E enjte, 28.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Kulturë

Daniel Gazulli: Perikliu - fjalim drejtue athinasve

E enjte, 21.04.2011, 06:57 PM


PERIKLIU – FJALIM DREJTUE ATHINASVE, 461 p.K.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Këtu qeveria jonë favorizon shumicën e jo pakicën: prandaj ajo quhet  demokraci.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Ligjet këtu sigurojnë një drejtësi të barabartë për të gjithë në çashtjet e tyne private, por na nuk injorojmë kurrë meritat e mendjeve të ndrituna.

Kur një qytetar dallohet, atëherë ai asht ma i preferuem se të tjerët, dhe thirret që t’i shërbejë Shtetit, por kjo jo si një previlegj për të, por si shpërblim për meritat, dhe vorfnia e tij nuk përban asnjë lloj pengese.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Liria që gëzojmë shtrihet edhe mbi jetën e përditëshme; na nuk jemi dyshues njeni për tjetrin e nuk i sjellim kurrë bezdi të afërmit nëse atij i pëlqen të jetojë në mënyrën e vet. Na jemi të lirë, të lirë të jetojmë ashtu si na pëlqen e megjithate jemi gjithmonë të gatshëm t’i bajmë ballë çdo rreziku.

Një qytetar Athinas nuk lë kurrë mbas dore çashtjet publike ndërsa merret me punët private, por sidomos nuk çfrytëzon çashtjet publike për të zgjithë çashtjet private.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Na kanë mësue t’i respektojmë gjyqtarët, na kanë mësue të respektojmë ligjet e të mos harrojmë kurrë se duhet të mbrojmë ata që fyhen.

E na kanë mësue gjithashtu të respektojmë ato ligje të pashkrueme që bajnë pjesë në ndjenjën universale mbi çka asht e drejtë e mbi çka asht e pranueshme.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Një njeri që nuk interesohet për Shtetin na e konsiderojmë të parrezikshëm, por edhe të padobishëm; edhe pse janë të paktë ata që mund të kontribojnë në jetën politike, të gjithë këtu në Athinë jemi në gjendje të gjykojmë për te.

Na nuk e konsiderojmë diskutimin pengesë në rrugën e demokracisë.

Na besojmë se lumtunia asht e ardhmja e lirisë, por liria duhet të jetë vetëm fryt i vlerave.

 

Pra, unë shpall se Athina asht shkolla e Helladës  e që çdo Athinas rritet tue zhvillue në vetvete gjithanshmëninë, besimin tek vetvetja, gadishmëninë për të pëballue çfarëdo situate prandaj qyteti ynë asht i hapun pë botën dhe na nuk dëbojmë kurrë një të huej.

 

Këtu në Athinë na bajmë kështu.

 

Përktheu: Daniel Gàzulli 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora