E enjte, 18.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Heshtja e Historisë

E premte, 22.04.2011, 07:57 PM


Heshtja e Historisë

 

"Nuk lypej vetëm trimëri dhe vullnet për sakrificë, por edhe njohje e artit dhe e doktrinës ushtarake, për çka "shumë djelmosha kanë shkuar dëm". (Zekeria Cana )

 

Nga Krist Gjinaj

 

Historiografia e Kosoves është e mbushurë me plotë genjshtra dhe me plotë të paverteta, e në këtë historiografi , përgegjsi kan ata të ashtuquajturit " historian " të cilet kan zenë vendin në karrige dhe vetem vulosin e akseptojnë atë cka u sillet para dores.Duke e mos analizuarë një histori, sidomos ketë të viteve të 90 , ´"historianet " i kan dhenë hapesirë edhe qeveritarve që ata të jenë përpilus të historis me të re të Kosoves, e një gjë e tillë mund të vlersohet si në kohet e diktatures komuniste ku vetë shteti urdheron , shenon dhe ligjeron.Bazat kryesore historianet e sotem i kan ne urdheresat nga lartë, përderisa, duke mos shkruar ashtu si duhet me korrektsi , të tillet do të jenë përgjegjjes për brezin e ri në të ardhmen dhe të tillet mbajnë përgjegjsi edhe për mos kundershtimin e pasaktesive që janë të futura në kornizat e historiografis së Kosoves por edhe të Shqiperisë.

Qysh ne fillimin e ndrrimit historik në Kosovë që nga fillimi i luftes , historianet i kan mbyllur veshet dhe nuk deshrojnë as të degjojnë.Fillimishtë, lufta e Kosoves mbeti deri me sot se ajo ka një kontribut të madhë me ngjarjet në Drenicë dhe se, Drenica paska qenë ajo e cila ka ndryshuar historin kosovare dhe ka ndikuar edhe në nderhyrjen e NATO-së dhe të Amerikes, gjë e cila , nuk është e vertet. Bazuarë në të gjitha arkivat, faktet , të dhenat, një gjë e tillë është sikur një pralle e Pinokios ku pas genjeshtres dikuj i rritet hunda.Në fakt , Kosova nuk ka mundurë të jenë ne meshiren dhe trimerin e Drenices dhe qetave drenicare se kush në Kosovë do të i´a filloj pushken i pari.Pushka ka qenë një domosdoshmeri për liri por ajo ka qenë e ditur se herdokur një gjë e tillë do të ndodhë medoemos, dhe se për ketë, kuadrot e qeveris së Dr Rugoves ishin të kordinuara më heret, edhepse, si Franjo Tuxhman dhe Slobodan Millosheviqi kishin planifikuar me heret që luften nga Bosnja të e bartin në Kosovë , e fal zgjuarsis së Dr Rugoves një gjë e tilë u evitua.Nese një gjë e tillë do të ndodhte, atehere kuptohet dhe dihet boterishtë se ne nuk do të kishim përkrahje as nga NATO e as nga Amerika sepse opinioni nuk ishte akoma i informuarë aq sa duhet për të drejtat e shqiptarve dhe për shtypjen dhe terroin neper të cilen kalonin shqiptaret e Kosoves.Në një shtet demokratik , të formosh një parti tjeter ka qenë e pamundurë dhe po aq edhe e pamenduarë.Por, LDK-ja doli si parti e cila akoma kur Jugosllavia nuk ishte e shprendarë, kjo filloj të i marrë hapat e vetë në drejtimin e forcimit dhe unitetit të popllit , një parti e cila do të fliste hapur për të drejtat e shqiptarve të Kosoves ( u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 ).Kjo levizje politike dhe partiake , rrethë vetit do të i bashkonte të gjithë shqiptaret që kishin etjen e lirisë dhe barazisë, e më pas , do të vazhdon edhe levizja për pajtimin e gjaqeve në Kosove e nisur nga një grup të rinjesh dhe më pas do të vazhdohej nga Plaku i Odave shqiptare Anton Cetta.Ndryshimet politike dhe bashkimi i popllit verehej me të madhe , sepse shqiptaret kishin qenë të hasmeruar ne mes veti , ishin të ndarë si "zogjet e qyes" dhe cdo kush do të bashkohej rrethë idealit për Atdhe , per faljen e gjakut dhe për antarsimin ne LDK.Me mjete paqesore LDK-ja arriti që të fiton miq ,konresmen,gazetarë etj të cilet filluan të njifen më se afermi me problemin e Kosves dhe dhunen e ushtruar ndaj shqiptarve.Me pushkë , nuk do të behej asgjë vetem se do të mbesnim të masakruarë dhe të vrarë me keq se bosnjaket.Falja e gjaqeve behej për hirë të unitetit kombetarë dhe gjaku i falej Kosves, zhdukej hasmeria dhe krijohej lidheshmeria.Nderi dhe burreria e atyre që falen gjakun dhe ndihmuan në bashkimin kombetarë nuk duhet harruarë kurrë,ata/ato janë një shtyllë e bashkimit kombetarë, janë trima dhe trimresha sepse falnin që të bashkonin , falnin që të dërgonin mesazhe se shqiptaret janë duke u bashkuarë për një rrugë drejt fitores dhe të drejtave të tyre kombetare ne token e të parve të vetë.Këto ndodhi nuk shkruhen sot në historin e Kosves , këto janë hudhurë mbasë shpine dhe janë harruarë, sepse këto ishin pushket e para kunder ish Jugosllavis dhe Serbisë , e këto pushkë ishin ma të forta sesa fisheku i pushkes,ishin ma të forta se cdo barut.

Poplli u bashkua rrethë kryetarit të vetë të zgjedhur me vota , edhe pse, ishin të paket e thuja aspak ata që guxonin të merrnin detyren dhe përgjegjesinb që e kishte dr Ibrahim Rugova, por nga anesh , munoheshin të futnin fitilin dhe të përqanin e vetë asgjë nuk benin apo edhe e kishin frigen ose nuk e kishin kompetencen as kombtare e as politike.Në kusder të kësaj , Kosova mbajti referendumin në përkujdesje nga jashtë , pra Kosova me kryetarin e saj u deklarua për shkeputje nga Serbia , por Kosova nuk do të bëhej bazen i gjakut e të mbetet prapë nen zgjedhen serbe deri me shekujt e ardheshem.Këtu si e dijmë u formuan edhe ministrit shtetrore të shtetit e deri te ministria e mbrojtjes por prapë ishte obligative politika paqruajtese e cila do të fitonte me shumë poena dhe mbeshtetje nga mbarë bota.Këtu kërkohej një politikë me prirje të krishterë , një politikë sa më largë islamit sepse bota më shumë i besonte serbit sesa shqiptarit.Duke fituar mbeshtje të madhe sidomos nga Papa Gjon Pali ll , dr Rugoves do të i hapeshin dyert drejt mbarë botes së krishterë dhe nga aty do të fitonte shumë aq shumë saqe signali i kuq për serbin ishte Kosova.Nëna Tereze ishte po ajo e cila e kishte porositur Klintonin për Kosven e saj , për kryetarin e saj dr Rugoven, por këto fakte edhe pse dihen , nuk futen në historin e sotme, aty në "histori " mësohet për pushket e Drenices.

"duhet patjetër të thuhet e vërteta për veprimet tona në të kaluarën edhe kur janë të hidhura. Nuk mund t'i bëjmë shërbim popullit po t'i harrojmë të vërtetat e hidhura", tha ai duke kujtuar vrasjet e shumë ushtarëve në kalimin e kufirit, që tha se janë bërë në tradhti. " (Zekeria Cana )

Shqiptaret aty këtu kan ndezuar pushken e tyre kunder policis serbe neper vendet e Kosoves.

Të marrim shembullë Ahmet Paqarrizin i cili me një qendrim burrerorë mbajti në panik policin e Jugosllavis dhe bëri qendres burrerore por jo që kishte dicka me qeshtjen dhe lirin e Kosoves por thjeshtë një qendres dhe trimeri për ruajtjen e nderit dhe integritetit të tij përsonal.

Ali Ajeti nga Llapi (Ceta e Llapit) dhe shoket e tij student , edhe me heret i kishin kthyer pushken policis së Jugosllavis dhe konkretishtë për qeshtjen dhe lirin e Kosoves cka një trimeri dhe burreri e tillë kërkon vend të pazavendsuar në historin shqiptare.Besim Ndreca vrau policet para se të kërsiste pushka ne Drenicë, por s´do të i numeroj të gjitha një nga një, vetem të i përmbahem temes dhe shqyrtimit të saj.

Se institucionet tona janë mbetë pjesë partiake sikur nen diktaturen komuniste ,kjo është mëse e kjart dhe e vertet, edhe pse, në bazen qoftë ajo ligjore ose kushtetuese , një gjë e tillë nuk përputhet me ligjin dhe parimet demokratike.

 

"Disa nga institucionet tona shkencore, Akademia jonë e Shkencave dhe e Arteve, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë institucione partiake dhe të partishme. Ato edhe më tej i falen zërit të partisë më parë se zërit të së vërtetës dhe të së drejtës. Të shpresojmë se kështu nuk do të jetë gjatë."(Rexhep Cosja -Fjalë e mbajtur në Akademinë kushtuar 8-vjetorit të rënies së Adem Jasharit)

Edhe pse Qosja luan poker nga të dya anet , për ketë ka të drejtë dhe ketë fakt e nxjerrë në shesh,edhe pse Qosja , dëshiron dhe paramendon që historin të e shkruan vetem në meritat e luftes dhe të kontributit të tij.duke mos i deklaruar haptas urrejtjet e tij edhe kunder krishterimit por ehde kunder figures së kolosit të madhë Dr Rugoves.Si Qosj po aq edhe Adem Demaci ishin dhe janë që të dytë grindaveca që e quajnë veten intelektualë, mirpo, për kontributin e tyre sidomos në kohen e fillimit të luftes në Kosovë nuk ka asnjë meritë kombetare nga këta por vetem përqarje në kuadrin e luftes për liri ku vullnetarishtë njerzit merrnin pushken që të mbrojnë token e vetë pa qenë fare të sigurtë se do të mund edhe të lirohen apo të fitojnë nga sundimi i sistemit serb .Në fakt , ishte edhe e pamunduarë që ushtarakishtë të fitonte ndokush nga ushtria serbe , sepse në UCK ishin vetem 20.000 ushtarë cka do të thotë se aty ishin vetem 1% e popllit të Kosoves të veshurë ne UCK.Përqarja haptas nga Adem Demaci dhe Rexhep Qosja ishin një dukuri e përditshme dhe kjo dukuri do të ndikonte në formimin e grupeve ushtarake në kuadrin e UCK-së dhe të FARK-ut.UCK ishte e ndarë nen komandantet e vetë të vetshpallurë dhe nga disa komandantë që pyesnin se me kend je me LDK apo me Vendlindja thrret.Eksodi biblik i spastrimit vazhdoj me të madhe dhe poplli kishin mbeturë pa mbrojtjen e askuj , masakrat rriteshin nga dita në ditë, mirpo kryetari i Kosoves dr Ibrahim Rugova nuk deklarohej se ka ushtri të veten sepse sikur të deklarohej , atehere ajo ushtri duhet të ishte nen komanden supreme të kryetarit të shtetit por për të angazhuarë me shumë boten , thrriste me të madhe se poplli është pambrojtjen e askuj cka në fakt, poplli nuk mbrohej nga askush edhe pse kishin dalur ne skenë ushtri dhe grupe të ndara komandantesh.Ish anetaret e LDK-së treguan forcen e tyre në dy luftat e Kosoves atë të Koshares dhe të Loxhes sepse këto janë vetem dy lufta frontale që i njef historia të tjerat janë aksione guerile dhe jo aksione ushtarake.

Por prapëseprapë Qosja flet kjart se :

"Tekste të ndryshme shkollore, historishkrimi dhe publicistika jonë për lëvizjen tonë kombëtare, për 15 vitet e saj të fundit, për luftën çlirimtare janë përplot gjysmë të vërteta, të pavërteta dhe gënjeshtra partiake. " (Rexhep Cosja -Fjalë e mbajtur në Akademinë kushtuar 8-vjetorit të rënies së Adem Jasharit)

Kjo thenje është e vertet , ka bishtin Qosjan por është e vertet.

Emërimi i zëdhensave të UCK-së, udheheqsave politik behej krye në veti , e kjo shifej me shumë se ishte qellimi për pushtetmarrje sesa për liri.Historia falsifikohet haptazi nga shumë ata që në luftë kishin qellimin e marrjes së pushtetit gjë e cila u pa edhe pas luftes, por udheheqesit politik filluan të e njollosin me shumë vepren e UCK-së sesa të e lartesonin.Përshendetjet ushtarake ishin sikur ato të kohes së " Vdekje Fashizmit " emri i UCK-së ishte me shumë subjektiv sesa objektiv sepse emri kishte mundur të jetë Ushtria Lirimtare e Kosves e jo Ushtria (C) lirimtare e Kosoves, sepse (C) qendron për të kunderten e lirisë, njejtë sikur që (C) qendron për të kunder e njerzis (C) njerzim,(C)lirim,(C)nderim etj etj , pra udheheqesit politik nuk ishin të aftë që në fillim të e formulonin emrin ashtu si duhej , edhe pse FARK ishte (Forcat e Armatosura të Republikes së Kosoves ) por emri i FARK shprendahej si paroll sikur këta të ishin një grup tradhetaresh e jo një suhtri e dalur nga ministria e Republikes së Kosves.Pikrishtë , ishin ata të udheheqesve politik (Hashim Thaqi me shoket e tij ) që krijuan një perqamje në mbrendesin e popllit për shkak të emrit dhe për shkak të psuhettit që planifikohej të mirrej pas luftes jo pse këta do të fitonin por nese do të fitonin.

Pas luftes dhe pas nderhyrjes se NATO-së dhe USA-së , të tillet do të dalin në skenë thuja se këta e liruan Kosoves, cka jo që nuk është e vertet por nuk përputhet me asnjë fakt, ndersa luftetaret të cilet luftuan për liri qofshin të FARK-ut ose të UCK-së dhe ata që janë mbetur sot invalid, jetojnë në kushtet me të veshtira ekonomike dhe sociale e për ketë , tash udheheqesit politik të UCK-së as që qajnë koken e tyre që të u dalin në ndihmë.Hashim Thaqi do të fitonte duke deklaruar haptaz se ishte një dorë e djathet e Adem Jasharit , edhe pse Adem Jashari nuk ishte udheheqes i UCK së Kosoves por vetem i grupes së vetë guerile .Në të gjitha shkrimet dhe faktet e librat e botuara deri me sot , nuk gjindet askund një deshmi që Hashim Thaqi të kishte pasur kontakte të aferta me Adem Jasharin , por edhe sikur të kishte pasur (cka nuk ka pasur ) s´do të thotë se nga këta u lirua Kosova dhe se Hashimi meritonte një status në politiken shqiptare. Janë të falsifikuara fotografit ku Hashim Thaqi shifet me Adem Jasharin , thjesht¨është një montim i Photo Shop-it që profili i fotos flet aq shumë për gabimet e bëra në punen e falsifikuesve.

"Pa Jasharët, pa komandantin legjendar, nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Pa flijimin biblik të Jasharëve për lirinë nuk do të kishte mobilizim të kombit për luftën çlirimtare. Pa luftën çlirimtare të popullit shqiptar nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s, edhe për pasojë nuk do të kishte largim nga Kosova të forcave armike, e as çlirim të Kosovës. Jeta në Kosovë nuk do të kishte këtë kuptim, as këtë përmasë të dinjitetit, të zhvillimit dhe të përparimit".(Jakup Krasniqi)

Nderhyrja e NATO-së nuk është berë për shkak të Adem Jasharit por është berë për shkak të spastrimit etnik që përdorte serbia dhe për shkak të masakrave të kryera kunder shqiptarve e sidomos të masakrave të Reqakut , e kot genjen cdo kush që trillon të paverteta dhe ke¨to trillime i fut në kornizat e historisë se re të Kosoves, edhe pse në intervisten dhenë edicionit Opinion , Hashim Thaqu genjen hapur kur thotë se:

"Lufta e Kosoves, ka qenë një luftë unike " (Hashim Thaqi në intervistë Opinion)

Uniciteti i luftes ishte një enderr e shumë trimave që moren pushken në dorë, dhe trimat e vertet deklaroheshin se luftojnë për lirin e Kosoves e jo për UCK: FARK ose për Hashimin apo kendoqoftë.

"Ne kete moment, doren ne zemer ne UCK kishte akoma nje koordinim te vogel ne mes te strukturave te saj dhe jo nje komande te unifikuar. Kete e kam verejtur disa here ne terren. E kane verejtur edhe gazetaret tjere. Cdo hapesire e shnderruar ne gjuhen e luftes si zone operative kujdesej per veten, duke terhequr fonde dhe arme nepermjet kanaleve personale dhe po ashtu edhe rekrutimi ishte thjesht nga fshataret perreth. Nuk kishte, ose kishte shume pak, fusha stervitje dhe mungonte infrastruktura logjistike mes trupave dhe kjo shihej tek te gjithe UCK. Ushqimi sigurohej vetem nepermjet marrjes kryesisht nga fshataret dhe komandantet, ata qe ishin ne male dhe fshatra rralle jepnin ndonje keshille te vlefshme per shkak te njohurive te dobeta ushtarake. " ("LUFTA NDRYSHE" – Pjesë nga libri i BATON HAXHIUT )

Cka është karakteristike dhe e rendesishme është ajo se një ushtri duhet të ketë një komand të perbashket dhe aty duhet të mbretëron disciplina ushtarake si ne planin vertikal ashtu edhe në atë horizontal.Organi urdherues dhe egzekutues apo me mirë të themi gjeneral shtabi në zhargonin ushtarak është kolektiv ushtarak i cili është i përbër nga oficeret e gradave të larta të cilët kanë të kryera akademit ushtarake dhe janë expert të doktrinave ushtarake si dhe expert të strategjis së luftes.Për fat të keq këto tipare i mungonin UCK-së, dhe nje pjesë e madhe e organeve urdhëruese mbrenda vetë UCK ishin gjeneral të vetë-emruarë apo kishin grada që nuk i pershkonin me aftesit e tyre luftarake dhe strategjike.Qeveria e Kosoves në anen tjeter kishte filluar me proces të shpejtuar te krijoj dhe të i trajnoj forcat e armatosura te cilat i emroi si FARK (Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves), e cila kishte karakter ushtarake në perputhje me regullat ushtarake dhe një numer të konsideruar te oficerve të shkolluar dhe me pervoj luftarake në fronte të ndryshme ballkanike dhe me gjërë.Ka pasur shumë tentativa qe te krijohej nje komand e perbashket dhe formacionet e UCK te inkuadrohen nen një komand ishte vetem pozitive dhe e nevojshme për historin.Mirpo kjo fatkeqsisht u manipulua nga individet karrierist siq ishin Adem Demaqi ,Hashim Thaqi,Jakup Krasniqi dhe ata të cilet e privatizuan UCK-në sa qe shkuan deri në extrem e filluan te ndeshen në mes veti edhe pse të dy palet kishin të njejtin qellim,pra lirimin e Kosoves nga zingjiri serb.Kjo ishte tragjedia më e madhe qe kishte kaplur Kosoven dhe popullin e saj.

"Më 1998 nën udhëheqjen e kolonel Zemajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti të shënojë fitore të befasishme ndaj forcave të mëdha dhe shumë më të fuqishme serbe të përkrahura edhe nga ato ajrore, në betejën e Loxhës, e cila fitore i dha famë këtij ushtaraku të karrierës. "Zekeria Cana

Një popullë e dy ushtri te cilat ne disa momente vepronin kunder njëra- tjeteres.Konflikti mes UCK-së dhe FARK-ut në Loxhë dihet fare mirë i cili kishte përfunduarë edhe me dhunë dhe shkrepje armesh të shqiptarit kunder shqiptarit.Ka shumë të vrarë për shkak të përkatsis së grupit të cilit i takonte, do të dalin në shesh të gjitha të dhenat kohë pas kohe,edhe pse u vranë ata që flisnin të verteten , ata edhe nga varri do të flasin dikur.

Lista e të vrarve pas luftes është e gjatë , e këta nuk i ka vrarë serbi sepse në ketë kohë nuk kishte levizje të serbve askund neper token e Kosoves, e krejt kjo vrasje ndodhi për shkak të futjes së friges në popull dhe për shkak të heshtjes së të vertetes, por edhe lista e të vrarve prapa shpine në kohen e luftes.

Vrasjet:

Eliminimi i aktivisteve të LDK-së dhe atyre që e flisnin të verteten për kohen e luftes dhe atyre që nuk pajtoheshin me ardhjen në skenë të mashtrusve dhe genjeshtarve , ky eliminim ishte një kusht dhe një detyrë e tyre që me vrasje dhe heshtje të ngriten në pushtet dhe të i zapojnë karriget e të dalin "figura të ndershme dhe kombetare" , por për fat të keq , këto figura kukull janë vetem një llojë sosh të cilet rrinë ulur me frigë dhe gjumin e bejnë me frigë ,sepse e dijnë se kurdohere , ligji do të fitoj mbi këta .Janë aq enigmatike dhe të harruara vrasjet e aktivisteve që janë numer i madhë i tyre si më poshtë:

Salih Cekajt,Agim Ramadani,Abaz Thaqi,Enver Maloku,Ahmet Krasniqi,Ali Uka,U vra publicisti tjetër dhe këshilltari i Dr. Rugovës , Xhemaj Mustafa diku dy javë pasi hyri KFOR-i në Kosovë para shtëpisë së tij .

Ismet Raci,Haki Ymeri,Smajl Hajdaraj,Shaban Manaj,Tahir Zemaj,Rexhep Luci,Shefki Popova,Hasan Zemaj.Enis Zemaj,Bekim Kastrati,Besim Dajaku,Smajl Berbatovci,Sebahate Tolaj,Isuf Haklaj,Azem Deliu,Bardhyl Ajeti,Ekrem Rexha,Vrasja e hoxhes së Malisheves,Xhafer Behrami,Baki Behrami,Uke Bytyqi,Enver Haradinaj,Ilir Selimaj etj.Arestimi gjate luftes i deputetve te kuvendit te Kosoves që është berë nga Fatmir Limaj,Hashim Thaqi ,Jakup Krasniqi, Azem Sylaj.Plagosja e Gani Gecit,Tentim atentati ndaj Adem Salihajt,Plagosja e Enver Visokes,Plagosja e Sabri Hamitit,Plagosja e Agim Veliut,Plagosja e Sejdi Koces,Atentati ndaj Presidentit Rugova dy here por i deshtuar.Kush ka përgjegjesi historike dhe morale për vrasjen e aktivisteve në kohen e pas luftes, apo rastet e tyre do të mbetetn të mbyllura dhe të tillet do të shkojn sikur "qeni në rrush " si thotë një fjalë e vjeter popullore.Histori tradhetie,mashtrimi,histori erresire nuk duhet të mësojnë femijet tanë, ata kan të drejtë të mesohen me realitetin që të e dijnë fije për fije , dhe kan të drejtë që të ushqehen me të verteten në menyrë që kur të merren me të ardhmen , të dijnë të e flasin të verteten dhe të kuptojnë se me genjeshtra nuk kalohet as jeta e mbrendeshme familjare e hiq më pak as historia e një poplli e cila ka filluar të shkrihet në partit e ndryshme për interesat e karriges dhe të anes së perfitimit ekonomik personal.Historia duhet të e flet të verteten , por si shifet sot , e verteta për "historianet " është vetem një udhezim nga pushtetaret të cilet kan qellim që të mbetet e shkruar histoia e tyre mashtruse, por ajo s´do të mbetet ashtu si shofin enderr të tjeret apo ashtu si nuk guxojnë të e shkruajnë të tjeret.

Themelues i shtetit,ushtris,ministrive -së është Dr Ibrahim Rugova , sepse po të mos kishte qenë ky , as që do të delte në skenë ndoj ushtri , sepse ushtria doli pas politkes së dr Rugoves e jo para sepse bota e dinte tashme se cka kërkon shqiptari i Kosoves , si vritet e grihet.

Ky është realiteti.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora