E enjte, 25.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Pensionistët e Kosovës të diskriminuar skajshmërishtë?

E enjte, 21.04.2011, 07:59 PM


Pensionistët e Kosovës të diskriminuar skajshmërishtë?

 

Nga Ismet Uka

Kryetar i PPK-së Dega Vushtrri

 

A ka shtet diku ne bot pa pensionistë, udhëheqjet kosovare pas çlirimi çdo here duke ju munguar vullneti për zgjedhjen e këti problemi shumë jetik me te cilin po ballafaqohen pensionistet e Kosovës. Këto udhëheqje veç sa qe nuk janë deklaruar dhe ketë gjeneratë qe e ndërtoj Kosovën ta shpallin si gjeneratë te vdekur fizikisht. Tani qeveritaret e Kosovës se bashku me parlamentarët e pushtetarët tjerë qe po e udhëheqin Kosovën po harrojnë qe objektet e ndërtesat ku janë ata te vendosur, nuk i kanë ndërtuar ata, po këto objekte i ka ndërtuar gjenerata te cilës sot po i shkelen te drejtat e tyre legjitime nuk po javë dhanë pensionet e mëritura e ky pushtet qe nga pas lufta është duke bar luks me mjetet dhe djersen e pensionistëve.

Frazat e pushtetit kosovar se fondet e pensionistëve te Kosovës i paska grabit Serbia ato fare nuk ekzistojnë sepse Serbia objektet te cilat i kemi ndërtuar ne te kaluarën te gjitha janë ne Kosovë dhe po shfrytëzohen nga një gjeneratë e pushtetarëve shumë te pa ndërgjegjshëm qe pensionistëve me sjelljet e tyre ju kanë shukatua dëm te madh duke ua mohuar drejtën ne pension si dhe drejta ne pension familjar te vejave kosovare ,qe ne një sjellje te tillë nuk has askund ne rruzullin taksor për pos Kosovës. Sjelljet e pushtetarëve te Kosovës ndaj kësaj  gjenerate,te pensionistëve qe dha kontribut te pa mohushëm ne ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës ne te kaluarën, sot kjo gjeneratë po diskriminohet skajshmërish,nga njerëzit e pushtetit. Pas lufte janë formuar shumë shoqata e sindikata te vet shpallura pa e pasur besimin e askujt, po i shfrytëzojnë objektet e punëtorëve kurse ne koordinim me pushtetin javë shkelin punëtorëve dhe pensionistëve te drejtat e tyre legjitime. Shoqatat e pensionistëve te Kosovës qe nuk dihet nga kush e kanë besimin, nga objektet e pensionistëve marrin qiraja te majme e ato mjete keqpërdoren nga një grup njerëzish ne emër te shoqatës e kurrë nuk dihet qe ne kit krizë te ranë ekonomike i kanë dal ne ndihëm ndonjë pensionisti. Duke par pensionistët se gjendja e vështir e tyre sociale  nuk po ndryshon vendosen te themelojnë Partin e Pensionistëve te Kosovës me qellim qe ta ngrehin zërin brenda institucioneve te Kosovës, për diskriminimin qe po ju bahet. Me themelimin e kësaj partie u tronditen pushteti dhe shoqata e pensionistëve te dytë bashkë koordinator te shkeljes se drejtave legjitime te pensionistëve, ku menjëherë themeluan partin e dytë e quajtur Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve te Punës, kjo parti ekziston si parti e regjistruar ne KQZ a ne esencë rrolin e partisë e luan shoqata qe ne zgjedhjet e fundit kjo parti pensionistëve u ka shkaktua dëm te madh, sepse qëndronte ne anën e atyre qe vite me radhë te drejtat e pensionistëve po i shkelin ne mënyrë shumë te egër. Ne përpjekjet e kryesisë se PPK-ës qe te shkrihemi ne një subjekt te vetëm politik kryesia e PPI-is nuk donë duke u frikua se mos po i hupin te ardhurat e majme qe bëjnë hiq ma pak se 35.000.00 mi euro ne vit ku me këto para bëjnë luks kurse kemi pensionistë qe sodë janë mbyll te shtëpia dhe ne shtrat te sëmur e presin vdekjen pa mujt me vizitua mjekun sepse barnat po kushtojnë shumë shtrenjtë. Shoqatat për gjendjen e mjerë te pensionistëve mirë janë te informuar po rrolin e vet janë duke keqpërdor se bashku me mjetet materiale qe i marrin nga qiraja e objekteve afariste qe pensionistët i kanë ndërtuar, ne te kaluarën me këto mjete bajn luks një grusht njerëzish qe  pjesa dërmuese e pensionistëve nuk i njohin kurse për hallet e pensionistëve nuk mërziten fare. PPK ndaj këtyre keqpërdorimeve qe po i bën aj grup njerëzish  qe kur tu duhet paraqiten shoqatë e kur su duhet paraqiten parti politike, PPK do ti sensibilizoj pensionistët e te gjitha kategorive për keq përdorimet qe po i bën ky grup njerëzish te thirrur ne një far shoqate qe kush se din kur dhe kush e ka themelua dhe veprimi i tyre po shkon ne dëm te pensionistëve e se shpejti do të ndërmarrim masa shumë te rrepta qe objektet si pronë e pensionistëve ti marrim nga duart e keqpërdoruesve e tu kthehen pensionistëve të të gjitha kategorive e me qiratë e këtyre objekteve tu ndihmohet pensionistëve me gjendje te rëndë materiale.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora