficerit gjerman këto fjalë:-Zotëri,ju kini marrë si robër ushtarët dhe oficerët italianë.Bashkë me këta,atje janë disa shqiptarë që kanë patur përkrahjen e italianëve.Ne duam të kapim,veç tjerëve, kapon e tyre që është Isa Toska.Oficeri gjerman tha:-Ne nuk kemi punë fare me shqiptarët.Vetë me italianët se i patëm aleatë dhe na tradhtuan.Pra,shkoni e merrni atë shqiptarin tuaj me gjithë shpurë.Komandanti i xhandarëmërisë u zu ngusht.Kishte turp që t'i thoshte troç:-Ne nuk e arrestojmë dot Isa Toskën.Ai,siç duket,e kuptoi që kërkonim ndihmën e tij.Thirri njërin prej vartësve- qe një kapter,- se dëgjova kur i tha në gjuhën e tij:-Franc,je në dispozicion të  këtij (bëri me shënjë nga komandanti) dhe  do mbrosh këtë.Gjermani si gjerman.pa e bërë dy,mori  automatikun.E mbushi në sytë tanë dhe na  ra pas.E falnderuam oficerin gjerman dhe komandanti i xhandarëmrisë sikur qe bërë me krahë.Mori një skuadër xhandarësh.Ai,unë si terxhyman,skuadra dhe drejt e tek fusha e sportit.Aty bëhej çaarmatosja e robërve italianë(sot është ngritur gjmnazi"Janaq Klica").Ushtarakë dhe të armatosur,përveç meje.Shkuam.Sa ecëm paksa para atij kontigjneti po çaramtosej,kur ulur me ca prej trimave të tij ,edhe Isa Toska.Për atje u drejtuam edhe ne.Isa Toska,- bërtiti komandanti i xhandarëmërisë,- duhet t'i dorëzohesh komandës sonë se ka ardhur urdhër që nga lart.Ai,siç duket,e njihte mirë komadantin dhe,pa mbaruar mirë fjalët,tha:-Me ju qenër nuk bëhet Isa Toska.Kam lindur me pushkë tek koka dhe me këtë do vdes.Dhe,sakaq,e mbushi armën e tij.Gjermani... po si gjermani.Ndiqte me sy veprimet dhe,kur pa,se rrezikohej ai për të cilën kish marrë urdhër ta mbronte,hapi zjarr dhe e vrau Isanë.Ja...mu para syve të mi.

 

***

Sa u dëgjua ky shkëmbimzjarrri,dolën gjermanët dhe bënë reprazelje.Kë panë që fshihej,e vrisnin.Kanë faj,pa fshihen,- arsyetonin.Unë,tek po kthehesha nga ky"shërbim" që mbaroi me funeral,pashë nja dy-tri gjermanë tek po hynin tek kafe"Semani"( ka qenë diku përbri bashkisë së sotme,në vijë të drejtë me kinoteatrin,pra bashkinë e sotme e lë si skiç,kur shkon për Seman).Kë gjetën tek dera,e kositën.Me vrap hyra me një fyrmë dhe bërtita.-Mosni,.janë të pafajshëm.Janë nacionalistë.Dhe,më erdhi mirë,se më dëgjuan dhe i shpëtova.Ama,ata që qenë tek dera e pësuan.Fare kot.

Sa u  ngarkova me mbresa nga ky rrëfim,aq kënaqësi ndjeva nga mesazhi që më dha.Një porosi e vlefshme.Se ai u dogj nga qulli dhe i fyrnte kosit.Që atëherë,kurrë nuk pi më kafe tek dera e klubit,se ku ta dish në mos gjermanët,po ja një që i ka luajtur burgjia,zullumi fillon,domosdo,nga dera.

 

***

 

Epilog

 

Kurrë nuk është vonë  për të thënë të vërtetën.Unë e di mirë që në arshivat e historisë,qoft dhe të Fierit,kur vjen puna për vrasjen i Isa Toskës,flitet ndryshe,fare ndryshe.Sikur e ka vrarë ai xhandari dhe jo vetëm e ka vrarë ai,por ka qenë i vënë nga partia komuniste,de.Duke shkruar këtë rrefim timin,unë e di që nuk do përmbys çfarë është shkruar,me porosi dhe pa porosi.Unë shkrova çfarë më besoi një njeri fisnik siç ishtte Bari bej Resuli të cilit partia ia mori të gjitha,veç dinjitetit.Fisnik qe dhe i tillë iku.Ç'më besoi ai ,qe si një tesatment apo si një amanet.Amanetin nuk e tretë dheu.Edhe në se nuk zbardhet siç dhe ka ndodhur kjo vrasje,porosia e mikut tim të ndjerë është gjithmonë aktuale:-Jo,tek dera...

 

20 prill    2011

 

__________

Ku ishit ju,Adamër?!

(poezi)

Nga   Përparim Hysi

Kam një pyetje që nuk më lë të qetë
Kam një pyetje që kërkon përgjigje.
Të gjithë ju,Adamër,ku qetë?
Kur në Shqipëri bëheshin krime?!

Ku qetë kur vranë Xhagjjikën,me plumba ?
Poetin  e bukur që"Atdhenë e pa lakuriiq!!!"
Ju,natyrisht, "nuk e patë?!"... të gjithë vuva
E quajtët të  moralshme dhe me"ligj..."

Dhe Vangjel Leshon  e vranë... dhe Kokomanin  * *
Po ju"nuk i patë",si sytë t'i kishit mbyllur?!!!
Po  a mund ju të hidhnit poshtë"komandantin?!!!"
Se ju për karrike-s'do mënd- kishit lindur...

Tymi juaj "fjollë",për ju veç dafina
Me penë zbukuronit oborrrin e partisë.
As nuk folët,kur u prishën xhami e kisha
Po ju qetë të"penës","lavdia e letërsisë".

Ja dhe në Librazhdë i vranë dy poetë
(po si mund të ketë poetë në Librazhd?!!!)    
Si mund të prishnit konforin,për vete bënit jetë
As e hapët gojën.Me partinë në një grazhd.

Kurba e terrorit ngrihet dhe më lart
Në Kukës varën poetin Havzi Nela
Po ku mund të flisnit ju?Ju qetë"sërë e lartë"
Sa i shkruaj këto,për ju më kap e vjella.

Se gojën mbajtët mbyllur,kur duhej folur
Por hiç nuk u ndjetë,thika hyj në gjalpë.
Dafinat e lavdisë të gjitha i kini korrur
Që nga"Nderi i kombit"deri tek"Mjeshtër i madh".

Trima kurrë nuk qetë.Përkundrazi:puthadorë!
Tani zini flisni:pothuaj-disidentë?!!!
Askujt!Askujt prej jush nuk i vjen hiç zor
Por tituj lavdie të pamerituar zë mbledh.

Pendesë...po vallë këtë fjalë a e njihni?
Një fjalë kundër jush....po ju jini vet lavdia?!!!!
Një gjë po  ju them(oh,po ju mirë e dini,)
Vjen një kohë dhe zë zhbëhet dhe lavdia.

Lavdia e pamerituar,është baraz me hiç
Këtë ta dijë mirë çdo Adamë
Se vjen një kohë,nuk i shpëton vetgjyqësisë
Lavdisë së pa merituar,i hidhet katran.

Trimërisë asaj kohe i pritej koka
Ju përmendore ngritët për partinë
Kur erdh demokracia t'ia bënit fora
Mos pranoni tituj(po rroni dot pa lavdinë?!)

Përkundrazi i pranuat një dhe nga një
Sikur Shqipëria t'ua kish vonuar.
Kurrë nuk kthyet,asnjë titull,asnjë.
Kalit të lavdisë tërë kohës shaluar.

Dhe hiç nuk zbrisni nga kali.Jelenë ia bëtë copë
Pa ju,po ku mund të ketë vallë,letërsi?!
Bëni promemorje... zëmrën e bëtë gropë
Dje qetë të lavdishëm...dhe sot me lavdi.

Eh,sa u zgjat kjo pyetja ime!
Ç'është kjo pyetje që s'më lë  të qetë?
Adamër,qetë"bashkëfajtorë" në ato krime
Memecllëku i dikurshëm,edhe sot flet.

* Fadil Kokomani.

22  prill   2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora